GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Kryeministri i Spanjës pezullon ushtrimin e detyrës, shkak hetimi ndaj të shoqes

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryeministri i Spanjës pezullon ushtrimin e detyrës, shkak hetimi ndaj të shoqes

Pedro Sánchez y su mujer, Begoña Gómez, acuden al hospital a visitar al rey Juan Carlos pedro sánchez begoña gómez visita rey juan carlos hospital Josefina Blanco / Europa Press (Foto de ARCHIVO) 30/8/2019

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez njoftoi se do të pezullojë ushtrimin e detyrës deri në javën e ardhshme për të vendosur nëse dëshiron të vazhdojë të udhëheqë qeverinë pasi një gjykatë nisi një hetim ndaj së shoqes.

Pedro Sánchez Begona Gomez

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se po shqyrton mundësinë e dorëheqjes pasi një gjykatë hapi ndaj gruas së tij një hetim për mashtrim. “Më duhet të bëj një pushim dhe të mendoj”, shkroi Sanchez në një letër të shpërndarë në platformën e mediave sociale X, ku njoftonte se do të pezullonte ushtrimin e detyrave të tij publike deri të hënën, kohë në të cilën do të ketë marrë një vendim.

“Kam nevojë urgjente për t’i dhënë përgjigje pyetjes nëse… duhet të vazhdoj të drejtoj qeverinë, apo të heq dorë nga ky nder”, shkruan Sanches.

Pse po hetohet gruaja e Pedro Sanchez?

Gjykata njoftoi se kishte nisur hetimin “për shpërdorimin e mundësisë për ndikim dhe për korrupsionin” duke ju përgjigjur një ankese nga grupi kundër korrupsionit “Manos Limpias” (“Duart e Pastra”), kreu i të cilit ka lidhje me të djathtën ekstreme.

Konkretisht hetimi paraprak lidhet me pyetjen nëse Begona Gomez ka abuzuar me pozicionin e saj si bashkëshorte e kryeministrit për të siguruar sponsorë të dyshuar për një kurs masteri universitar që ajo drejton.

Sanchez: Fushatë e udhëhequr nga media “ultrakonservatore”

Kryeministri socialist Sanchez, i cili sapo ka formuar një qeveri të re të koalicionit të majtë pasi ofroi amnisti për separatistët katalanas në mërgim, tha në letrën e tij se ankesa bazohej në fakte “joekzistente” dhe ishte pjesë e një fushate “ngacmimi” kundër gruas së tij, fushatë e cila udhëhiqet nga media “ultrakonservatore” dhe  mbështetet nga opozita konservatore e ekstremit të djathtë.

“Unë nuk jam naiv. Jam i vetëdijshëm që ata po ngrenë akuza kundër Begonës, jo sepse ajo ka bërë ndonjë gjë të paligjshme, sepse ata e dinë mirë se kjo nuk është e vërtetë, por sepse ajo është gruaja ime,” shtoi ai.

Prokurori popullore

Manos Limpias e quan veten si shoqatë, po aktiviteti i saj kryesor është ndjekja e çështjeve ligjore si një e ashtuquajtur “prokurori popullore”.

Kjo veçori e ligjit spanjoll i lejon individët ose subjektet të marrin pjesë si akuzues në çështje të caktuara penale edhe kur nuk janë dëmtuar drejtpërdrejt nga i akuzuari.

Gjithësesi shumë prej çështjeve që ndjek Manos Limpias lidhen me kauza të djathta./Dw

Etiketa: korrupsionspanjë

Lajme të lidhura

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Uncategorized

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Nëntor 2026

07:31 - 09/11/26
Përkeqësohet gjendja e Veliajt, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale
Uncategorized

Përkeqësohet gjendja e Veliajt, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale

15:14 - 07/11/26
“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja
Uncategorized

“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja

15:29 - 06/11/26
Para
Drejtuesit e automjeteve në Tiranë mbyten në gjoba! Në një ditë vendosen rreth 973 të tilla! /FOTO

Drejtuesit e automjeteve në Tiranë mbyten në gjoba! Në një ditë vendosen rreth 973 të tilla! /FOTO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar
Aktualitet

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26

Era e fortë dhe deti i dallgëzuar kanë çuar në pezullimin e lundrimit nga porti i Durrësit drejt portit italian...

Lexo më shumë
Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

19:36 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com