GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vrasja e vitit 2019 në Berlin, Gjermania dëbon dy diplomatë rusë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e vitit 2019 në Berlin, Gjermania dëbon dy diplomatë rusë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjermania dëboi dy diplomatë rusë pasi një gjykatë në Berlin shpalli fajtor një rus për vrasjen e një militanti më 2019 në Berlin, pas urdhrit të marrë nga Moska. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha sot se ambasadori rus në Gjermani, Sergei Nechayev është njoftuar për dëbimin e diplomatëve.

Përfshirja ruse në vrasjen e Tornike Kavtarashvili më 2019 ishte “shkelje e rëndë e ligjeve gjermane dhe sovranitetit të Gjermanisë”, tha Baerbock. Gjykata në Berlin tha se autori i vrasjes së Kavtarashvili ishte 56-vjeçari Vadim Krasikov, i njohur edhe me emrin Vadim Sokolov.

Vraja e Kavtarashvili në Berlin kishte përkeqësuar raportet mes Rusisë dhe Gjermanisë. Por, gjykata tha se vendimet e saj nuk janë ndikuar nga raportet politike midis Berlinit dhe Moskës. Krasikov dyshohet se është agjent i shërbimit sekret rus, FSB.

Prokurorët thanë se Moska e kishte urdhëruar vrasjen sepse Kavtarashvili, që njihej edhe si Zelimkhan Khangoshvili, ishte komandant i separatistëve në Kaukazin Verior në periudhën ndërmjet vitit 2000 dhe 2004. Presidenti rus, Vladimir Putin, e kishte cilësuar Khangoshvilin si “bandit” dhe terrorist.

Prokurori federal, Nikolaus Forschner gjatë gjykimit argumentoi se nuk ishte e rëndësishme nëse viktima ishte terrorist, pasi ai kishte qenë azilkërkues në Gjermani që prej vitit 2016 dhe sipas prokurorit, Khangoshvili nuk paraqiste rrezik që do të justifikonte vrasjen e tij.

Forschner e akuzoi udhëheqjen ruse për “shpërfillje të sundimit të ligjit” dhe shkelje të sovranitetit të Gjermanisë. Ambasada ruse në Gjermani tha se vendimi i gjykatës ishte “i motivuar politikisht” dhe ky vendim do të komplikojë edhe më shumë raportet mes Rusisë dhe Gjermanisë.

Etiketa: GjermaniVrasje

Lajme të lidhura

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Botë

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26
Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Para
Johnson ngre alarmin: Së shpejti mund të shohim një tsunami të rasteve me Omicron

Johnson ngre alarmin: Së shpejti mund të shohim një tsunami të rasteve me Omicron

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kursi i këmbimit valutor/ Sa blihet dhe shitet euro, dollari dhe monedhat e tjera
Aktualitet

Kursi i këmbimit valutor/ Sa blihet dhe shitet euro, dollari dhe monedhat e tjera

09:16 - 06/08/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 79.9 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri, pritet firma e Presidentit Trump

Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri, pritet firma e Presidentit Trump

08:55 - 06/08/26
Rolando Maran, optimist për Kombëtaren: Kemi një bazë të fortë, fokusi ynë është Liga e Kombeve

Rolando Maran, optimist për Kombëtaren: Kemi një bazë të fortë, fokusi ynë është Liga e Kombeve

08:22 - 06/08/26
Në Shqipëri regjistrohen rreth 39 mijë shtetas të huaj nga Italia, India, Filipinet apo Egjipti, 60% e tyre për të punuar

Në Shqipëri regjistrohen rreth 39 mijë shtetas të huaj nga Italia, India, Filipinet apo Egjipti, 60% e tyre për të punuar

08:06 - 06/08/26
Parashikimi i motit për sot, 6 gusht 2026

Parashikimi i motit për sot, 6 gusht 2026

07:47 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com