GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Trump: Ndihma për Ukrainën të jetë në formë kredie

në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Trump: Ndihma për Ukrainën të jetë në formë kredie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa kryetari i ri në detyrë i Dhomës së Përfaqësuesve përballet me një rebelim nga radhët e ligjvënësve të partisë së tij kundër përpjekjeve për ndihma të reja për Ukrainën dhe Izraelin, ai mori një mbështetje publike të premten nga kandidati i pritshëm republikan për president, Donald Trump.

“Ai po bën një punë vërtet të mirë, në rrethana shumë të vështira”, tha ish-presidenti Trump, në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, në fillim të një konference të përbashkët për shtypin me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.

Ish presidenti Trump sugjeroi që republikanët të bëjnë përpjekje për ndihma të mëtejshme amerikane për Ukrainën “në formën e një kredie, në vend të një dhurimi”.

Zoti Johnson, i zgjedhur ligjvënës në shtetin Luiziana, është në detyrën e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve nga muaji tetor. Ai nuk komentoi për ndihmat. Por, qëndrimi i zotit Trump pritet të ndikojë tek disa ligjvënës republikanë.

Sipas ligjvënësit republikan Steve Scalise, kryetari Johnson ka negociuar me Shtëpinë e Bardhë për një propozim për ndihmat, që do të ndryshonte nga paketa e ndihmave e përfshirë në projekbuxhetin prej 95 miliardë dollarësh të miratuar nga Senati.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, duke folur gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ish-presidentin Donald TrumpKryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, duke folur gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ish-presidentin Donald Trump

Ndihma për Ukrainën është ndër elementët më të debatuar, ndërsa vazhdon luftën me Rusinë. Po kështu edhe ndihma për Izraelin, që vazhdon ofensivën kundër Hamasit në Gazë.

I pyetur nga shërbimi në gjuhën ukrainase i Zërit të Amerikës, Ligjvënësi Troy Nehls u përgjigj të enjten se “nuk do t’i jap para Ukrainës, as nuk i kam dhënë ndonjëherë, as nuk do t’i jap. A mund të më thotë dikush se cila është strategjia për Ukrainën?”.

Ligjvënësi Nehls radhitet gjithashtu ndër ligjvënësit republikanë që pretendojnë se zgjedhjet presidenciale të viti 2020 u manipuluan në favor të presidentit Joe Biden. Ligjvënësi Nehls parashikon se nëse zoti Trump do të rizgjidhet president këtë nëntor, forcat ruse “do të jenë larguar nga Ukraina deri më 1 prill”.

Një tjetër ligjvënës republikan, Keith Self, dëshiron që ndihma për Ukrainën të kushtëzohet me rritjen e buxhetit për sigurinë e kufirit SHBA – Meksikë.

Ligjvënësi Self i tha Zërit të Amerikës se ndërsa Kievi pret për ndihma të mëtejshme nga Uashingtoni, duhet t’u drejtohet ndërkohë për ndihma vende evropiane.

“Mendoj se Evropa po fillon të kuptojë se duhet të kujdeset për kopshtin e saj”, tha ligjvënësi Self, që është edhe anëtar i komisionit për marrëdhëniet me jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve.

Nëse kryetari Mike Johnson shihet se po plotëson kërkesat e demokratëve, kjo vetëm do të zgjeronte numrin e ligjvënësve republikanë që janë të pakënaqur me punën e tij drejtuese.

Ndërkaq kryetari Johnson është i detyruar të bashkëpunojë me demokratët për projektligjet kryesore, pasi partia e tij ka një shumicë të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Drejtuesi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, ligjvënësi Hakeem Jeffries ka sugjeruar se demokratët mund ta ndihmonin zotin Johnson të qëndronte në postin e kryetarit nëse ai do të ndihmonte për miratimin e propozimit për ndihmat të kaluar në Senat, ku shumicën e kanë demokratët.

