GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rrëfimi i të arrestuarit për vrasje: Si dështoi grabitja e biznesmenit

18:27 - 22/03/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëfimi i të arrestuarit për vrasje: Si dështoi grabitja e biznesmenit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përpara se të zbuloheshin dhe dhunoheshin nga njerëzit e Landi Muharremit në autostradën e Durrësit, dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, kishin planifikuar të kryenin grabitjen e një biznesmeni në zonën e Fushë-Krujës, pasi sipas informacionit që kishin marrë ky biznesmen lëvizte me shuma të mëdha “cash” në makinë.

Këtë informacion dy vëllezërit Beqiraj, rezulton ta kenë marrë nga një tjetër tregtar në zonë, i cili ishte i interesuar që grabitja e të njohurit të tij të kryhet nga dy vëllezërit, por jo në prezencën e tij.

Një detaj i tillë ka dalë nga dëshmia e njërit prej vëllezërve, Gentian Beqiraj, i cili ka rrëfyer se ditën e arrestimit në 2 Tetor 2022, ishin nisur për të shkuar në Fushë-Krujë, pasi do zhvillonin një takim me Pëllumb Hoxhën, lidhur me planin e grabitjes së një biznesmeni të zonës që lëvizte me shuma të mëdha parash.

Por sipas Beqiraj, ky plan nuk u vu në zbatim pasi paraditen e 2 Tetorit, ai së bashku me vëllain kanë qenë në Shijak dhe më pas u ndaluan duke u dhunuar fizikisht nga disa persona që nuk i njihnin.

“…së bashku me vëllain kemi marrë motoçikletën e tipit “Piaxho X9, me targa A1724, mjet ky që ishte në pronësi të komshiut të tij i cili quhej E. Spanjolli dhe janë nisur në drejtim të qytetit Shijakut. Pasi kemi arritur në Shijak, kemi bërë një xhiro në qytet dhe më pas jemi nisur në drejtim të fshatit Borake për tu futur në superstradën Sukth-Tiranë…” – tregon Gentjan Beqiraj.

Rezulton se pasi kanë kaluar nga fshati Borake janë futur në superstradën me drejtim Vorën, ku para se të arrinin në Maminas, një automjet tip “BMW”, ka qenë para motorit të Gentianit, duke ecur me ngadalë, ai e ka devijuar këtë mjet që të mos përplasej, dhe në momentin që ka devijuar Motorin, një mjet tjetër është afruar nga pas dhe ka goditur Motorin, duke i rrëzuar në tokë.

Në këtë moment ka parë 3-4 persona që nuk i ka fiksuar si fytyra të cilët kanë filluar duke e goditur me grushte dhe shkelma atë dhe vëllain e tij.

“…ne së bashku me vëllain ishin nisur për në Fushë – Krujë, për të takuar Pëllumb Hoxhën, pasi unë dhe vëllai im Indriti, do të kryenin një grabitje. Ne do grabisnin një person që mbante lekë në makinë, por emrin nuk e dinim por do ta mësonim nga Pëllumb Hoxha. Unë dhe vëllai jemi takuar me Pëllumb Hoxhën, dy ditë përpara arrestimit te një fabrikë riciklimi kartonësh, e cila ndodhet poshtë mbikalimit të Vorës. Ne jemi takuar te një lokal i thjesht, ku kishte edhe një lavazh. Pëllumbi na tha se ishte një person që mbante shumë lekë në makinë dhe do të mësonte targën dhe tipin e makinës dhe vendin ku do qëndronte që unë dhe vëllai, ta studionin dhe ta grabisnin, por pa prezencën e Pëllumbit…” – ka treguar Gentjan Beqiraj.

Por ditën kur kishin planifikuar takimin me Pëllumb Hoxhën, ata janë arrestuar nga policia si pasojë e bllokimit dhe konfrontimit fizik me njerëzit e Landi Muharremit.

Aktualisht dy vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj, akuzohen së bashku me Kasandër Nogën, Kevin Zenelin alias Suçin dhe Ilirjan Feçin si pjesëmarës në vrasjen e Erion Çelës dhe plagosjen e 4 personave Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj.

/Ora News/

Etiketa: Gentian BeqirajIndrit Beqiraj

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Mungon Noizy, ja kush janë konkurentët e “Ferma VIP”

Mungon Noizy, ja kush janë konkurentët e “Ferma VIP”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com