GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gjekmarkaj letër gjykatës për vulën e PD-së: Vendosni drejtësi…

13:47 - 27/03/24
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rikthimi i munguar i Lin Delisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i selisë blu, njëkohësisht edhe i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj i ka dërguar një letër Gjykatës së Apelit, ku i kërkon që të vendosin drejtësi përsa i përket logos dhe vulën e Partisë Demokratike.

“E verteta për Opozitën është e vërtetë për Shqipërinë dhe shtetin ligjor e demokratik. Ajo nuk mund te merret peng. Asnjeri prej jush nuk mund e duhet të jete kaq guximtar sa t’i demtojë intereësat madhore të Shqiperisë, popullit të saj dhe demokracisë, duke zvarritur një çështje që ka interes madhor publik. Nëse nuk respektohet drejtësia shtetet kthehen në banda të medha hajdutesh. Vjedhja e legalitetit të Opozites do të ishte atentati më i madh ndaj demokracisë shqiptare” shkruan ndër të tjera ai.

Letra e plotë

Tiranë, më 27 Mars 2024

Lënda: Mbi nevojën për trajtimin me përparësi dhe paanësi të çështjes së “Partisë Demokratike të Shqipërisë

Drejtuar: Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm

Të nderuar gjyqtarë,

Prej shumë kohesh një sagë e pandershme luhet mbi fatin Partisë Demokratike, partisë më të madhe të opozitës, në dyer gjykatash e cila si një “patate e nxehtë” kalon sa në një nivel në në tjeter gjykimi duke mos e ndarë ligjërisht atë që është e qartë në gjithçka e për gjithkënd. Për një parti politike në çdo manual gjenden plot përkufizime të cilat konvergojnë në faktin se aty ku është antarësia, trupa politike, deputetet, grupi parlamentar, delagatët që mblidhen në Kuvend Kombetar, Institucionet që ai prodhon nga Kryetari, Kryesia, Keshilli Kombetar, aty është sigla që e formojnë dhe perkufizojnë atë.

Gjykatat kanë detyren e shenjtë e të veshtirë të japin drejtësi. Me këtë vetëdije PD ka votuar Reformen në Drejtësi dhe ka mbështetur drejtësinë e re. Drejtesia nuk mundet e nuk duhet të sillet si palë politike. Ajo duhet të jetë e baraslarguar njësoj nga të gjithë. Mënyra se si është trajtuar çështja e ‘vules’ se PD-së i ka shndërruar në perceptim organet e drejtësisë për një kohe të gjatë në aleate të pushtetit të Edi Rames.

Opozita në çdo vend demokratik është ana tjetër e sistemit, balancuesja dhe kotrolluesja e tij. Anarkia legale për fatin e Opozitës e kompromenton rënde çdo gjykatës që është marrë me këtë çështje duke mos e zgjidhur atë në menyrë të qartë e përfundimtare duke bashkuar aktin juridik me vullnetin e antarësisë. Së fundmi Gjykata e Lartë përcaktoi me kompetencë dhe profesionalizëm sinoret ku Gjykata e Apelit duhet të mbështetet për ta zgjidhur në mënyrë definitive këtë çështje.

Fati i Opozites lidhet drejtperdrejt me fatin e Shqiperisë, me jetën demokratike në vend, me zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit, me parimet universale të një demokracie liberale e funksionale. Kjo çeshtje nuk mund të zvarritet dhe nuk mund të manipulohet sepse do të ishte një atentat i mirëfilltë, një puç konstitucional në jetën politike të vendit, një prishje e rregullave demokratike të lojës, ndërhyrje në garën politike në favor të pushtetit, duke denatyruar thelbin e sistemit dhe duke minuar jetën institucionale në vend.

“Paqja kërkon katër kushte themelore: të verteten; drejtësinë; dashurinë; dhe lirinë”, na mesonte Papa i madh polak Gjon Pali. Prandaj dhe Shqiperia pret prej jush! Opozita është ajo që na ka munguar gjatë e pa të cilën ishim një popull i shtypur, një popull pa sistem drejtësie të vërtetë. Sot ju gjyqtarë të nderuar mund të kontribuoni që demokracia shqiptare të mos merret zvarre, duke u ngritur në lartesinë e misionit fisnik që kryeni, pa u bërë palë me armiqtë e opozitarizmit.

Duke shpresuar se ju do ti ktheni legalitetin PD dhe Opozitës si nocion juridik, duke njohur atë që populli dhe qytetarët ja kanë dhenë prej kohesh, ju nderoni togen, sensin e drejtesise dhe na motivoni për t’ju mbështetur sa më shumë, pa kompromis, në pavarësinë tuaj.

E verteta për Opozitën është e vërtetë për Shqipërinë dhe shtetin ligjor e demokratik. Ajo nuk mund te merret peng. Asnjeri prej jush nuk mund e duhet të jete kaq guximtar sa ti demtojë intereësat madhore të Shqiperisë, popullit të saj dhe demokracisë, duke zvarritur një çështje që ka interes madhor publik. Nëse nuk respektohet drejtësia shtetet kthehen në banda të medha hajdutesh. Vjedhja e legalitetit të Opozites do të ishte atentati më i madh ndaj demokracisë shqiptare. Një guxim kesodore nuk duhet ta ketë asnjë qytetar i kësaj Republike që aspiron lirinë, demokracinë, prosperitetin, anetarësimin në BE dhe forcimin e miqesisë me SHBA- atë.

 

 

Etiketa: GjekmarkajGjykatevula

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Para
Ra në det teksa peshkonte, ndërpriten kërkimet për Aurel Ndonin

Ra në det teksa peshkonte, ndërpriten kërkimet për Aurel Ndonin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26

Rreth 75 kg kanabis janë sekuestruar nga policia greke në Rajo të Igumenicës, në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Operacioni ështe...

Lexo më shumë
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com