GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Salillari” përfituesi i madh i Unazës së Madhe, ARRSH i jep tenderin e radhës me rreth 24 mld lekë pa garë

22:17 - 15/12/21
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
“Salillari” përfituesi i madh i Unazës së Madhe, ARRSH i jep tenderin e radhës me rreth 24 mld lekë pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompanitë fituese që do të ndërtojnë lotin 1 në pjesën e mbetur të Unazës së Madhe në Tiranë. Por ky prokurim është bërë në shkelje të procedurave, pasi nuk është respektuar parimi i konkurrencës.

Tenderi i cili mban numrin e referencës REF-02823-08-13-2021, ka si qëllim “plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja – Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”. Ky tender ka fondin limit prej 2.375.552.033 lekë të reja ose rreth 24 miliard lekë të vjetra. Në këtë tender kanë marrë pjesë në garë dy kompani, “SALILLARI SHPK” dhe “GENER 2 SHPK”. Kompania “GENER 2 SHPK”, është skualifikuar nga gara, me arsyen se nuk përmbush një kriter që ka të bëjë me preventivin e punimeve, të cilat janë parashikuar punime për QMT, Qendrën e Monitorimit Trafikut.

Pra, kjo kompani është skualifikuar pasi nuk ka paraqitur një punë të ngjashme të realizuar gjatë pesë viteve të fundit lidhur me Ndërtimin e Qendrës së Monitorimit të Trafikut, edhe pse para se të hynte në garë e kishte të përcaktuar në kriteret e procedurs. Skualifikimi i saj, ka bërë që kompania “SALILLARI SHPK” të shpallet fituese automatikisht edhe për këtë tender, pa pasur asnjë konkurrent në garë dhe në shkelje të procedurës. Kjo ka bërë që “Open Data” ta shpall me “flamur të kuq” me shënimin e skualifikimit të të gjithë operatoreve konkurrues përveç fituesit. Kjo shton dyshimet se tenderi është me risk dhe se fituesi është i paracaktuar. Këtë dyshim e përforcon më shumë, kur në lojë është edhe kompania “SALILLARI SHPK”.

Në tetor të këtij viti, procedura për Lotin 1, Sheshi Shqiponja – Lumi i Tiranës të Unazës së Tiranës, u anulua me pretekstin se në procedurat me një fazë, nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme. Dy muaj më vonë, pas rihapjes së procedurës dhe shpalljes së fituesit pa garë, të bën të mendosh se Salillari, i cili është edhe një nga biznesmenët më të pëlqyer të qeverisë dhe një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave publik me vlera të larta, është i vetmi që ofron përqindjen e kënaqshme për qeveritarët, ndaj dhe është përfituesi i madh.

Kujtojmë që me më shumë se 50 milionë euro tendera, kompania Salillari është fituesja më e madhe e projektit për Unazën e Madhe të Tiranës. Kjo kompani ka ndërtuar “Loti 1” të Unazës së Madhe, nga pallati me shigjeta deri tek Sheshi Shqiponja. Gjithashtu në dhjetor 2018, Salillari  fitoi edhe “Lotin 2” të të njëjtit segment rrugor nga pallati me shigjeta te Sheshi Shqiponja, i cili kushtoi 12,6 milionë euro. Pesë vite më parë Salillari ka ndërtuar edhe segmentin 2,1 kilometra nga Komuna e Parisit te “Pallati me Shigjeta”.

Gijotina.com

Etiketa: ARRSHkryesore2pa gareSalillaritenderiUnaza e Madhe

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Broja spektakolar, por Southampton nuk shkon dot më shumë se barazimi ndaj Crystal Palace

Broja spektakolar, por Southampton nuk shkon dot më shumë se barazimi ndaj Crystal Palace

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka regjistruar sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e...

Lexo më shumë
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com