GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kroacia voton sot parlamentin e ri!

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kroacia voton sot parlamentin e ri!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kroacia zhvillon sot zgjedhjet parlamentare, çka do të vërë përpara prove popullaritetin e kryeministrit Andrej Plenkoviç dhe partisë së tij konservatore në pushtet HDZ, të akuzuar nga kundërshtarët për korrupsion dhe nepotizëm. Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ, shpreson ta shfrytëzojë mbështetjen e kahershme që gëzon në vend për pranimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian, përdorimin e euros në vend dhe rritjen e turizmit.

Por kroatët janë lodhur nga qeverisja e Bashkimit Demokratik Kroat, e cila ka dominuar politikën e vendit që nga pavarësia e Kroacisë nga Jugosllavia në vitin 1991. Analistët thonë se skandalet e shumta të korrupsionit, përfshirë emërimin nga kryeministri Plenkoviç të një prokurori të njohur për lidhjet me njerëz të përfshirë në marrëveshje korruptive, mund ta dëmtojnë shumicën e saj. Zoti Plenkoviç e mohon keqbërjen.

 “Unë do të votoj për SDP-në sepse lufton kundër korrupsionit, për ta bërë më të lehtë për ne të rinjtë, për të ndaluar emigrimin nga Kroacia dhe për të moshuarit, për të rritur pensionet dhe pagat”, thotë Sasa Zarkovic.

Rreth 3.7 milionë votues do të zgjedhin mes më shumë se 2,000 kandidatëve. Qendrat e votimit hapen në orën 7 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 19:00. Rezultatet zyrtare priten gjatë ditëve në vijim.

Sondazhet më të fundit nga IPSOS tregojnë se partia HDZ pritet të marrë 60 vende në parlamentin me 151 anëtarë, më shumë se çdo parti tjetër, por jo të mjaftueshme për të qeverisur e vetme. Rivali kryesor i zotit Plenkoviç është Presidenti Zoran Milanovic, i cili tha se do të jepte dorëheqjen për t’u bërë kryeministër nëse Partia Social Demokrate (SDP) e merr pushtetin me ndihmën e partive të tjera më të vogla.

Nëse pushtetin e merr një koalicion i udhëhequr nga socialdemokratët, kjo mund të ndryshojë qëndrimin e vendit për çështjet kryesore si mbështetja për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë. Presidenti Milanovic e kundërshton ndihmën për Ukrainën. Anketat tregojnë se një koalicion i udhëhequr nga SDP, i quajtur ‘Lumenjtë e Drejtësisë’, parashikohet të renditët në vendin e dytë me 41 vende. Të djathtët pritet të marrin 15 vende ndërsa të gjelbërit pritet fitojnë 11 vende në parlament./VOA

Etiketa: Kroacia

Lajme të lidhura

Dhunoi të moshuarën në azil, ish-infermierja dënohet me burg
Aktualitet

Dhunoi të moshuarën në azil, ish-infermierja dënohet me burg

15:03 - 06/07/26
Aksident i rëndë në Gjermani, humb jetën e reja shqiptare (Emri)
Botë

Aksident i rëndë në Gjermani, humb jetën e reja shqiptare (Emri)

14:46 - 29/06/26
Aksidentohet për vdekje polici në pikën kufitare në Vërmicë, arrestohet shoferi nga Shqipëria
Kosovë & Rajon

Aksidentohet për vdekje polici në pikën kufitare në Vërmicë, arrestohet shoferi nga Shqipëria

10:00 - 29/06/26
Para
E rëndë/ 55-vjeçari shqiptar humbet jetën në punë

E rëndë/ 55-vjeçari shqiptar humbet jetën në punë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyqi në themel për Veliajn, GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve
Aktualitet

GJKKO zhvillon sot seancën ndaj Veliajt, kryebashkiaku refuzon kafazin e qelqtë

08:50 - 07/07/26

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillohet sot, në orën 10:00, seanca e radhës e...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Korrik, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:14 - 07/07/26
Skandal në Fier/ Tre adoleshente dhunojnë dhe filmojnë bashkëmoshataren e tyre

Skandal në Fier/ Tre adoleshente dhunojnë dhe filmojnë bashkëmoshataren e tyre

08:11 - 07/07/26
38 ditë revoltë! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre: Në shesh deri në largimin e Ramës

38 ditë revoltë! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre: Në shesh deri në largimin e Ramës

08:05 - 07/07/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Korrik 2026

07:35 - 07/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com