GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kryemadhi kërkoi 30%, Meta i jep 50% financimin për gratë kandidate! Monika: Ja pse është lider Ilir Meta!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryemadhi kërkoi 30%, Meta i jep 50% financimin për gratë kandidate! Monika: Ja pse është lider Ilir Meta!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Sherri” politik në familjen Meta-Kryemadhi është zbutur gjatë ditës së sotme, ku burrë dhe grua i kanë dhënë fund armiqësisë së tyre idealiste.

Kreu i PL Ilir Meta ka pranuar propozimin e bashkëshortes së tij për të financuar gratë dhe vajzat kandidate në fushata elektorale. Kryemadhi propozoi një buxhet prej 30%, ndërkohë që Meta u tregua zemërgjerë duke theksuar se financimi do të shkojë mbi 50%.

Pas deklaratës së Metës erdhi menjëherë reagimi i Kryemadhit e cila e cilësoi lider bashkëshortin e saj, burrë që mban fjalën.

 “Ja pse është lider Ilir Meta”, u shpreh deputetja, duke shtuar “sepse nuk ju lë të mos mbani premtimin që keni dhënë për gratë e vajzat për buxhetimin 30%, por ju jep atë që ju takon 50%.”

Pjesë nga debati:

Edmon Haxhinasto: Kjo përqindje nuk ka pse të ngelet 30% kur kandidatet zonja në listat tona mund të jenë shumë më tepër se sa 30%.

Mënyra si e kemi formuluar që në shpërndarjen e fondeve zgjedhore të aplikohet parimi i barazisë gjinore të kemi një kuotë të caktuar për buxhetin që përdorin kandidatet zonja. (Monika Kryemadhi ndërhyn)

30% akomodohet në mënyrën se si e kemi formuluar ne, që do të thotë se zbatojmë parimin e plotë të barazisë gjinore.

Monika Kryemadhi: Jo zoti Haxhinasto mos gënjeni, Në statut nuk është e formuluar fare buxhetimi…. (Ndërhyn Ilir Meta)

Ilir Meta: Miniumi 50%

Monika Kryemadhi: Bravo (Duartrokasin)

Edmon Haxhinasto: Nuk thashë që një statut është përcaktuar një %, thashë që parimi i barazisë gjinore do të thotë që buxheti ndahet proporcionalisht me % e grave në listat e konkurrimit.

Meta ngrihet dhe shkon në podium

Ilir Meta: Mondi të lutem! Faleminderit shumë për propozimin.

30% është pak sepse kemi gra e vajza të mrekullueshme. Ta vendosim minimum 50%,

(Monika Kryemadhi duartroket dhe thotë ‘bravo”.

Ilir Meta: E keni parë ju piktori nxjerr duart para si 5 për të na kopjuar neve por nuk na arrin dot sepse marrim shpejtësi tjetër nga sot me këto votime statuore.

Monika Kryemadhi: Ja pse është lider Ilir Meta, sepse nuk ju lë të mos mbani premtimin që keni dhënë për gratë e vajzat, për buxhetimin 30% por ju jep atë që ju takon 50%. Ndaj është lider Ilir Meta., nuk është lider Ilir Meta për të bërë mashtrimin e radhës, e kemi në statut në faqen online ku keni 0 buxhetin për gratë. i konsideroni si të barabarta në buxhetimin vjetor jo të fushatave elektorale. Të jemi seriozë.

Janë qindra gra dhe vajza që kanë besuar tek Ilir Meta dhe PL, nuk kanë besuar tek paragrafët.

Edmond Haxhinasto: Faleminderit zonja Kryemadhi, besoj që referencën për mashtrim nuk e kishit për mua sepse nuk jam shquar ndonjëherë për të tillë.

Etiketa: Ilir MetaKryemadhi

Lajme të lidhura

Aksident tragjik në punë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve
Aktualitet

Aksident tragjik në punë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve

18:39 - 11/07/26
Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart
Aktualitet

Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart

18:19 - 11/07/26
Arrestohen në pikat kufitare të Sarandës tre persona të shpallur në kërkim
Aktualitet

Arrestohen në pikat kufitare të Sarandës tre persona të shpallur në kërkim

17:45 - 11/07/26
Para
Ndërtesa ku u burgosën martirët e fesë në Durrës po rrënohet

Ndërtesa ku u burgosën martirët e fesë në Durrës po rrënohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident tragjik në punë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve
Aktualitet

Aksident tragjik në punë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve

18:39 - 11/07/26

Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur këtë të shtunë në Kolonjë, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën gjatë...

Lexo më shumë
Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart

Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart

18:19 - 11/07/26
FIFA shet si suvenir barin e finales së Botërorit 2026, ja sa do të kushtojë copëz fushe e stadiumit “MetLife”

FIFA shet si suvenir barin e finales së Botërorit 2026, ja sa do të kushtojë copëz fushe e stadiumit “MetLife”

18:11 - 11/07/26
Përplasja e Trump me median/ Gazetarët e “New York Times” në gjyq për rrjedhje të informacioneve për “Air Force One”

Përplasja e Trump me median/ Gazetarët e “New York Times” në gjyq për rrjedhje të informacioneve për “Air Force One”

17:58 - 11/07/26
Arrestohen në pikat kufitare të Sarandës tre persona të shpallur në kërkim

Arrestohen në pikat kufitare të Sarandës tre persona të shpallur në kërkim

17:45 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com