GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi paralajmëron Ramën, Ballën dhe Veliajn: Ndalesa e radhës tek vilat tuaja

13:58 - 21/04/24
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Këlliçi paralajmëron Ramën, Ballën dhe Veliajn: Ndalesa e radhës tek vilat tuaja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, si dhe anëtar i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka denoncuar sot publikisht arrestimin e anëtarit të Kryesisë së Degës nr.2 të PD-së, pas protestës që u mbajt të premten para bashkisë.

Në një dalje për mediat Këlliçi thekson se patronazhistët e regjimit, të maskuar, kanë arrestuar demokratin, ndërsa i bëri thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë.

Ai paralëjmëroi kryeministri Rama, ministrin e brendshëm Balla dhe kryebashkiakun Veliaj, që të heqin dorë nga arrestimet dhe dhuna ndaj protestuesve, përndryshe ndalesa e radhës, nuk do të jetë më bashkia, por vilat e tyre të bëra me gjakun dhe djersën e shqiptarëve, me paratë e narkotrafikut dhe krimit ekonomik.

Deklarata

Mbrëmë pas mesnate, si në epokën e terrorit të Koçi Xoxes dhe të Bedri Spahiut, policia e Taulantit dhe Edit ka arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe burracake, rreth orës 1 të mëngjesit, në shkelje flagrante të ligjit, Anëtarin e Kryesisë së Degës 2, të Partisë Demokratike të Tiranës, z. Alfred Pllumbi.

Të veshur me maska, e kanë marrë me forcë me bukë në gojë, si antishqiptarë të vërtetë, sepse kodi i shqiptarit e thotë qartë se njeriu nuk preket në bukë.

Këta janë patronazho-policët e narkoshtetit Rama-Balla. Të tërbuar nga rezistenca qytetare dhe protestat opozitare, për të mbrojtur hajdutin dhe kreun e Grupit të Strukturuar Kriminal 5D, Erion Veliajn dhe frikësuar opozitarët, ata kanë dalë prej dy ditësh në operacione kërkimi kundër protestuesve sikur të ishin terroristë.

Janë të njëjtët policë që figurojnë në listëpagesat e grupeve kriminale, që u japin atyre informacione, që punojnë për ta. Të shitur dhe frikacakë me kriminelët, trima të çartur me protestuesit e opozitës, me qytetarët e thjeshtë, që dalin para bashkisë, jo për krimin por kundër tij.

Edi Rama, Taulant Balla dhe Erion Veliaj, duhet të ndalin menjëherë operacionet kundër protestuesve të opozitës. Duhet të ndalojnë përndjekjen dhe kontrollet nëpër shtëpitë e tyre gjatë ditës dhe orëve të vona të natës. Përndryshe, hapi tjetër, ndalesa jonë e radhës, nuk është më bashkia, por vilat e tyre të bëra me gjakun dhe djersën e shqiptarëve, me paratë e narkotrafikut dhe krimit ekonomik.

Demokratët, opozitarët, protestuesit, nuk ndalen. Dhuna e horrave me maska, nuk na tremb. Do të shihemi sërish të premten, sërish përpara tempullit të korrupsionit në vend që quhet Bashkia e Tiranës. Mund të keni shumë spiunë, patronazhistë, uniforma të shitura te krimi, por ne kemi më shumë popull. Ne kemi të drejtën në anën tonë.

Duke i falenderuar me mirënjohje, të gjithë ata që kanë dalë tri të premte rresht kundër regjimit, hajdutëve dhe narko-policëve të tij, u bëj thirrje, edhe në emër të Alfredit, Kevinit, Francit dhe Bernardit, të jemi më shumë, më të bashkuar, më të fortë, të premten në ora 11:00, përpara Bashkisë Tiranë.

Rama, Balla dhe pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj mund të na ndjekin natën, por ne u dalim përballë si burrat në mes të ditës.

Ftojmë të gjithë faktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, që të ngrenë zërin në mbrojtje të qytetarëve të thjeshtë, të cilët janë përditë në luftë më korrupsionin dhe keqqeverisjen e Erion Veliajt.

Të dënojnë një herë të vetme dhunën e ushtruar ndaj protestuesve paqësorë, nga paramilitarë dhe patronazhistë pa mjete identifikimi apo simbole të Policisë së Shtetit, një pjesë e të cilëve janë të evidentuar tashmë si kultivues e përdorues të lëndëve narkotike, e si rrjedhojë janë pranuar në polici tërësisht jashtë kritereve që kërkon ligji për Policinë e Shtetit dhe të vetmin kriter që plotësojnë është të qënurit anëtar i PS dhe përdorimi i tyre si kamikazë kundër protestuesve tëopozitës.

Garantojmë qytetarët se të gjithë ata individë dhe çdokush që uniformën e Policisë së Shtetit e identifikon si kontribut për PS e jo në shërbim të qytetarëve, do vijë shumë shpejt dita që do të përgjigjen para ligjit dhe qytetarëve shqiptarë.

Sa për Erion Veliajn dhe shtabin e tij elektoral 5D, me të cilin vodhi votat dhe çdo ditë vjedh paratë e qytetarëve të Tiranës, na keni përballë dhe përballë do na keni!

Etiketa: KelliciKryesore1Veliaj

Lajme të lidhura

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës
Aktualitet

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës

09:43 - 05/02/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin
Aktualitet

Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo

08:53 - 05/02/26
Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet
Breaking Views

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

20:32 - 04/02/26
Para
Fermerët e Roskovecit dhe Dimalit kundër ndërtimit të TEC-it: Do hyjmë në grevë urie

Fermerët e Roskovecit dhe Dimalit kundër ndërtimit të TEC-it: Do hyjmë në grevë urie

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

11:05 - 05/02/26

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, i cili është marrë i pandehur si anëtar i grupit kriminal për hakerimin e SPAK-ut,...

Lexo më shumë
“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

10:49 - 05/02/26
U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

10:36 - 05/02/26
Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës

10:29 - 05/02/26
Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit

10:21 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com