GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vasili: Rama-Veliaj, çift megahajdutësh

12:18 - 07/04/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Vasili: Rama-Veliaj, çift megahajdutësh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Petrit Vasili, nënkryetar i PL-së, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se Edi Rama dhe Erion Veliaj janë si një çift megahajdutësh, që nuk ndahen sot dhe po mbrojnë në mënyrë mafioze, port ë dëshpëruar njëri tjetrin.

Vasili shprehet se të dy i dinë shumë mirë hajdutëritë e njëri tjetrit ndaj janë bërë bashkë si kurrë më parë për të mbrojtur qindra milionë eurot e vjedhura.

“SPAK-u i kapur është në pozicionin më të shëmtuar duke lidhur duart përpara dokumentave, provave, përgjimeve, fakteve në terren, që zbulojnë lakuriq këta dy megahajdutë.

Tangua mediatike ku hajduti i bashkisë ja merr këngës dhe Edi Rama i mban ison kemi parë e do shohim përsa kohe SPAK-u u shërben atyre dhe jo ligjit”, shkruan Vasili.

Postimi nga Petrit Vasili

Kënga e megahajdutëve: Veliaj ja merr dhe Rama i mban ison, se nuk ndahen dot!

Rama dhe Veliaj si nje çift megahajdutesh, qe nuk ndahen dot, po mbrojne ne menyre mafioze, por te deshperuar njeri tjetrin.

Tashme fakti qe kemi dy megahajdute nuk mohohet dot më nga askush dhe Rama, Veliaj jane provuar me mijra prova si te tille.

Te dy i dinë shume mire hajduterite e njeri tjetrit ndaj jane bere bashke si kurre me pare per te mbrojtur qindra milion eurot e vjedhura.

SPAK-u i kapur eshte ne pozicionin me te shemtuar duke lidhur duart perpara dokumentave, provave, pergjimeve, fakteve ne terren, qe zbulojne lakuriq keta dy megahajdute.

Tangua mediatike ku hajduti i bashkise ja merr kenges dhe Edi Rama i mban ison kemi pare e do shohim persa kohe SPAK-u u sherben atyre dhe jo ligjit.

Megjithate fajet e tyre as nuk fshihen dhe as nuk amnistohen dot dhe ja ku i keni:

FAJET E PROVUARA TE RAMES PER:

  1. Aferen e INCENERATOREVE, per firmat e tij fap fap, nje afere qe eshte veprimtari mafioze e grupit te strukturuar kriminal qeveri bashki.
  2. Ne aferen Mc Gonigal, ku pergjegjesite e tij jane shume te renda dhe te certifikuara ne SHBA.
  3. Ne Ceshtjen  Beçheti ku per shkak te Rames humben 150 milion euro e ku deklarat e tij ishin percaktuese ne humbjen e arbitrazhit.
  4. Ne mosveprimet e tij te qellimshme, kur u informua me shkrese zyrtare nga Ministri i Drejtesise ne prill 2017 per rrezikun e humbjes se 2 miliard euro ne arbitrazhe.
  5. Ne aferen e shembjes se Teatrit Kombetar, per te cilin ka vendim te Gjykates Kushtetuese, ku ai miratoi ligj te personalizuar per nje kompani,   ne shkelje te hapur te interesit publik dhe duke e prishur ne kulmin e pandemise dhe te gjendjes se jashtezakonshme duke rrezikuar ne menyre kriminale shendetin e njerezve.
  6. Ne Aferen e Portit te Durresit ku u shkel cdo ligj, ku u shkel marreveshja e stabilizim asocimit dhe ku Parlamenti Europian dhe BE u shprehen qarte dhe nderprene edhe kredite.
  7. Ne aferen e Bordit te cmimeve teushqimeve dhe naftes ku bashke me oligarket kliente te tij te ulur ne tavolinen e Bordit grabiten qindra milion euro qyetareve e te cilin Gjykata Kushtetuese e rrezoi.
  8. Ne kercenimin e oficerit te policise Emiljano Nuhu per denoncimet e tij ndaj Taulant Balles  e qe e detyruan te largohej nga Shqiperia e te merrej ne mbrojtje nga nje shtet i huaj.
  9. Ne veprimet e tij gjate pandemise kur deklaroi se maskat dhe testet jane te panevojshme, nderkoheqe OBSH kerkonte ” testim, testim testim”, si dhe mos dhenien per muaj me radhe te asnje rimbrsimi per ilacet per qindra mijra shqiptare qe vuanin covidin ne shtepi.
  10. Ne koncesionin e sterilizimit ku ai me ndergjegjegje vazhdoi te mashtronte me ndergjegje opinionin publik jo vetem perpara por edhe me pas kur SPAK kushte filluar arrestimet per kete afere.

1️⃣1️⃣Ne dosjen 184 te zgjedhjeve ne Diber ku vete Rama me zerin e tij vertetohet si pjese aktive e krimit zgjedhor.

1️⃣2️⃣Ne Ligjin per dividentin te bere per interesat e klienteve te tij, duke i dhene fuqi prapavepruese dhe shkelur Kushtetuten per faqe te zeze.

1️⃣3️⃣Ne deklaratat qe policia e shtetit te hiqte uniformat dhe te bente vota per partine e Rames.

FAJET E PROVUARA TE VELIAJT:

  • Erion Veliaj eshte pronari faktik i Inceneratorit te Tiranes qe nuk ekziston por paguhet çdo dite nga Veliaj dhe mafiozet e tij ne Bashki.
  • Erion Veliaj eshte aksioner ne hotelet e ngritura nga 5D me dhjetra miliona eurot e vjedhura nga taksat e qytetareve permes tenderave.
  •  Drejtoret e 5D te Veliajt te arrestuar   kanë zbatuar urdhrat direkte të Kryetarit të tyre si një grup i strukturuar kriminal duke grabitur miliona e miliona euro.
  • Erion Veliaj, ka rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak, duke dhënë miratimin në parimin për studimin e fizibilitetit të inceneratorit të Tiranës.
  • Erion Veliaj ka futur ne borxh per 30 vjet qytetaret e Tiranes per nje vjedhje 500 milion euro.
  • Erion Veliaj ka lejuar zaptimin e 15 ha toke me dhera jashte teritorit te Lejes se Ndertimit te Projektit te firmosur nga Edi Rama.
  • Erion Veliaj vjedh bashke me mafien e inceneratoreve dhjetra milione euro me dherat e ndertimit dhe komandon si pronar faktik qe eshte, se kush duhet te paguaje e kush jo.
  • Erion Veliaj ka firmosur me dorën e tij dokumente të paligjshme dhe po kryen edhe aktualisht me fondet publike, pagesa të paligjshme për shërbime publike të pakryera.
  • Erion Veliaj a refuzuar kerkesen zyrtare te Partise se Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, që të ndërpritet menjehere financimi i inceneratorit qe nuk ekziston si dhe te ndalet kjo vjedhje flagrante e taksave të qytetarëve permes projektit super korruptiv të inceneratorit të Tiranës.
Etiketa: Edi RamaErion VeliajPetrit Vasili

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
Video – Tri herë tritol mobilierisë, arrestohet i riu (Emri)

Video - Tri herë tritol mobilierisë, arrestohet i riu (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com