GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

1 milion euro dëm shtetit, zbulohet skema e mashtrimit me faturat në Tiranë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkaktuan 2 mln euro dëm shmangën detyrimet tatimore, 12 të arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një skemë mashtrimi përmes faturave fiktive, me vlerë 1 milionë euro në dëm të shtetit shqiptar është zbuluar nga Prokuroria e Tiranës dhe policia e kryeqytetit.

Policia ka shpallur në kërkim organizatorin e skemës, i cili rezulton i punësuar si specialist taksash në Drejtorinë e Borxhit të Administratës Tatimore dhe një person tjetër, të cilët kryenin mashtrimin me faturat përmes kompanisë “AL-Dor”.

Bëhet fjalë për Loren Dobin dhe Sandrit Koçibellin.

Hetimet kanë zgjatur disa muaj dhe rezulton se “nga analizimi dhe studimi i të dhënave të shoqërive objekt hetimi, ato kanë funksionuar si furnizues, të cilët kanë lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor”.

“Më datë 21.04.2024, prokuroria kërkoi masën e sigurimit “arrest në burg” ndaj 2 shtetasve L.D. (Loren Dobi – administrator) dhe organizatori shtetasi S.K. (Sandrit Koçibelli – Specialist Taksash në Drejtorinë e Borxhit, në Administratën Tatimore) të lidhur ngushtë me subjektin fiktiv “AL-Dor”.  Pas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhoma penale, të dy personat janë shpallur në kërkim. Faturat fiktive janë injektuar në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fusha të ndryshme, në vlerën totale prej 320,608,000 lekë, duke i shkaktuar shtetit një dëm financiar në TVSH dhe TF (Tatim Fitimi), afërsisht 1 milion euro.  Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të lidhur ngushtë me subjektin Al-Dor, kanë konsumuar elementë të veprës penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe “Bashkëpunimit”, parashikuar nga nenet 144/a dhe 25 e Kodit Penal.”

Po ashtu dyshohet se në këtë skemë kriminale mashtrimi janë të përfshirë edhe persona dhe subjekte të tjera, si dhe funksionar të administratës shtetërore, për të cilat vazhdojnë hetimet.

Etiketa: fatura fiktiveprouroria e tiranesskema e mashtrimit

Lajme të lidhura

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26
Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit
Aktualitet

Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

18:12 - 31/07/26
Radhë kilometrike të makinave në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin
Aktualitet

Radhë kilometrike të makinave në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin

18:05 - 31/07/26
Para
PS vendos, ja kur do të shkojë në Kuvend projektligji për Amnistinë

Deputeti: Pas “surrogacisë” do miratohet ligji për martesat gay

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndarja e re territoriale/ Banorët e Dimalit, Divjakës, Klosit dhe Përrenjasit refuzojnë bashkimin e bashkive: Nuk do ta lejojmë
Breaking Views

Ndarja e re territoriale/ Banorët e Dimalit, Divjakës, Klosit dhe Përrenjasit refuzojnë bashkimin e bashkive: Nuk do ta lejojmë

20:34 - 31/07/26

Në disa qytete të Shqipërisë kanë nisur protesta kundër propozimit të ri në Reformën Territoriale për bashkimin e disa bashkive...

Lexo më shumë
Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht

Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht

20:28 - 31/07/26
Negociatat mes partive në Kosovë, LDK lë të hapur mundësinë për bashkëpunimin me LVV për institucionet e reja

Negociatat mes partive në Kosovë, LDK lë të hapur mundësinë për bashkëpunimin me LVV për institucionet e reja

20:18 - 31/07/26
Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar!

Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar!

20:09 - 31/07/26
Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com