GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mandati i Xhaçkës, Zëri i Amerikës: Socialistët vendosën të mos i binden Gjykatës

21:52 - 11/04/24
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Mandati i Xhaçkës, Zëri i Amerikës: Socialistët vendosën të mos i binden Gjykatës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, shumica e majtë vendosi sot të mos i bindet një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, duke shënuar rastin e parë të shpërfilljes së institucionit më të rëndësishëm të Drejtësisë në vend. Ishin 72 deputetë socialistë, të cilët votuan kundër dërgimit në këtë Gjykatë të çështjes së papajtueshmërisë së mandatit të deputetes dhe ish ministres së Jashtme Olta Xhaçka. Një akt i cili u interpretua nga opozita si një ‘puç ndaj Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese’.

Socialistët nuk dhanë asnjë shpjegim konkret se përse nuk pranuan dërgimin e rastit në Gjykatë, por u përpoqën të bëjnë interpretime rreth dy vendimeve të Gjykatës për këtë çështje. Njëri që kishte të bënte me kërkesën e një të pestës së deputetëve, ku kërkohej gjykimi në themel i papajtueshmërisë së mandatit të zonjës Xhaçka, dhe tjetri që kërkonte zgjidhjen e konfliktit mes një të dhjetës së deputetëve të opozitës dhe Kuvendit, për rrëzimin e mocionit të tyre për dërgimin e rastit në Gjykatë.

Ndërsa në rastin e parë Gjykata vendoi pushimin e çështjes, në rastin e dytë, ajo vlerësoi se Parlamenti kishte vepruar në shkelje duke rrëzuar kërkesën për t’ja çuar gjykatës rastin e zonjës Xhaçka, si i vetmi organ kompetent për këtë. ‘Gjykata Kushtetuese vlerëson se në rastin konkret, Kuvendi duhet të kishte pranuar mocionin e kërkuesit dhe të dërgonte çështjen për shqyrtim në këtë Gjykatë në mënyrë që aspektet e pretenduara si papajtueshmëri të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, t’i nënshtroheshin vlerësimit kushtetues, pasi gjatë gjykimit kushtetues, nuk u verifikua ndonjë pengesë juridiko-formale që mocioni të pengohej nga Kuvendi’, shprehej Gjykata në venndimin e saj.

Por pavarësisht se e cituan dhe në seancë këtë vlerësim të Gjykatës, socialistët sërish e penguan dërgimin e çështjes së mandatit të zonjës Xhaçka. Sipas tyre vetëm në rastin e Komisioneve hetimore, Gjykata e bën ‘detyruese’ ngritjen e tyre, ndërsa në këtë rast ‘është parlamenti që vendos’.

Sipas opozitës, zonja Xhaçka është në konflikt interesi, duke qenë se bashkëshorti i saj, ish deputeti socialist Artan Gaçi, ka përfituar statusin e investitorit strategjik, për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Dhërmiut. Vetë zonja Xhaçka deklaroi sot se ajo nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike, dhe se statusi që ka përfituar bashkëshorti i saj nuk parashikon që diçka e tillë të ndodhë. Zonja Xhaçka akuzoi opozitën se e ka përdorur çështjen politikisht, me të pavërteta dhe shpifje.

Por kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi, u kundërpërgjigj duke u shprehur se nëse zonja Xhaçka është e bindur se nuk është në konflikt interesi, nuk ka pse i druhet Gjykatës Kushtetuese, duke saktësuar se opozita po kërkon vetëm që të jetë Gjykata ajo që duhet ta vlerësojë.

Pas vendimit të parlamentit, zoti Bardhi foli për ‘një ditë të zezë për Shqipërinë dhe për parlamentin. Me këtë vendim ka humbur ekzistenca e Gjykatës Kushtetuese e cila u ekzekutua me votë në parlament. Nëse Xhaçka nuk zbaton një vendim të Gjykatës Kushtetuese, për çfarë do duhet shqiptarët e thjeshtë të zbatojnë një vendim të një gjykate të zakonshme?’.

Nga Gjykata Kushtetuese nuk ka një reagim mbi vendimin e marrë në mbrëmje nga parlamenti. Më herët, e pyetur për zvarritjen e rastit Xhaçka nga ana e parlamentit, kryetarja e Gjykatës, Holta Zaçaj, kishte deklaruar gjatë një interviste për Zërin e Amerikës se ‘është vërtet një situatë e pazakontë dhe e pamundur që të ndodhë në një shtet demokratik’. Sipas saj ‘vendimet e Gjykatës duhet të zbatohen, vendimet e Gjykatës nuk kanë ekuivok, nuk është lënë në çmim të politikës të vendosi se si dhe në ç‘mënyrë duhet të zbatojë vendimet. Vendimet janë të vetëzbatueshme. Kështu që çdo veprim që nuk përkon me atë që është thënë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, besoj që nuk është vendimi i duhur ose nuk janë veprime të duhura’.

Çështja e mandatit të zonjës Xhacka u rikthye në vëmendje ditët e fundit, edhe për një fakt tjetër që lidhej me bashkëshortin e saj dhe projektin e ndërtimit të hotelit në Dhërmi. Gjykata e Posaçme vuri nën sekuestro mbi 10 mijë metra katrorë sipërfaqe mbi të cilën parashikohet të ngrihet hoteli. Trualli i blerë nga zoti Gaçi, prej personave privatë, rezulton të jetë përfituar prej këtyre të fundit, përmes falsifikimit të dokumentave dhe se sipërfaqja ka qenë në pronësi të shtetit. Për rastin, pak javë më parë u arrestua dhe ish kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro./Zëri i Amerikës

Lajme të lidhura

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
Breaking Views

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:19 - 25/12/25
Pjerin Ndreu: Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen
Breaking Views

Pjerin Ndreu: Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen

21:56 - 25/12/25
Veliaj u shtrua urgjent dhe bëri kolonoskopi, Avokati i Popullit: Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”
Breaking Views

Veliaj u shtrua urgjent dhe bëri kolonoskopi, Avokati i Popullit: Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”

19:20 - 25/12/25
Para
Xhaçka: Nuk i bëra favore burrit, thjesht i dhashë stimul

Xhaçka: Nuk i bëra favore burrit, thjesht i dhashë stimul

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
Breaking Views

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:19 - 25/12/25

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Ilir Alimehmeti ka deklaruar se Shqipëria preket drejtpërdrejt nga ligj i nënshkruar së...

Lexo më shumë
Pjerin Ndreu: Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen

Pjerin Ndreu: Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen

21:56 - 25/12/25
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri

21:43 - 25/12/25
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin

21:21 - 25/12/25
Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari

20:50 - 25/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com