GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Asambleja e PAA, Duka: Zyrtarë të lartë të qeverisë janë kthyer në biznesmenë, të nisim punën për zgjedhjet e 2025

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Asambleja e PAA, Duka: Zyrtarë të lartë të qeverisë janë kthyer në biznesmenë, të nisim punën për zgjedhjet e 2025
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Agrare Ambientaliste po mban Asamblenë Zgjedhore. Kryetari i PAA, Agron Duka, në fjalën e tij, tha se vendi ndodhet në një situatë të vështirë ku korrupsioni është kthyer në rrezik për shoqërinë dhe ekonominë.

Duka vuri në dukje se zyrtarë të lartë janë shndërruar në biznesmenë dhe po marrin tendera. Kreu i PAA deklaroi se kjo ka shkatërruar konkurrencën e lirë, ekonominë e tregut dhe sipas tij, e ka kthyer në monopol të kontrolluar nga një grusht njerëzish, “shpesh në partneritet edhe me krimin”.

Ai theksoi se teksa mazhoranca kërkon mandatin e katërt, përballë saj qëndron një opozitë që nuk le shumë vend për t’u krenuar.

Duka shtoi se duhet të nisë puna për zgjedhjet e 2025, ndërsa theksoi se kjo duhet bërë duke shkuar tek populli dhe duke dëgjuar problemet e hallet e tyre.

“Në Tiranë e Shkodër kishim rezultate zhgënjyese ku nuk morëm asnjë këshilltar. Puna duhet të nisë që tani për rezultate të mira. Shqipëria në një situatë të keqe, korrupsioni është rrezik për shoqërinë dhe ekonominë. Zyrtarë të lartë janë shndërruar në biznesmenë janë bërë pjesëmarrës në tendera, kjo ka shkatërruar konkurrencën e lirë, ekonominë e tregut, e ka bërë ekonominë në monopol të kontrolluar nga një grusht njerëzish, shpesh në partneritet edhe me krimin. Maxhoranca parlamentare voton në mënyrë të verbër çdo projektligj që vjen edhe kur ata vetë janë të bindur se është në dëm të interesit të vendit dhe shoqërisë. Një maxhorancë nuk ka marrë në konsideratë asnjë pr.ligj të propozuar nga opozita. Është shtuar presioni ndaj opozitës dhe është rritur kontrolli mbi mediat”, tha Duka.

“Shpresa ka mbetur tek manipulimi i publikut, e keni parë se si çdo mëngjes ministra, drejtorë dhe nënpunës të administratës shpërndajnë në rrjetet sociale foto e lëndina, kodra e lumenj. Përballë maxhorancës që kërkon mandatin e katërt qëndron një opozitë që nuk le shumë vend për t’u krenuar. Opozita humbi 3 vite duke u përçarë, e ndarë në disa grupe ku rivaliteti dhe agresiviteti brenda PD-së ia kaloi atij në maxhorancën qeverisëse, duke marrë madje trajtën e një armiqësie të vërtetë dhe personale”, shtoi kreu i PAA-së.

Etiketa: Agron DukaKryesore1PAA

Lajme të lidhura

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!
Aktualitet

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin
Aktualitet

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26
Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve
Aktualitet

Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve

16:14 - 21/08/26
Para
“Veliaj të dorëheqjet dhe arrestohet”, ç’ndodhi në protestën te Bashkia dhe kur zhvillohet e radhës

Tubimi për dorëheqjen e Veliajt/ Policia arreston protestuesit, procedohen përfaqësuesit e opozitës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte
Botë

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

17:15 - 21/08/26

Futbollisti serb Uroš Milošević është arrestuar të mërkurën në Portugali, pasi policia ndaloi furgonin që ai po drejtonte në autostradën...

Lexo më shumë
Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

17:08 - 21/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

16:55 - 21/08/26
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com