GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Edhe Blushi drejt prangave???

në Editorial
Kohë leximi: 2 min
A A
Edhe Blushi drejt prangave???
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qelbi i madh i plehrave natyrisht ka nisur të pluskojë, por prej kohësh kishte përfshirë në rrjetë edhe një personazh që së fundmi zgjodhi të bëhej faktor mediatik nëpërmjet mekanizmit të gjobëvënies. E në këtë pikë, ikja e Blushit nga Top Channel, lidhet indirekt edhe me indiciet e marra prej tij, si personazh që mbetet në survejim të plotë investigativ për çështjen e inceneratorëve.

Jo pak herë i anatemuar në lidhje me transaksionet mbi këtë temë që tashmë ka shpërthyer, Blushi është realisht në axhendën investigative. Në mos direkt, indirekt, pasi “il pentito” i radhës natyrisht do të zbardhë të plotë edhe skemën e shpërndarjes së parasë së madhe e të frikshme publike, prej të cilave edhe vetë drejtori i dorëhequr ka futur duart.

Beni i Librave, dhe më pas Beni i atakut mediatik mbi bizneset realisht e ndien se diçka po dridhet poshtë këmbëve të tij. Përfshirja e tij në lidhje të drejtpërdrejtë me biznesin e shpikur mbi inceneratorët, natyrisht që mban vigjilent përherë edhe frikën reale të ish-deputetit për këtë fakt. Dhe lëvizjen e parë e bëri. U largua. Një lëvizje që underground ka shumë e shumë dilema, por që një rrymë argumentimi e lidh edhe me faktin e “zhdukjes” për sinjalet e marra.

Në shumicën e rasteve, ai është përfshirë direkt si përfitues në këtë aferë me miliona e miliona euro, por asnjëherë nuk ka reaguar, pasi për të, reagonte pushteti mediatik që drejtonte, e që tani nuk e drejton më. Në këtë hetim që ka prodhuar edhe arrestimet e para, vetë Blushi është aq inteligjent të kuptojë që siç janë ndarë paratë jashtë, ashtu do të ndahen përgjegjësitë edhe brenda, sepse askush nuk mund të bëjë burg për askënd, qoftë edhe një ditë më shumë.

E megjithatë duhet të presim, edhe pse shumat e përfituara kanë qenë të atilla që ish-deputeti mund të ketë mjaftueshëm për të “investuar” edhe në zbutjen e dosjes, edhe në duart e drejtësisë “së re”, por tashmë totalisht të investiguar.

Etiketa: Ben BlushiInceneratoretkryesore2Pranga

Lajme të lidhura

EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West
Editorial

EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West

23:00 - 26/07/26
Për zotin Hita të Ballukut që harron ligjin dhe bëhet shërbëtor kokëulur! Policia nuk është mburojë e oligarkëve
Editorial

Për zotin Hita të Ballukut që harron ligjin dhe bëhet shërbëtor kokëulur! Policia nuk është mburojë e oligarkëve

15:01 - 09/07/26
Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Para
Billie Eilish bën rrëfimin e fortë: Pornografia më shkatërroi jetën

Billie Eilish bën rrëfimin e fortë: Pornografia më shkatërroi jetën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Humba gruan dhe djalin”, rrëfimi i shqiptarit pas aksidentit në Greqi: Ma ndjeu zemra, i mora në telefon…
Aktualitet

“Humba gruan dhe djalin”, rrëfimi i shqiptarit pas aksidentit në Greqi: Ma ndjeu zemra, i mora në telefon…

20:20 - 07/08/26

“Humba edhe gruan, edhe djalin. Ata po shkonin në punë, nuk e di çfarë ndodhi… humba gjithçka. E ndjeva se...

Lexo më shumë
Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan, varg kilometrik automjetesh

Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan, varg kilometrik automjetesh

20:08 - 07/08/26
Përpjekja për atentat, gjykata lë në burg 2 prej autorëve në Sarandë, arrest shtëpie për 3 të tjerë

Përpjekja për atentat, gjykata lë në burg 2 prej autorëve në Sarandë, arrest shtëpie për 3 të tjerë

18:21 - 07/08/26
Aksident në Malin e Tomorrit, 6 të plagosur! Shoferi dhe e shoqja përfundojnë te ‘Trauma’

Aksident në Malin e Tomorrit, 6 të plagosur! Shoferi dhe e shoqja përfundojnë te ‘Trauma’

18:15 - 07/08/26
IGJEO paralajmëron rrezik të lartë zjarresh në 8 qarqe gjatë fundjavës

IGJEO paralajmëron rrezik të lartë zjarresh në 8 qarqe gjatë fundjavës

17:57 - 07/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com