GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Mariglen Disha i jep Xhevaire Ballës pa garë 73 milionë lekë të ushqimit të kopshteve

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Mariglen Disha i jep Xhevaire Ballës pa garë 73 milionë lekë të ushqimit të kopshteve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha përmendet në disa denoncime për tenderët me shkelje ligjore, por kulmi i abuzimit arrin së fundmi me paratë e ushqimit të kopshteve dhe çerdheve.

Kur ka risk korrupsioni për fondin e prokuruar, nuk përmbushen as në cilësi dhe as në sasi kërkesat e ushqimit për fëmijët. Dhe gjithçka fillon nga nënshkrimi i kontratës së tenderit. Një marrëveshje si kjo që ka bërë Disha flet shumë. Shohim se Bashkia Librazhd ka hapur garën për tenderin me objekt “Furnizim me ushqime për vitin 2024” më datë 16 shkurt 2024. Për ushqimet janë vënë në dispozicion 73 milionë lekë.

 

Edhe pse për këtë tender kishin paraqitur oferta 5 firma, kryetari Disha i skualifikoi 4 prej tyre dhe ditën kur u mbajt procedura mbeti i vlefshëm vetëm zarfi me ofertën e firmës “ENXHI BALLA” SHPK, në pronësi të Xhevaire Ballës. Duke qenë se nuk kishte më asnjë konkurrent përballë, Balla e përfitoi pa stres tenderin. Duket si një kontratë dhuratë për Ballën sepse me drejtësi duhet të fitonte një kompani tjetër që e kishte ofertën më të ulët.

Siç tregohet në këtë dokument, propozimi më ekonomik është bërë nga kompania MC CATERING SHPK, me vlerën 6115020 lekë (pa TVSH).

Duke qenë se Disha e kishte paracaktuar fituesin, ka shkelur rregullin për konkurrencën që dikton ligji ‘Për Prokurimet Publike’. Prandaj, edhe Open Data Albania i ka vendosur “Flamurin e kuq”. Pavarësisht se Agjencia e Prokurimeve Publike e ka regjistruar kontratën pa shqyrtuar problematikat që ajo mbart, ky prokurim ka risk korrupsioni.

Theksojmë se kjo kompani ka përfituar 17 kontrata duke u favorizuar nga zyrtarët në qarkun Elbasan, në tendera që vlerësohen me “Flamur të kuq”. Kështu ka ndodhur në me tenderin e bashkisë Cerrik “Blerje e produkteve ushqimore dhe jo ushqimore ne ndihme te shtresave në nevojë për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuara nga COVID-19” më 22 prill 2020. Një muaj më vonë një tender të ngjashëm e ka marrë nga bashkia Peqin, gjithashtu me “Flamur të kuq”.

Më 1 korrik 2021 ka marrë pa garë tenderin e bashkisë Belsh  “Artikuj ushqimore (dreka) për Qendrën Sociale Ditore për moshën e tretë ‘Nderim brezash’”. Më 3 tetor 2023, ka përfituar në të njëjtën metodë ( pa konkurrencë) tenderin e Azilit të Elbasanit “Blerje produkte ushqimore për shtëpinë e të moshuarve”.

Në të njëjtin institucion ka marrë minikotratë pa garë për prokurimin “Blerje bulmet për shtëpinë e të moshuarve” më 9 tetor 2023. Në të njëjtën formë ka marrë edhe tre lotet e tjera të këtij tenderi furnizimi me ushqime për të moshuarit e azilit. Më pas ka vijuar me dy tenderë me “Flamur të kuq” të përfituar nga qendra sociale Elbasan “Blerje fruta – perime – vezë për Qendrën Sociale Balashe” dhe “Blerje produkte bulmeti për Qendrën Sociale Balashe”.

I fundit zyrtar i peshkuar nga kompania “Enxhi Balla” SHPK është kryetari i bashkisë Librazhd, Mariglen Disha.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: enxhi ballaLibrazhdMariglen Dishapa garered flagushim per kopshte dhe cerdhexhevahire balla

Lajme të lidhura

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Para
Kapet me 2 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Gjermani

Zbulohet ferma me kanabis në Gjermani, dy shqiptarë të arrestuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26

Tenderi që po raportojmë, “Uniforma për nevojat e shoqërisë “Illyrian Guard” ShA” e ka fondin limit 158,297,370.00 Lekë pa TVSH....

Lexo më shumë

Dita e 13 e protestës studentore/ Nis grumbullimi i studentëve te Ministira e Arsimit

14:34 - 25/10/26
Shefja e Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë

Shefja e Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë

14:07 - 25/10/26
AFP: “Zvërneci” kthehet në revoltë kundër korrupsionit, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës

AFP: “Zvërneci” kthehet në revoltë kundër korrupsionit, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës

14:00 - 25/10/26
“Kriminelë, të paditur”, Rama pa frena, sulmon protestuesit: “Lëndimi i i 28-vjeçarit…”

“Kriminelë, të paditur”, Rama pa frena, sulmon protestuesit: “Lëndimi i i 28-vjeçarit…”

13:32 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com