GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Quajini “vrasës gjigantësh”, Kukësi shembulli i një skuadre që lufton me shpirt!

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Quajini “vrasës gjigantësh”, Kukësi shembulli i një skuadre që lufton me shpirt!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Quajini “vrasës gjigantësh”. Kukësi padyshim e meriton këtë epitet. Kanë eliminuar nga Kupa Tiranën dhe Partizanin, duke arritur një finale që ngjason me një mrekulli sportive. Është e tillë për shumë arsye, jo vetëm për eliminimin e “të mëdhenjve të kryeqytetit”.

Taktikisht, por mbi të gjitha për shpirtin dhe dëshirën. Nuk është e lehtë që një skuadër që tanimë e di fatin e saj, praktikisht e rrëzuar nga Superiorja, të gjejë forcën për të nxjerrë jashtë Kupës dy nga skuadrat më të investuara.

Në kontrast të plotë, Kukësi është skuadra që ka hasur problematikën më të thellë në këtë kampionat. Problemet me ish-presidentin Gjici, financa të reduktuara në mënyrë drastike, por tani kanë shansin historik për të siguruar një trofe. Dhe Europën.Ndaj Tiranës verilindorët luajtën një futboll cinik, të vetëdijshëm ndoshta për kufizimet që imponon organika. Të kujdesshëm për të mos pësuar dhe “vrastarë” në shanset e krijuara.

Një skuadër kompeticionesh “knock-out”-i, e denjë për karizmën e Bledar Devollit, teknikut që jo vetëm në stil loje por edhe në veshje i pëlqen të imitojë idhullin e tij, “El Cholo” Diego Simeone.

46-vjeçari me Kukësin e tij që në një farë mënyrë demonstron një lloj “cholizmi” në këtë kompeticion. Mes njëmijë e një vështirësish kanë bërë të mundur që qoftë edhe për një ditë, të rikthejnë kujtimet e Kukësit të madh.

Dhe në finale me atë që kanë shfaqur janë një kërcënim edhe për “mbretëreshën” Egnatia. Jo më kot i quajnë “vrasës gjigantësh”…

Lajme të lidhura

Miqësoret e qershorit ndaj Sllovenisë dhe Italisë, Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet në Durrës
Sport

Miqësoret e qershorit ndaj Sllovenisë dhe Italisë, Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet në Durrës

12:42 - 02/06/26
Edi Martini iu kërkon falje tifozëve, bëri gjestin antisportiv pas ndeshjes me Dinamon
Sport

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin

14:20 - 01/06/26
Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri
Sport

Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

12:50 - 01/06/26
Para
“Çfarë s’më kanë parë sytë”, Jetmiri premton të tregoj se çfarë po ndodh brenda mureve të Big Brother Vip

“Zoti merr pranë vetes më të mirët", Jetmir Salaj humb personin e afërm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Aktualitet

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26

Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në një bankë në kryeqytet. Autori ka ndjekur një...

Lexo më shumë
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

15:28 - 02/06/26
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

15:06 - 02/06/26
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

14:46 - 02/06/26

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord

14:22 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş