Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, delegacioni i BE-së dhe ambasada britanike “dënuan dhunën” gjatë protestës së sotme para Bashkisë Tiranë të organizuar nga opozita, ku u kërkua dorëheqja e Erion Veliajt. Qëndrimet nuk u mirëpritën nga shumë qytetarë, që kritikuan selitë diplomatike për mungesën e reagimit për skandalet e korrupsionit në institucionin e drejtuar nga Erion Veliaj.
Për të tretën herë pas arrestimeve të drejtorëve të Erion Veliajt, këtë të premte, u protestua para Bashkisë Tiranë. Tubuesit kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut që e cilësojnë “kokën e bandës së drejtorëve hajdutë” dhe “pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës”. Gjatë protestës, u hodhën molotov drejt bashkisë, ndërsa pati momente tensioni mes policisë dhe tubuesve, teksa këta të fundit kërkuan heqjen e barrierave metalike të vendosura nga uniformat blu, si masa shtesë sigurie.
Skena të ngjashme u shënuan edhe gjatë protestës së dytë të zhvilluar pas aferës “5D”, disa ditë më parë. Ndryshe nga ajo herë, këtë të premte, rreth 1 orë pas përfundimit të protestës, delegacioni i BE-së dhe ambasada amerikane reaguan njëra pas tjetrës.
Reagimet
Si delegacioni i BE, ashtu edhe ambasada amerikane, “dënuan dhunën” gjatë protestës së sotme.
“Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete piroteknike të improvizuara ndaj godinës së bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore”, thuhet në një mesazh të delegacionit të BE-së, në rrjetet sociale.
Pak minuta më pas, erdhi një reagim i ngjashëm nga ambasada amerikane:
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme”.
Më i vonshëm ishte reagimi i ambasadës briatike që megjithatë dha të njëjtin mesazh:
Qytetarët kundër ambasadave
Qëndrimi i selive diplomatike, referuar reagimeve me komente nga qytetarët në postimet e ambasadave, nuk është mirëpritur nga qytetarët.
“Gijotina” monitoroi komentet në dy reagimet publike në “FB” deri në 30 minuta pas postimeve (te postimi i ambasadës britanike nuk ishte asnjë koment deri në publikimin e shkrimit) dhe asnjë prej tyre nuk mbështeste qëndrimin e delegacionit të BE-së dhe ambasadës amerikane. Në unision, qytetarët shprehnin revoltë ndaj deklaratave të selive diplomatike, që sipas tyre, po mbrojnë pushtetarët e korruptuar.
Më poshtë, disa prej komenteve:
Aman, veç mos e dënoni aq fort sa keni dënuar vjedhjet dhe korrupsionin e neveritshëm të Erion Velia;
O ambasada e *** boll se na keni çarë *** me këto deklaratat tuaja! Flisni njëherë për hajdutin e bashkisë;
Çfarë bëjnë Amerikanët kur zyrtaret e korruptuar grabisin taksat e qytetarëve;
Hiqeni kete status. Eshte shume e rende kur nje trup diplomatike e nje vendi qe mbahet si vend i lire, mbron nje hajdut jo vetem te pasurise por dhe te votave. Neveri. Turp dhe fakeqesi percëendrime te tilla aspak diplomatike. Do e heqim te jeni te sigurte kete hajdut dhe hajdutet e tjere. Do mbrojme vendin dhe me jete nga keto vrases te demokracise ku jeni pjese dhe ju;
Mjaft tallet trapin me shqiptaret e kuptoni qe qytetaret nuk jane dakord me qendrimet tuaja te anshme me te korruptuarit e qeverise. Ai shikoni komentet e qytetetarve qe nuk e pranojne qendrimin tuaj;
Aktet e dhunes??!! Po qendrim per ministrat dhe drejtoret hajdute a keni? Turp te keni se po shkaterroni nje popull qe Ameriken e do njesoj si vendin e vet. Na e shpifet;
E vertete nuk ka vend dhuna ne nje vend demokratik. Por per ju ka vend korrupsioni dhe plackitja e vendit. Ps: kush tha qe jemi vend demokratik meqe ra fjala;
Po hajdutët brënda bashkisë ska problem dmth. Kputni qafen he klysh se na nxorren nga shpiat me gaz lotsjellës dhe ju heshtët;
Talljet tuaja me republiken e bananeve nuk i bejne kujt pershtypje me. Vetem na neveritni;
Inkurajimi i Spakut dhe apel Kryetarit te paraqitet vet ne Spak duhet te ishte pronouncimi më normal . Deklarata juaj i jep imunitet korrupsionit dhe te korruptuarve . Protesta eshte shenje se demokracia ende jeton .. ne Shqiperi . Së pari protesta duhet inkurajuar fuqishem prej Ambasades Amerikane .. ju Ambasada jeni ? !! Ai pak tym qe u ngrit ne dere te Bashkise Iku shpejt e pa problem . Shumica e popullit shqiptar e ka kuptuar se po vidhet si asnjeher e ne histori dhe si asnje popull ne bote . Me kete deklarate ju vendosin veten ne krahun e te korruptuarve … te asaj pakice te neveriteshme;
… do ju thosha te mos keni fantazi te tepruar demokracie, por jini analitik dhe te drejte kur promovoni demokraci. Se pari, Policia si institucion i shtetit pengoi perfaqesuesit e opozites te hynin ne bashki, kur bashkia eshte nje institucion publik. A eshte kjo nje minim i demokracise nga shteti? Une mendoj qe nje akt minues i demokracise nga shteti, eshte me i rrezikshem dhe me peshe me te madhe se ai qe vjen nga populli kur aktet nuk jane te ndonje rrezikshmerie te larte…;
Përveç fjalës të lirë asgjë demokratike nuk ka në këtë vend. Njerëzit e thjeshtë po e jetojnë këtë situatë.
Discussion about this post