GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestimi i Jorgo Goros, gazetari: SPAK i ka bërë nder me akuzat

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Jorgo Goro del pas 3 orësh nga SPAK, çfarë deklaroi për mediat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për arrestimin e Jorgos Goros, kryebashkiak i Himarës i cili vijon ta mbajë detyrën, për shkak se kryetari i zgjedhur, Fredi Beleri është në burg për blerje votash.

Hoxha tha se fati i Jorgo Goros ishte i vendosur, ndërkohë që i konsideroi akuzat ndaj ti për “shpërdorim detyre” si një nder që i është bërë nga SPAK.

Gazetari tha se ndërkohë që Bashkia kryente veprimet për të cilat akuzohet sot Goro, në Tiranë merrej vendimii për shpalljen investitor strategjik i Artan Gaçit, bashkëshortit të Olta Xhaçkës.

“Duket si fundi i një kronike të paralajmëruar. Goro nuk do të kishte fund tjetër përveç këtij. I vetmi avantazh që shoh deri tani, është që deri në këto momente ka vetëm akuzën e shpërdorimit të detyrës. Të bësh të gjithë atë falsifikim, zhvendosje, të shpronësosh shtetin në favor të privatit, pastaj të shpronësosh privatin në favor të shtetit, pastaj 10 mijë metra katrorë i shkojnë një ish deputeti dhe bashkëshortja e tij është deputete dhe ish ministre e disa dikastereve.

Duket sikur janë përpjekur të bëjnë një lloj zgjidhje. Kjo histori do të hapë probleme. Ose do t’i hapësh letrat, sepse nëse ngelesh aty, do të mbetet si historia e inceneratorëve, që duan ta mbyllin por nuk mbyllet.

Gjykata e Posacme ka miratuar kërkesën e prokurorit për arrest me burg për Jorgo Goron. Goro ka ka qenë oficeri i forcova të armatosura, kur vajti në Greqi u bë Jorgo, shtetas grek. Të dy kandidatët pra në Himarë janë grekë, bashkë me familjet e tyre. Ndryshe nga Beleri, zoti Goro është himarjot, jo i ardhur. Është kapur në një lokal në Dhërmi. Akuza është shpërdorim detyre, por më i rëndësishëm është fakti që u hap drita jeshile të hetohen pronat me shumë problematikë në bregdet. Mediat greke kanë reaguar fuqishëm. Madje thonë se në Himarë po asimilohen grekët. Grekët kur e kanë patur Bashkinë, kanë bllokuar çdo investim me zotin Bollano. Zoti Goro është i treti që arrestohet. Bollano, Beleri dhe tani Goro.

Zoti Goro dhe vartësit e tij dhe përfaqësuesit e Kadastrës së Vlorës, kanë ndryshuar pronësinë shtet në favor të një privati në përmasa 5500 metra katrorë.

Ndërsa 5080 metra të tjera, kanë bërë zhvendosjen, nga pronë private, e kanë kaluar në varësi të shtetit. E gjithë lëvizja është bërë me letra të falsifikuara, në favor të një qytetari.  Të gjithë lëvizje janë bërë dhe përputhen në kohë rekord, me një veprim tjetër në Tiranë, po bëheshin letrat gati për ti dhënë statusin investitor strategjik me pronar një ish deputet të PS dhe bashkëshorte ministren e qeverisë Rama. E gjithë kjo gjë, shpërdorimi i detyrës ka një problem. Çfarë kanë përfituar këta? Pra dokumentacioni ka filluar para se kompania e zotit Gaçi të marrë statusin investitor strategjik. Pra një pagesë është bërë pa e marrë statusin investitor strategjik.

Problemi që shohim aty (në bregdet), që i janë dhënë investitorëve strategjikë, ka shkuar një kompani e madhe, kanë bërë gati infrastrukturën, kanë thënë duam letrat kështu, bashkia ka firmosur, është gjetur vendaliu që ka bërë letrat. Më kujton kjo histori një moment kur u bë situate e agravuar, sepse në Vlorë ndërroheshin drejtorët e hipotekës dhe një rast tjetër kur u fut në lojë Ervis Martinaj, sepse nëna e tij ishte trashëgimtare e një trualli ku do të ndërtonte një oligark“, tha Hoxha.

Etiketa: Artan HoxhaJorgo GoroSpak

Lajme të lidhura

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet
Aktualitet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut
Aktualitet

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao
Aktualitet

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26
Para
Alfred Peza mohon dorëheqjen nga drejtimi i RTSH-së

Alfred Peza mohon dorëheqjen nga drejtimi i RTSH-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë
Sport

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë

23:22 - 22/08/26

Bayern Munich ka triumfuar 2-1 ndaj Borussia Dortmundit në “Signal Iduna Park”, duke ngritur trofeun e Superkupës së Gjermanisë. Bavarezët...

Lexo më shumë
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com