GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrsetimi i Ervin Muçës/ PD: Po shpëtohet Taulant Balla

14:30 - 10/04/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush do e marrë drejtimin e Himarës?! Ja si përgjigjet Balla
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Flamur Noka ka dalë në një deklaratë për mediat për të reaguar në lidhje me arrestimin e Ervin Muçës drejtori i IT në Policinë e Shtetit.

Sipas Nokës, drejtësia e ka arrestuar Muçën për të shmangur arrestimin e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

Noka thotë se me rënien e ministrit bie dhe qeveria dhe Rama nuk mund ta lejojë këtë.

“Masa e pezullimit nga puna dhe ‘arrestit në shtëpi’ ndaj Ervin Muçës, është prova e radhës se në Shqipëri është instaluar ‘drejtësia me regji’. Ervin Muça u arrestua, jo se prokurorët nuk i kishin faktet, por se arrestimi i tij duhet bërë për të shpëtuar shefin e tij, Taulant Ballën. Nëse Tusha është ‘kokë turku’ për Veliajn dhe Ahmetaj për Ramën, Ervin Muça shërben si i tillë për Taulant Ballën. Ervin Muça ka ardhur në krye të Departamentit IT në Policinë e Shtetit disa ditë para emërimit Ministër i Brendshëm të Taulant Ballës.

Sipas denoncimit të ekspertit të IT Gent Progni, Muça sapo erdhi, urdhëroi verbalisht punonjësit e databazës dhe serverave të kryejnë eksportim të bazës së të dhënave të TIMS, në një hard-disk të jashtëm, përfshirë këtu hyrje-daljet e personave, dokumentet biometrike, gjeneralitetet, ngjarjet kriminale dhe jo kriminale, aksionet e policisë, dosjet hetimore, lista terroristësh, gjobat e makinave, informacion territorial sekret, etj. Refuzimit të punonjësve, Muça, në stil tipik mafioz, i gjeti zgjidhjen duke marrë një kompani nga jashtë të quajtur Soft Solution dhe bëri eksportimin ilegal të të dhënave”, tha Noka.

“Grabitësit e TIMS, me “porosi nga lart”, janë paraqitur si punonjës IT të QKB dhe të një kompanie tjetër të quajtur Horizon, me lidhje të dyshimta në Qipro, një parajsë fiskale. Kjo grabitje e të dhënave sensitive policore nga një person në atë kohë pa certifikatë sigurie dhe i pavetuar, pavarësisht denoncimeve të PD dhe ekspertëve, ra në vesh të shurdhër. Një vit më vonë ka ardhur urdhër-arresti kur në fakt, bashkë me të duhet të ishte sponsori dhe shefi i tij në krim, Taulant Balla.

Ervin Muça është i njëjti hajdut me çizme i Rilindjes që vodhi edhe sistemin e pagave nga Drejtoria e Tatimeve kur punonte aty dhe i bëri publike. Të dhënat e qytetarëve shqiptarë të marra nga TIMS janë përdorur për t’ua shitur grupeve kriminale për të kontrolluar rivalët e tyre. Emërimi i tij nga Taulant Balla, porosia që të merrte të dhënat e sistemit TIMS, duket sërish edhe te pezullimi i tij dhe urdhri i arrestit shtëpiak nga Prokuroria e Tiranës. Vepra e kryer prej tij dhe porositësve të tij është qartësisht nën juridiksionin e SPAK. Jo vetëm si përfshirje e lartë shtetërore, por edhe për objektin e hetimit, që janë të dhënat sensitive të sigurisë kombëtare.

Arrestimi i Ervin Muçës është kryer nga drejtësia me regji për të shmangur rënien në pranga të një tjetër ministri të Edi Ramës. Me rënien e ministrit të Brendshëm, bie edhe qeveria dhe këtë Edi Rama nuk mund ta pranojë. Këtë as drejtësia medemek e re nuk mund ta pranojë. Ata që janë partnerë në krim mbrojnë njëri-tjetrin derisa të bien të gjithë bashkë dhe kjo dite po afron”, shtoi ai.

Etiketa: ballaPDTaulant Balla

Lajme të lidhura

Taulant Balla i kërkon ndihmë homologut në Mal të Zi për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve
Aktualitet

Balla nga Konferenca e Kryetarëve: Opozita nuk mund të bllokojë reformat, ne do të vijojmë edhe pa ju

12:59 - 19/01/26
IL TEMPO: 40 të huaj me precedentë penalë rikthehen nga Shqipëria në Itali si “pako me defekt”
Aktualitet

IL TEMPO: 40 të huaj me precedentë penalë rikthehen nga Shqipëria në Itali si “pako me defekt”

12:45 - 19/01/26
Nis sot Forumi Ekonomik Botëror, elita politike mblidhet në Davos
Aktualitet

Nis sot Forumi Ekonomik Botëror, elita politike mblidhet në Davos

12:30 - 19/01/26
Para
Çfarë është paraliza e gjumit dhe si përjetohet?

Çfarë është paraliza e gjumit dhe si përjetohet?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Erjon Veliaj mbetet në burg, shtyhet sërish seanca ndaj tij
KRYESORE

Erjon Veliaj mbetet në burg, shtyhet sërish seanca ndaj tij

13:15 - 19/01/26

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokates kryesisht të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Valentina Teodoresku, e cila ka kërkuar më...

Lexo më shumë
Taulant Balla i kërkon ndihmë homologut në Mal të Zi për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve

Balla nga Konferenca e Kryetarëve: Opozita nuk mund të bllokojë reformat, ne do të vijojmë edhe pa ju

12:59 - 19/01/26
IL TEMPO: 40 të huaj me precedentë penalë rikthehen nga Shqipëria në Itali si “pako me defekt”

IL TEMPO: 40 të huaj me precedentë penalë rikthehen nga Shqipëria në Itali si “pako me defekt”

12:45 - 19/01/26
Nis sot Forumi Ekonomik Botëror, elita politike mblidhet në Davos

Nis sot Forumi Ekonomik Botëror, elita politike mblidhet në Davos

12:30 - 19/01/26
Gjykata e Posaçme: Seanca ndaj Leonard Dukës, SPAK kërkon 32 vite burg për vrasjen e Santiago Malkos. Nëna kërkon dënim me vdekje

Gjykata e Posaçme: Seanca ndaj Leonard Dukës, SPAK kërkon 32 vite burg për vrasjen e Santiago Malkos. Nëna kërkon dënim me vdekje

12:24 - 19/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com