GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Hajdut ik”/ Protestuesit këmbëngulin në dorëheqjen e Veliat (Video-Foto)

15:00 - 11/04/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Hajdut ik”/ Protestuesit këmbëngulin në dorëheqjen e Veliat (Video-Foto)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Hajdut, dorëhiqu”. Kjo ishte thirrja që mbizotëroi protestën e zhvilluar këtë të enjte para zyrës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Me mesazhet në pankarta, thirrjet në kor dhe nga megafoni i protestës, qytetarë, anëtarë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të opozitës kërkuan dorëheqjen e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Nuk mungoi as apeli drejtuar Prokurorisë së Posaçme për të çuar pas hekurave Veliajn lidhur me aferën e njohur si “5 D” si dhe dosjen për inceneratorin e Tiranës.

Protesta që nisi rreth orës 11:00 dhe zgjati rreth dy orë u shoqërua në disa momente me tensione mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit u përplasën me uniformat blu, teksa tentuan të hiqnin barrierën metalike të vendosur para protestës.

Para derës kryesore të bashkisë u hodh molotov. Nuk munguan as tymueset dhe mollët drejt fasadës së zyrës së Veliajt.

Përfaqësues të opozitës, që organizuan tubimin, paralajmëruar se protestat do të vijojnë deri në dorëheqjen e Veliajt nga detyra e kryebashkiakut.

Kjo e sotmja, ishte protesta e dytë e zhvilluar para bashkisë që prej arrestimeve të drejtorëve të Veliajt për dosjen e njohur si “5D”.

Tre prej bashkëpunëtorët e ngushtë të Veliaj janë pas hekurave lidhur me procedimin penal, ndërsa të tjerë janë nën masa më të lehta sigurie. Hetimet e SPAK zbuluan se dy drejtorët e “Lalit”, Mariglen Qato dhe Redi Molla zotëronin “de facto” një kompani përmes së cilës u jepnin tendera vetes si drejtues të Ujësjellësit, si dhe merrnin në mënyrë të paligjshme miliona në procedura prokurimi edhe nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet e tjera nën varësi. Shuma e arkëtuar i kalon 20 milionë euro. Kompania në fjalë ka marrë po ashtu disa leje ndërtimi nga institucioni që drejton Erion Veliaj.

Për aferat e vartësve, Veliaj pretendon se nuk kishte dijeni. Ndërkaq, opozita e akuzon si “kreun e bandës së drejtorëve hajdutë”.

Etiketa: Bashkia Tiranedosja 5 DErion VeliajKryesore1proteste

Lajme të lidhura

Momente tmerri në Vlorë/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren para syve të gjyshes (VIDEO)
Aktualitet

Momente tmerri në Vlorë/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren para syve të gjyshes (VIDEO)

22:55 - 09/04/26
Komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, PS rrëzon nismat e opozitës
Breaking Views

Komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, PS rrëzon nismat e opozitës

22:29 - 09/04/26
“Lloj-lloj maskarenjsh që…”-Rama ndryshe nga Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë
Breaking Views

“Lloj-lloj maskarenjsh që…”-Rama ndryshe nga Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë

21:01 - 09/04/26
Para
E ëma e Kryemadhit në SPAK/ Pyetet për pasurinë, çfarë tha para prokurorëve

E ëma e Kryemadhit në SPAK/ Pyetet për pasurinë, çfarë tha para prokurorëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Momente tmerri në Vlorë/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren para syve të gjyshes (VIDEO)
Aktualitet

Momente tmerri në Vlorë/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren para syve të gjyshes (VIDEO)

22:55 - 09/04/26

Ky eshte momentii i ngjarjes së rëndë të ndodhur në Vlorë, ku një qen i racës pitbull sulmoi një vajzë...

Lexo më shumë
Komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, PS rrëzon nismat e opozitës

Komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, PS rrëzon nismat e opozitës

22:29 - 09/04/26
“Lloj-lloj maskarenjsh që…”-Rama ndryshe nga Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë

“Lloj-lloj maskarenjsh që…”-Rama ndryshe nga Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë

21:01 - 09/04/26
Sistemi i ri i hyrje-daljeve në vendet e BE, Ministria e Jashtme lajmëron qytetarët

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në vendet e BE, Ministria e Jashtme lajmëron qytetarët

20:35 - 09/04/26
Autobusi u sulmua me gurë pranë Camp Nout, Atletico Madrid kontakton…NASA-n

Autobusi u sulmua me gurë pranë Camp Nout, Atletico Madrid kontakton…NASA-n

20:24 - 09/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com