GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mirela Kumbaro urdhër të prerë punonjësve: Mos lyeni buzët dhe mos nxirrni gjoksin në punë

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mirela Kumbaro urdhër të prerë punonjësve: Mos lyeni buzët dhe mos nxirrni gjoksin në punë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëpunësit që duan të kryejnë veprimtari të jashtme përveç punës në Ministrinë e Arsimit duhet të marrin aprovim me shkrim nga eprori, pas verifikimit nëse është e lejueshme ose jo.

Ministrja Mirela Kumbaro ka miratuar Kodin e Etikës, ku të gjithë nëpunësit do të duhet të zbatojnë rregullat e sjelljes brenda dhe jashtë institucionit, me qëllimin për të mos cënuar imazhin e administratës.

“Nëpunësit e institucionit duhet të garantojnë se të gjitha asetet, mjetet e punës, infrastruktura teknologjike dhe bazat e të dhënave zyrtare përdoren ekskluzivisht për përmbushjen e detyrave funksionale dhe në shërbim të interesit publik. Për të siguruar paanshmërinë politike dhe integritetin e institucionit, këto burime nuk mund të vihen në dispozicion të aktiviteteve gjatë fushatave elektorale”.

Paraqitja në punë kërkohet të jetë serioze, ku nuk do të pranohet veshja ekstravagante, sportive apo makiazhi i tepruar. Gjithashtu, nëpunësi nuk duhet të mbajë veshje, simbole ose elemente të tjera që shfaqin bindje politike.

Sjellja, theksohet në letër, nuk duhet të udhëhiqet nga interesat private apo nga ndikimi politik gjatë proceseve vendimmarrëse. Nëpunësi, thuhet në urdhër, duhet të kërkojë përjashtimin kur konstaton konflikt të mundshëm interesi.

Një tjetër pikë në Kod është sinjalizimi i korrupsionit, ku do të garantohet mbrojtja e konfidencialitetit të nëpunësit që raporton shkelje të ligjit gjatë detyrës.

“Nëpunësit i ndalohet të kërkojë ose të pranojë drejtpërdrejt ose tërthorazi dhurata, shpërblime, favore, ose cfarëdo përfitimi tjetër, si dhe premtime për përfitime, për veten ose për persona të lidhur me të, kur ato ndikojnë ose mund të ndikojnë, apo krijojnë perceptimin se ndikojnë, në paanshmërinë e ushtrimit të detyrës ose përbëjnë, apo mund të perceptohen si shpërblim për kryerjen e saj”.

Në dokumentin e siguruar nga “TCh” specifikohet edhe se gjatë mbledhjeve me Ministrin, Sekretarin e Përgjithshëm, drejtuesit e tjerë, telefoni duhet të jetë i fikur ose në modalitet pa zë, përveç rasteve kur përdorimi i tij është autorizuar nga drejtuesi i mbledhjes.

Punonjësit do të kenë mundësinë të këshillohen nga këshilltari i etikës në institucion i cili do të ketë funksion parandalues për zbatimin e standardeve të integritetit.

Etiketa: Kryesore1Ministjra ArsimitMirela Kumbarourdheri

Lajme të lidhura

Pas shkarkimit nga Veliaj, Rigers Sheqeri do të emërohet në krye të IKMT, shpërblim për mbrojtjen e selisë së PS nga protestuesit
Breaking Views

Pas shkarkimit nga Veliaj, Rigers Sheqeri do të emërohet në krye të IKMT, shpërblim për mbrojtjen e selisë së PS nga protestuesit

15:40 - 22/11/26
Mbajti policinë në negociata për dy orë, arrestohet 40-vjeçari që kërcënoi bashkëshorten me armë
Aktualitet

Mbajti policinë në negociata për dy orë, arrestohet 40-vjeçari që kërcënoi bashkëshorten me armë

15:00 - 22/11/26
“Takimi i Ramës me studentët”, Pedagogu Erion Selmani: Nuk ishin përfaqësues të protestës
Breaking Views

“Takimi i Ramës me studentët”, Pedagogu Erion Selmani: Nuk ishin përfaqësues të protestës

14:31 - 22/11/26
Para
Partizani largon trajnerin rumun Florin Bratu pas humbjes në derbin me Tiranën

Partizani largon trajnerin rumun Florin Bratu pas humbjes në derbin me Tiranën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas shkarkimit nga Veliaj, Rigers Sheqeri do të emërohet në krye të IKMT, shpërblim për mbrojtjen e selisë së PS nga protestuesit
Breaking Views

Pas shkarkimit nga Veliaj, Rigers Sheqeri do të emërohet në krye të IKMT, shpërblim për mbrojtjen e selisë së PS nga protestuesit

15:40 - 22/11/26

Menjëherë pas shkarkimit nga Erion Veliaj, ish-drejtori i IMT, Rigers Sheqeri është sistemuar nga Kryeministri Rama në një post tjetër...

Lexo më shumë
Eurogol nga mesfusha në Itali, sulmuesi shkodran i dërgon sinjal Maranit për Kombëtaren

Eurogol nga mesfusha në Itali, sulmuesi shkodran i dërgon sinjal Maranit për Kombëtaren

15:26 - 22/11/26
Mbajti policinë në negociata për dy orë, arrestohet 40-vjeçari që kërcënoi bashkëshorten me armë

Mbajti policinë në negociata për dy orë, arrestohet 40-vjeçari që kërcënoi bashkëshorten me armë

15:00 - 22/11/26
“Takimi i Ramës me studentët”, Pedagogu Erion Selmani: Nuk ishin përfaqësues të protestës

“Takimi i Ramës me studentët”, Pedagogu Erion Selmani: Nuk ishin përfaqësues të protestës

14:31 - 22/11/26
Procedime penale dhe gjoba pas protestës së së shtunës, policia identifikon 23 qytetarë

Procedime penale dhe gjoba pas protestës së së shtunës, policia identifikon 23 qytetarë

14:05 - 22/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com