GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Erion Veliaj, shko te shokët”, parulla në rrugët e Tiranës që kërkon arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës

10:31 - 23/04/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Erion Veliaj, shko te shokët”, parulla në rrugët e Tiranës që kërkon arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Erion Veliaj, shko te shokët”. Kjo është parulla që mund të shohin qytetarët e kryeqytetit në zona të ndryshme të Tiranës, e shkruar në mure apo rrethime kantieresh ndërtimi.

Autorë të parullës që kërkon arrestimin e Erion Veliajt, janë aktivistë të “Lëvizjes Bashkisë”. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, “Lëvizja Bashkë” shprehet se Erion Veliaj duhet të arrestohet pas aferës “5D”, ndërsa dënon heshtjen e mediave televizive lidhur me rastin.

“Skandali korruptiv i Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij po heshtohet nga shumica dërrmuese e televizioneve. Në vend të hulumtimit gazetaresk dhe debatit publik, televizionet e mëdha vazhdojnë të postojnë videot propagandistike të hajdutit më të famshëm në Shqipëri: Erion Veliajt. Sonte në mbrëmje (dje) aktivistët e ‘Lëvizjes BASHKË’ kanë çarë bllokadën mediatike dhe i kanë kujtuar Erion Veliajt të vërtetën që e lë pa gjumë. Vendi i tij është te shokët e tij: NË BURG! Nesër (sot) Tirana do të zgjohet me këtë mesazh të qartë. Nuk është kurrë vonë për të vënë kryehajdutët përpara drejtësisë”, thuhet në reagim.

“Aksionet denoncuese të Lëvizjes BASHKË do të shoqërohen edhe me këmbënguljen tonë brenda Këshillit Bashkiak të Tiranës që Erion Veliaj të japë llogari për dhjetëra miliona eurot e dhuruara drejtorëve të 5D. Bashkia e Tiranës nuk mund të jetë më strofull hajdutësh”, mbyllet reagimi.

Reagimi i “Lëvizja Bashkë”

Deri në këtë fazë të hetimeve, SPAK nuk ka ngritur asnjë akuzë ndaj Velaj lidhur me dosjen “5D”.

Hetimet e SPAK kanë faktuar se drejtorët e Veliajt, Mariglen Qato dhe Redi Molla merrnin tendera të parregullt ligjor nga bashkia dhe institucionet nën varësi, duke ndikuar pikërisht me pozitën e tyre. Të ardhurat e arkëtuara në këtë formë llogariten gati 30 milion euro. Vetë Veliaj është shprehur se nuk ka pasur dijeni për aferat e vartësve, megjithatë të dhënat e dosjes hetimore ngrenë dyshime për pandehmat e tij. Opozita nga ana tjetër, shprehet e bindur se Veliaj është “kreu i bandës së drejtorëve hajdutë” dhe “pronari faktik i inceneretatorit të Tiranës”.

Për këtë, ka zhvilluar disa protesta para bashkisë Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen dhe arrestimin e kryebashkiakut. E radhës, do të mbahet të premten, nga ora 11:00.

Etiketa: Erion VeliajKryesore1levizja bashke

Lajme të lidhura

Prishje në emër të përmbytjeve, dhjetëra familje në Durrës mbeten pa strehë
Aktualitet

Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos

12:43 - 05/02/26
Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve
Aktualitet

Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve

12:32 - 05/02/26
Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!
Aktualitet

Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!

12:17 - 05/02/26
Para
Aksidenti në Itali, kush është i riu shqiptar që humbi jetën

Aksidenti në Itali, kush është i riu shqiptar që humbi jetën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prishje në emër të përmbytjeve, dhjetëra familje në Durrës mbeten pa strehë
Aktualitet

Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos

12:43 - 05/02/26

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ndërhyrjen në argjinaturën e lumit Erzen, ku si pasojë e daljes së tij...

Lexo më shumë
Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve

Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve

12:32 - 05/02/26
Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!

Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!

12:17 - 05/02/26
Dhunohet me sende të forta mjeku, përfundon në koma te Trauma

Përleshen dy persona në Vlorë, njëri prej tyre dërgohet në spitalin e Traumës me dëmtime të rënda

12:05 - 05/02/26
Dëmtohet edhe një tjetër rrugë, masivi i gurëve bllokon pjesërisht aksin Kukës-Bushtricë

Dëmtohet edhe një tjetër rrugë, masivi i gurëve bllokon pjesërisht aksin Kukës-Bushtricë

11:36 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com