Bayer Leverkusen nuk dorëzohet kurrë dhe tregon se dëshiron ta mbyllë këtë sezon pa pësuar humbje. Supersfida e javës së 30-të të Bundesligës kundër Borusias së Dortmundit përfundoi në barazim 1-1.
Fullkrug i dha avantazhin vendasve në të 81-ën, por kur dukej se gjithçka do të përfundonte me suksesin e verdhezinjve, ekipi i Xabi Alonsos shënoi me Stanishiç.
Ai e devijoi topin me kokë në rrjetë në sekondën e fundit të minutës së shtatë të shtesës, duke ruajtur ecurinë pa asnjë humbje të Leverkusen.
Kampionët e freskët të Gjermanisë e rrisin në 45 ndeshje ecurinë pozitive në këtë sezon, duke thelluar rekordin fantastik të vendosur nga ata vetë.
Discussion about this post