GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj i jep 80 mln lekë kompanisë që helmoi krutanët, skandali çohet në KPP

14:11 - 15/12/21
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj i jep 80 mln lekë kompanisë që helmoi krutanët, skandali çohet në KPP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Tiranë shpenzon miliona lekë për projekte të vogla dhe për më tepër i bënë ato në shkelje të ligjit. Këtë herë skandali i Veliaj dhe afera për vjedhjen e qytetarëve është bërë përmes një tenderi, i cili do merrej me asfaltimin e një rruge fshati. Bëhet fjalë për një tender me numër reference REF-08756-10-19-2021 dhe me objekt ““Sistemim asfaltim rruga e fshatit Qinam, Nj.A. Zall Herr’’. Fondi limit i tij është 80,820,393 lekë të reja pa TVSH, një shumë kjo tepër e lartë për asfaltimin e një rruge fshati, projekt i cili mund të mbulohet edhe më me pak para.

Në lidhje me këtë tender, kompania “Company Riviera 2008” SHPK ka dorëzuar një ankesë pranë Komisionit të Prokurimeve Publike, përmes të cilës pretendon se është skualfikuar pa të drejtë nga gara, pasi bashkia ka shkelur ligjin duke i dhënë tenderin kompanisë të paracaktuar si përfituese.

Duke parë dokumentacionin e këtij tenderi vihet re se në garë kanë marrë pjesë 33 operatorë ekonomikë. Nga këta 33 operatorë, 12 prej tyre kanë ofruar vlera më të vogla sesa fituesi, çka të bën të dyshosh se tenderi i organizuar nga Bashkia Tiranë ka elemente të dyshimtë.  Edhe ankimuesi tregon se Bashkia Tiranë ka vendosur kritere të ndryshme pranimi për kompani të ndryshme, duke shkelur hapur ligjin për prokurimet. Gjithashtu, në ankesë theksohet se Bashkia ka kërkuar në tender tendera dhe kritere shtesë, që nuk janë të nevojshme sipas ligjit për tenderët me procedurë të hapur  “Kërkoj të rishikohet vendimi i skualifikimit  si më poshtë: Operatori ekonomik nuk ka plotësuar kërkesat sipas shtojcës 8, formularit përmbledhës të vetëdeklarimit pjesa II, deklarata A. deklarata për përmbushjen e kritereve të përgjithshme të kualifikimit janë të paplotësuara. Në të vërtetë të gjitha dokumentet vërtetojnë vetëdeklarimin”, shprehet ankimuesi.

Fiton kompania që helmoi krutanët

Ndër të tjera kompania ankimuese shprehet se Bashkia i ka dhënë tenderin “BAMI SHPK” edhe pse kjo e fundit kishte ofertën më të shtrenjtë dhe gjithashtu ka dorëzuar me vonesë dokumentacionin. Ankimuesi hedh dyshimet se, Veliaj i ka dhënë  tenderin “BAMI SHPK”, pasi është kompania mike që del fituese në çdo tender me shifra të larta.  

Sakaq, vlen të përmendim se kompania “BAMI SHPK” jo pak herë ka fituar tenderë pa garë, duke u favorizuar kështu në projekte miliona euroshe. Kjo kompani  në bashkëpunim me & CURRI SHPK u shpallën fituese edhe pse kanë ofruar për ujësjellësin e Krujës, një vlerë shumë të afërt me fondin limit.  Bami SHPK firoi tenderin me objekt “Shtim i sasisë së furnizimit me ujë te Qytetit të Krujës” me ofertë mbi 313 milionë lekë, nga 315 milionë lekë që ishte fondi limit. 

 Gjithashtu, në 2019  kjo kompani në bashkëpunim “Global Technical Mechanichs” sh.p.k. janë shpallur fituese të tenderit  për aeroporti i Kukësit. Sipas të dhënave të publikuar asaj kohe nga vetë  Ministria e Infrastrukturës,  shoqëria e krijuar nga bashkimi i këtyre dy kompanive ka qenë pjesëmarrësja e vetme në garë.  “Bami” shpk rezulton e regjistruar në vitin 1999 dhe ka si aksionarë të vetëm Besnik Bamin dhe Investimi është parashikuar që të jetë rreth 8 milionë euro. Në këto kushte si mundet bashkia të jap tendera me këto vlera stratosferike, kur rrugët vazhdojnë të jenë të amortizuara, kurrë nuk mbarojnë në kohë dhe në çdo vit që afron dimrit janë të pakalueshme.

E.H/ gijotina.com/

Etiketa: ankeseErion BraceKPPkryesore2Skandal

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Basha paralajmëron: Do vazhdojmë denoncimin e aferave, s’ka Zot që më komplekson

Basha paralajmëron: Do vazhdojmë denoncimin e aferave, s’ka Zot që më komplekson

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com