GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Serbët kundër projektit të dhëndrit të Trump, Shqipëria në gjumë

20:37 - 25/03/24
në Aktualitet, Editorial, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Serbët kundër projektit të dhëndrit të Trump, Shqipëria në gjumë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy javë më parë, mediat amerikane raportuan interesin e dhëndrit të Donald Trump Jared Kushner, për projekte në Beograd dhe bregdetin shqiptar. E teksa në Beograd kanë nisur lëvizje të organizuara kundër planeve të dhëndrit të ish-presidentit amerikan, në Shqipëri nuk duket të ketë kundërshti të zëshme.

Beogradi kundër

“Washington Post” raporton se një grup opozitar në Serbi nisi këtë të hënë një peticion kundër projektit që do të financohen nga firma e dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, Jared Kushner, në qendër të Beogradit, në ish-selinë e ushtrisë serbe të shkatërruar nga bombardimet e NATO-s në 1999. Pak ditë më parë, Kushner konfirmoi raportet se kompania e tij ka në plan të financojë projektin në qendër të Beogradit. Aty parashikohet të ndërtohet një hotel i lartë, një kompleks apartamentesh luksoze, hapësira për zyra dhe dyqane.

Peticioni i kërkon qeverisë së Serbisë të respektojë ligjin, i cili thotë se ndërtesa mund të kthehet vetëm në funksionin e saj origjinal. Ai gjithashtu kërkon që Muzeu i Historisë Serbe të krijohet atje.

“Ndërtimi i një hoteli në vendin e kësaj godine është i paligjshëm dhe përfaqëson shkatërrimin e dinjitetit tonë”, tha lëvizja opozitare Kreni-Promeni, duke bërë të ditur se 10,000 njerëz nënshkruan peticionin në më pak se 24 orë.

Zyrtarët e qeverisë pro-Trump në Serbi e kanë mirëpritur projektin, por opozita dhe publiku i gjerë janë shprehur kundër tij, raporton media amerikane. Për shumë njerëz, vendi i ndërtesës së komandës së ushtrisë të bombarduar, është një simbol i fuqishëm i rezistencës së Serbisë kundër asaj që ata e quanin agresion të NATO-s 25 vjet më parë.

Po në Shqipëri?

Në Shqipëri situata paraqitet larg asaj që po ndodh në kryeqytetin serb. Kryeministri Edi Rama ka pranuar se firma e dhëndrit të Trump ka shfaqur një interes për të investuar në Sazan dhe ka shtuar se oferta do të shqyrtohet nga autoritetet. Megjithatë propozimin e ka vlerësuar me superlativa.

E teksa në Serbi është një lëvizje opozitare që del kundër planeve të Kushner, opozita në Tiranë duket se ka rënë dakord në heshtje. Vetëm disa syresh kanë shprehur haptazi kundërshtitë kundër projektit, kryesisht faljes së Sazanit me ligj për dhëndrin e Trump.

Por, përveç qëndrimeve personale të pak deputetëve, zyrtarisht Partia Demokratike nuk ka shprehur asnjëherë një qëndrim qartazi kundër. Në një prononcim për gazetarët javën e kaluar, kur u pyet për çështjen, Gazment Bardhi tha se “në parim, mbështesim çdo investim të huaj, por rikonforojmë qëndrimin tonë, që investimet e huaja duhet të miratohen në transparencë të plotë, në përputhje me ligjin, me garë të hapur dhe një analizë se çfarë përfitojmë”.

Ky mbetet i vetmi reagim nga një zyrtar i lartë i selisë blu, ndërsa kryetari, Sali Berisha nuk e ka prekur çështjen në ligjërimet e tij nga dritarja e banesës gjatë protestave ditore.

Si mazhoranca dhe opozita besohet se nuk e kundërshtojnë projektin për shkak të interesave politike që mund ti shfrytëzojnë për të mbajtur apo ardhur në pushtet.

Opozita e vërtetë ndaj projekteve që do të sjellin faljen e bregdetit dhe të ishullit më të madh të vendit, aktualisht Zonë e Mbrojtur, duket se po bëhet vetëm në mediat larg frymës së pushtetit.

Por, a mjafton kaq?

Etiketa: Donald TrumpJared KushnerKryesore1Sazani

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren
Breaking Views

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Para
Fiton Suedia – Kombëtarja luan mirë, por shpërdoron shumë

Fiton Suedia - Kombëtarja luan mirë, por shpërdoron shumë

Discussion about this post

TË FUNDIT

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin
Breaking Views

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26

Mesfushori i kombëtares shqiptare u huazua nga Interi për gjashtë muajt që vijnë, ndërsa do jetë pjesë e klubit nga...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com