GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pjerin Ndreu blen 625 milionë lekë karburant pa garë, kompania pa licencë për shitje

14:21 - 22/04/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Pjerin Ndreu blen 625 milionë lekë karburant pa garë, kompania pa licencë për shitje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ashtu si pjesa dërrmuese e kolegëve të tij, edhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka blerë pa garë karburantin e gjithë vitit 2024. Janë 625 milionë lekë të planifikuara, por mund të ishin harxhuar më pak, nëse në tender do të merrnin pjesë më shumë se një kompani.

Në dokumentet standarde të tenderit përshkruhet se kjo naftë do të blihet për të gjithë vitin dhe për të gjitha institucionet në varësi të bashkisë Lezhë, por kemi parë vazhdimisht drejtoritë dhe institucionet që bëjnë gjatë vitit tendera të veçuar për naftë.

Ndreu po shpenzon 625 milionë lekë për të blerë benzinë dhe naftë, por 5.5 milionë lekë do të shkojnë vetëm për nevojat e stafit të bashkisë për karburant. Dhe kjo blerje është bërë përmes dy prokurimeve.

Tenderi i parë ka si objekt ‘Blerje GAZOIL =10PPM, për nevoja të Bashkisë Lezhë’ dhe është zhvilluar më datë 12 prill 2024, me fond limit 605milionë lekë. Sikurse shihet në dokumente, deri në atë ditë ishte paraqitur vetëm oferta e firmës “LINDA-80” Shpk, në pronësi të Nikoll Marnikollajt. Kjo firmë kishte prezantuar një ofertë 595 milionë lekë, pra sa 99% e fondit limit. Ky fakt duhej marrë parasysh si një rregull që shkelet, pasi prokurimet duhet të marrin në konsideratë ofertat më të lira.

Është e vërtetë, që ndryshimi i bërë në ligj i lejon tenderat me një kompani, por në këtë rast duket haptazi se është abuzuar me nenin përkatës. Pjerin Ndreu duhej ta anulonte tenderin dhe të priste pjesëmarrjen e më shumë kompanive nga sektori i karburanteve. Zakonisht ka mungesë pjesëmarrje të operatorëve kur fituesi është paracaktuar dhe nuk ia vlen të futesh në “listën e zezë” të bashkisë si autoritet kontraktor.

“LINDA-80” Shpk nuk kishte asnjë konkurrent përballë dhe rezulton që tenderi është mbyllur pa garë dhe me ofertë shumë të shtrenjtë. Për këtë, kjo kontratë ka marrë nga Open Data ‘Flamur të kuq’, që është tregues i riskut të korrupsionit.

Ndreu e ka publikuar më 19 prill 2024 kontratën që ka nënshkruar me fituesin dhe e ka regjistruar në APP. Agjencia e ka bërë kalimin në sistem pa asnjë kontroll dhe kështu paratë shpenzohen pa asnjë kontroll.

20 milionë lekë për benzinë

Pavarësisht shkeljeve që japin alarmin e kuq, Ndreu ka vazhduar të nxjerrë para nga arka e bashkisë me të njëjtën metodë. Në të njëjtën ditë kryetari ka nënshkruar kontratën për prokurimin me objekt ‘Blerje Benzine (Premium Unl 10ppm), që gjithashtu blihet për nevojat e Bashkisë Lezhë, për 12 muaj.

Edhe për këtë tender ka paraqitur ofertë vetëm firma  “LINDA-80” Shpk. Këtu përsëritet e njëjta skemë, sërish kompania në fjalë ka paraqitur një ofertë sa 98% e fondit limit. Përballë saj nuk kishte asnjë konkurrent dhe kryetari Ndreu, duke pasur vetëm një zarf mbi tavolinë, ka firmosur kontratën. Edhe ky prokurim vlerësohet me ‘Red Flag’ nga Open Data, për shkak të parregullsive.

Nga ana tjetër, na tërheq vëmendjen fakti se kompania përfituese “LINDA-80” Shpk është specializuar për transport udhëtarësh. Nga kërkimi që bëri Gijotina.com në QKB, del se kompania nuk ka licencë për tregtinë me shumicë apo pakicë të karburanteve.

Pra, kemi në kushtet kur kryetari Ndreu ia ka dhënë tenderin një kompanie që nuk e garanton sigurinë e furnizimit për shkak të këtyre mungesave.

Ndreu në deklaratat e tij ka qenë përkrahës i SPAK-ut për të goditur të korruptuarit, për vetingun në polici, por ka ardhur koha të hetohen shpërdorimet në bashkinë e tij. “Ne do shkojmë si nuse para SPAK për të dhënë llogari për çdo gjë që kemi bërë”, është shprehur Ndreu kur nisi të zbatohet reforma në drejtësi.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abzuimelicencaOpen DataPjerin NdreuSkandal

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
“Jam i sigurt që jam fitues”, debat dhe ironi mes Julit dhe Meritonit

“Jam i sigurt që jam fitues”, debat dhe ironi mes Julit dhe Meritonit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown”, pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive,...

Lexo më shumë
Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com