Drejtuesi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem JeffriesDrejtuesi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries

Ligjvënësja demokrate Pramila Jayapal i tha shërbimit në gjuhën ukrainase të Zërit të Amerikës se “po shqyrtoj mundësinë e një projekligji të veçantë vetëm për Ukrainën”, për të shmangur vonesat e mëtejshme.

Ligjvënësja demokrate Madeleine Dean u shpreh se është praktikë e gabuar mosdërgimi i ndihmave për Ukrainën dhe e quajti “joamerikan” hezitimin e ligjvënësve nga të dyja krahët.

Detyra për arritjen e një konsensusi në Dhomën e Përfaqësuesve qëndron mbi shpatullat e zotit Johnson, i cili pati votuar kundër çertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020.

Vizita e tij në rezidencën e zotit Trump në Florida shihet si një përpjekje për të gjetur mbështetje nga ish-presidenti. Mbështetja e tij ka qenë jetike për zyrtarët kryesorë republikanë.

Mungesa e mbështetjes së tij për ish-kryetarin e mëparshëm të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, si dhe për ish-kryetaren e Komitetit Kombëtar Republikan, Ronna McDaniel solli largimin e tyre nga këto poste drejtuese.

/VOA/

Etiketa: Donal TrumpSHBATrumpUkraine

Lajme të lidhura

Rrëzohet qeveria në Lituani, kryeministrja jep dorëheqjen pas krizës politike
Botë

Rrëzohet qeveria në Lituani, kryeministrja jep dorëheqjen pas krizës politike

15:29 - 24/06/26
Kërcënohet me jetë vajza e Giorgia Melonit: Të urojmë të njëjtin fat si…
Botë

Mediat italiane: Meloni hedh në tryezë opsionin për zgjedhje të parakohshme

15:08 - 24/06/26
“Kërkesa të tepërta dhe pritje jo realiste”, Irani refuzon raundin e dytë të bisedimeve me SHBA-në
Botë

Negociatat SHBA-Iran në Zvicër, lirohen 12 miliardë dollarë asete të ngrira iraniane

15:30 - 23/06/26
Para
U nis të digjte mbeturinat në oborr, 67 vjeçarja pëson djegie

10 ditë më parë doli nga burgu, 56-vjeçari gjendet i varur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Jurgen Klopp befason me zgjedhjen, zbulon cila skuadër e fiton Kupën e Botës
Sport

Jurgen Klopp befason me zgjedhjen, zbulon cila skuadër e fiton Kupën e Botës

14:17 - 25/06/26

Ish-trajneri i Borussia Dortmund dhe Liverpoolit, Jurgen Klopp, po e ndjek Kupën e Botës me shumë entuziazëm dhe po flet...

Lexo më shumë
Gjekmarkaj takohet me Papën: Shqipëria dhe Selia e Shenjtë, një lidhje shekullore që ka formësuar identitetin tonë kombëtar

Gjekmarkaj takohet me Papën: Shqipëria dhe Selia e Shenjtë, një lidhje shekullore që ka formësuar identitetin tonë kombëtar

13:49 - 25/06/26
Vetëdorëzohet Rama, SPAK e akuzon për pastrim parash të grupit kriminal

SPAK heton krijimin e një mediaje të financuar nga një grup kriminal, të punësuar 10 gazetarë

13:23 - 25/06/26
Zgjedhjet për Tiranën, Bardhi: Presidenti do bëjë shkelje të rëndë nëse nuk respekton Kushtetuesen

Bardhi: Rama i vuri kyçin Kuvendit nga frika e protestës, refuzoi debatet për kërkesat e qytetarëve

13:01 - 25/06/26
U helmuan nga ushqimi i kompanisë “Sori-AL”, ja çfarë konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë

Helmimi në Akademinë e Sigurisë, kompania “Sori-Al” shmang përgjegjësitë: Studentët hanë pa larë duart…

12:39 - 25/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibombetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobetjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet