GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mashtrimi i shqiptarëve me gratë shtatzëne për leje qëndrimi në Angli

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mashtrimi i shqiptarëve me gratë shtatzëne për leje qëndrimi në Angli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Media britanike “The Sun” ka publikuar një investigim që zbulon mënyrën se si shqiptarët në Angli, po përfitojnë leje qëndrimi në shtetin britanik nëpërmjet mashtrimit.

Sipas saj, “gangsterët” shqiptarët, siç i etiketon ajo, po synojnë nënat e ardhshme, të cilat janë të gatshme t’i regjistrojnë ata si prind i fëmijëve të tyre të palindur.

Si provë, media britanike ka puublikuar disa reklama në rrjetin social “TikTok”, ku shihen njoftime ku ofrojnë shërbime “nëna shtatzënë” që janë të gatshme t’i vendosin atësinë e një emigranti fëmijëve të tyre. Pra këto nëna të ardhshme mund të vënë emrin e një azilkërkuesi në certifikatën e lindjes së fëmijës së tyre, në mënyrë që ai të shmangin dëbimin, duke pretenduar se ka një familje në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një reklamë shkruhet: Kemi femra me fëmijë. Regjistroni fëmijën në emrin tuaj.

Një person i brendshëm në komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar tha për The Sun:

Një marrëveshje është bërë mes ndërmjetësit dhe një gruaje britanike. Sipas marrëveshjes, kur fëmija lind, në certifikatën e lindjes shkruhet emri i një emigranti ilegal shqiptar. Pastaj duke përdorur ligjet për të drejtat e njeriut, ky person aplikon për leje qëndrimi. Është një mënyrë e re për të siguruar lejen për të qëndruar në MB dhe përdoret nga azilkërkuesit të cilëve është refuzuar nga Zyra e Brendshme dhe do të deportohen në çdo kohë.”

Në tre muajt e parë të këtij viti, 700 shqiptarë janë dëbuar në vendlindje. Ndërkohë, shifrat e Home Office tregojnë se 13,714 shqiptarë kanë aplikuar për azil në vitin deri në mars 2023.

Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha: “Mashtrimi i imigracionit duke përdorur certifikata false të lindjes është një shkelje serioze dhe kjo është arsyeja pse ne kemi masa për ta parandaluar dhe zbuluar atë.”

Etiketa: AngliBritanigra shtatzënerefugjateThe Sun

Lajme të lidhura

Justina Shiroka-Pula zgjidhet Presidente e Kosovës, Begaj e uron: Shqipëria do të jetë gjithmonë krah jush
Aktualitet

Justina Shiroka-Pula zgjidhet Presidente e Kosovës, Begaj e uron: Shqipëria do të jetë gjithmonë krah jush

08:31 - 07/10/26
Aksident i rëndë në Vlorë! Plagosen 5 persona, mes të lënduarve edhe shtetas të huaj
Aktualitet

Aksident i rëndë në Vlorë! Plagosen 5 persona, mes të lënduarve edhe shtetas të huaj

08:28 - 07/10/26
“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi
Aktualitet

“Protestojmë për të ardhmen!” Dita e 130 e revoltës, qytetarët nuk dorëzohen: Të largojmë kriminelët që kanë zaptuar vendin

07:55 - 07/10/26
Para
Çuçi: Kemi rënë dakord për ngritjen e një grupi pune për ligjet me 84 vota

A do votojë PS që ti heqë mandatin Xhaçkës? Ja si përgjigjet Çuçi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Justina Shiroka-Pula zgjidhet Presidente e Kosovës, Begaj e uron: Shqipëria do të jetë gjithmonë krah jush
Aktualitet

Justina Shiroka-Pula zgjidhet Presidente e Kosovës, Begaj e uron: Shqipëria do të jetë gjithmonë krah jush

08:31 - 07/10/26

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë urimet e tij për Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes së saj Presidente e Republikës...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Vlorë! Plagosen 5 persona, mes të lënduarve edhe shtetas të huaj

Aksident i rëndë në Vlorë! Plagosen 5 persona, mes të lënduarve edhe shtetas të huaj

08:28 - 07/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:12 - 07/10/26
Kush është Justina Shiroka-Pula, akademikja me një karrierë të gjatë në shkencë dhe politikë

Kush është Justina Shiroka-Pula, akademikja me një karrierë të gjatë në shkencë dhe politikë

08:10 - 07/10/26
“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi

“Protestojmë për të ardhmen!” Dita e 130 e revoltës, qytetarët nuk dorëzohen: Të largojmë kriminelët që kanë zaptuar vendin

07:55 - 07/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com