GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tre denoncime për Arben Gjatën, anulohet tenderi 800 MLN lekë i rikonstruksionit të ‘Anatomisë’

12:58 - 13/04/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Tre denoncime për Arben Gjatën, anulohet tenderi 800 MLN lekë i rikonstruksionit të ‘Anatomisë’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Prokurimeve Publike zbardh shkeljet e bëra nga rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, për rindërtimin e godinës së Anatomisë. Një luftë e gjatë është bërë për tenderin me objekt “Rikonstruksioni i godinës se Anatomisë”, i zhvilluar në 16 janar 2024. Në atë kohë Gijotina.com raportoi manipulimin e tenderit dhe fryrjen e fondit limit. Gara për këtë tender është hapur në 21 dhjetor 2023 dhe është mbyllur më datë 8 janar 2024.

Në të njëjtën datë është shpallur edhe fituesi. Tenderi iu dha pa garë të rregullt bashkimit të operatorëve   “L.T.E CONSTRUCTION” shpk – “C O L O M B O” shpk,  edhe pse ishin paraqitur 9  oferta me propozime më të ulëta, që e kursenin fondin e planifikuar.

Nëse fituesi do ishte përzgjedhur sipas ligjit mbi prokurimet, buxhetit të shtetit do t’i kurseheshin minimumi 160 milionë lekë. Pasi ofertat e tjera ishin tek vlera rreth 500 milionë lekë.

Ne sqaruam çdo gjë, por logjika e korrupsionit nuk i lë zyrtarët të reflektojnë. Por, skandali mori përmasa të tjetra dhe me sa duket tashmë ka ardhur në atë pikë kur ‘dielli nuk mbulohet me shoshë’.

Çfarë nxori KPP nga denoncimet?!

Më datë 1 mars 2014, Gijotina.com ka bërë publike dhe ka analizuar dy denoncimet që janë bërë për këtë tender. Ankesa e parë ishte bërë nga firma “AGRI CONSTRUCTION” SHPK. Kjo kompani pretendon se Universiteti i Mjekësisë as nuk e ka shqyrtuar ofertën e saj, por e ka skualifikuar pa të drejtë si dhe akuzon komisionin se ka shpallur fituese firmën që nuk përmbushte kriteret e projektit.

Por, në këtë vendim që ka publikuar KPP më datë 9 prill 2024, shihet se KPP ka vendosur të mos e pranojë kërkesën e ankimuesit.

Ndërsa ankesa e dytë është bërë nga firma “Pepa Group” SHPK, në pronësi të Violeta Pepajt.

Ajo pretendon se janë skualifikuar pa të drejtë firmat që plotësonin kriteret dhe i është falur tenderi dy kompanive me oferta të papërshtatshme.

“Kërkojmë gjithashtu që të verifikohet nga komisioni i shqyrtimit të ankesës dokumentacioni i paraqitur nga shoqëritë BOE L.T.E CONSTRUCTION SHPK & “Colombo” SHPK, “LEON KONSTRUKSION” SHPK dhe “ERAL CONSTRUCTION COMPANY” SHPK, pasi kemi dyshime të bazuara se dokumentacioni i paraqitur nga këto shoqëri është kontrolluar në mënyrë të përciptë dhe ato janë kualifikuar në shkelje të ligjit.

 Për shoqëritë e mësipërme kërkojmë të verifikohen: plotësimi i specifikimeve teknike për pajisjet e kërkuara. Disponimi i stafit teknik dhe specialistëve të paangazhuar, siç kërkohet në kërkesat për kualifikim, disponimi i mjeteve të paangazhuara në kontratat që shoqëritë kanë në proces, pagesa e taksave doganore në vendet ku shoqëritë kanë ushtruar aktivitet. Gjithashtu, kërkojmë të verifikohen edhe gabimet aritmetike në ofertat e tyre”, thuhet në ankesë.

Ndërsa denoncimi i tretë është bërë nga firma “INERTI” SHPK e cila gjithashtu kishte një ofertë më të lirë nga fituesi. Edhe ky biznes denoncon se rektori Gjata dhe stafi i tij për vlerësimin e ofertave i kanë rënë rrugës shkurt dhe nuk kanë shqyrtuar dokumentet, madje thekson se ka shumë boshllëqe në dokumentet e ofertës fituese.

Në vendimin e datës 9 prill KPP ka vendosur të pranojë pjesërisht ankesën e kësaj kompanie.

Vendimi i KPP

Pra duke marrë parasysh pikat për çfarë janë bërë ankesat dhe ato që ka pranuar, KPP del në përfundimin që Universiteti i Mjekësisë ka abuzuar duke skualifikuar pa të drejtë kompanitë. Tregohet qartë që Gjata dhe stafi i tij e kishin planifikuar me parë fituesin dhe nuk i kanë shqyrtuar të gjitha ofertat sipas ligjit, madje edhe bashkimi i operatorëve fitues ka probleme, çka shton edhe më shumë dyshimin për korrupsion me tenderin.

Duke pranuar dy prej ankesave të paraqitura, në vendimin përfundimtar të KPP thuhet se AK duhet të anulojë tenderin për të bërë dhe një rishikim të të gjitha ofertave, si dhe të bëhen kthimet e tarifave financiare të paguara nga këta operatorë që kanë dorëzuar ankesat.

Rektori Gjata nuk e ka për herë të parë që shpërdoron fondet shtetërore. Kujtojmë se mes personave për të cilët SPAK lëshoi masën ‘detyrim paraqitje’ për çështjen e koncensionit të sterilizimit, është dhe Arben Gjata, rektori i Universitetit të Mjekësisë.

Gjata, në kohën kur u lidh koncesioni më dhjetor të vitit 2015, ka pasur detyrën e anëtarit të komisionit të koncesionit të sterilizimit.

Me urdhër të SPAK për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milion euro janë arrestuar ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj,  pronari i kompanisë Investital LLC. Po ashtu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është marrë së fundmi i pandehur nga Prokuroria e Posaçme pas përfundimit të hetimeve për koncesionin.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Arben Gjatadenoncimetender

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
U shkarkua nga kryeministri pas hetimeve për afera korruptive, Fatos Tushe del sot para gjykatës

Hetimi pasuror, Fatos Tushes i sekuestrohet shtëpia në Vlorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)
Aktualitet

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)

15:11 - 20/12/25

Policia e Tiranës ka shoqëruar 4 aktivisë të ‘”Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt pas protestës para Kryeministrisë. Protesta nisi me...

Lexo më shumë
Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri

14:54 - 20/12/25
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit,  Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

14:43 - 20/12/25
BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës

14:23 - 20/12/25
Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

14:15 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com