GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Inzaghi izolon Interin para Empolit, pret reagimin e sulmuesve

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Inzaghi izolon Interin para Empolit, pret reagimin e sulmuesve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Simone Inzaghi ka vendosur të grumbullojë skuadrën që nga ora 17. 00 e kësaj të diele, pas seancës së fundit stërvitore me skuadrën që do të qëndrojë në qendrën stërvitore deri para ndeshjes me Empolin , në program mbrëmjen e të hënës.

Një vendim ky jo i zakontë të Inter ku skuadra nuk është mbajtur në grumbullim as para ndeshjeve të rëndësisë maksimale, si ajo me Atletikon e Madridit në Champions, me klubin zikaltër që në këtë mënyrë ndryshon kurs duke i dhënë një rëndësi të veçantë sfidës me Empolin.

Pas dy javësh paksa në kundër tendencë me eliminimin në Champions League dhe barazimin me Napolin, si dhe polemikave për çështjen Acerbi Interi kërkon të gjejë menjëherë tre pikët për të rinisur marshin drejt titullit.

Ndeshja me Empolin edhe pse në letër mund të konsiderohet e thjeshtë, pasi toskanët janë të katërtët nga fundi në renditje dhe vijnë pas tre disfatash radhazi, mund të rezultojë një kurth që Inzaghi kërkon ta evitojë, duke mos i lënë asgjë rastësisë.

Trajneri pret një kontribut të rëndësishëm sidomos nga dyshja e sulmit, që prej pak kohësh ka ulur standardin me të cilin kishte mësuar tifozët në gjysmën e parë të Serisë A.

Lautaro Martinez është kryegolashënues i kampionatit me 23 gola në 26 ndeshje, por nuk shënon që nga fundi i shkurtit në fitoren 4-0 me Atalantën, ndërkohë që Marchus Thuram 10 gola në 27 ndeshje, “agjëron” që nga mesi i shkurtit, në fitoren 4-0 me Salernitanën , rendiment që është kushtëzuar dhe nga dëmtimi që detyroi të humbiste sfidat me Atalantën dhe Leccen.

Dyshja Thuram-Lautaro thërritet në mision për të arkivuar zhgënjimin e Champions dhe barazimin me Napolin, duke çuar sërish në 14 pikë diferencën me Milanin ndjekës për t’ju dhuruar siguri tifozëve në lidhje me yllin e dytë në fanellë.

Në fushë pritet të jenë ata dhe gjithë skuadra titullare, përveç të dëmtuarve De Vrij e Arnautiviç, teksa Inzaghi ka të gatshëm edhe Sommer dhe mund ti besojë 11-shes që deri tani ka bërë një ecuri fantastike dhe nuk dëshiron të ndalet në momentin më të bukur.

Lajme të lidhura

Partizani largon trajnerin rumun Florin Bratu pas humbjes në derbin me Tiranën
Sport

Partizani largon trajnerin rumun Florin Bratu pas humbjes në derbin me Tiranën

13:41 - 12/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Manaj shkëlqen me dopjetë dhe asist, Ernest Muçi e Indrit Tuci gjejnë rrugën e rrjetës
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Manaj shkëlqen me dopjetë dhe asist, Ernest Muçi e Indrit Tuci gjejnë rrugën e rrjetës

10:39 - 12/10/26
Tirana “zhyt” Partizanin, të kuqtë në vendin e parafundit. Egnatia në ndjekje të Teutës
Sport

Tirana “zhyt” Partizanin, të kuqtë në vendin e parafundit. Egnatia në ndjekje të Teutës

20:49 - 11/10/26
Para
Qytetari denoncon kryebashkiaken e Kurbinit: Cara më ka marrë tokën!

Qytetari denoncon kryebashkiaken e Kurbinit: Cara më ka marrë tokën!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Në kërkim nga Shqipëria, kapet në Greqi 19-vjeçari turk që tentoi të vriste bashkatdhetarin në Sauk
Aktualitet

Në kërkim nga Shqipëria, kapet në Greqi 19-vjeçari turk që tentoi të vriste bashkatdhetarin në Sauk

13:57 - 12/10/26

Policia greke ka arrestuar 3 të rinj 19, 21 dhe 22 vjeç, në aksin Kalamata-Pylos në Meseni, të cilët rezultuan...

Lexo më shumë
Partizani largon trajnerin rumun Florin Bratu pas humbjes në derbin me Tiranën

Partizani largon trajnerin rumun Florin Bratu pas humbjes në derbin me Tiranën

13:41 - 12/10/26
Mirela Kumbaro urdhër të prerë punonjësve: Mos lyeni buzët dhe mos nxirrni gjoksin në punë

Mirela Kumbaro urdhër të prerë punonjësve: Mos lyeni buzët dhe mos nxirrni gjoksin në punë

13:21 - 12/10/26
Qiratë në Shqipëri u rritën dy herë më shpejt se mesatarja e BE-së

Qiratë në Shqipëri u rritën dy herë më shpejt se mesatarja e BE-së

13:12 - 12/10/26
Atentati me tritol në Gjirokastër/ Merren në pyetje 23 persona! Familjarët e Beqir Devollit: Kishte 1 vit që ruhej

Atentati me tritol në Gjirokastër/ Merren në pyetje 23 persona! Familjarët e Beqir Devollit: Kishte 1 vit që ruhej

12:56 - 12/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com