GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Inceneratori i Tiranës dhe dosja “5D”, Erion Veliaj në dyert e SPAK

20:35 - 27/04/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Komunikimet e Veliajt me drejtorët e arrestuar në duart e SPAK”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erion Veliaj konfirmoi këtë të shtunë se do të japë llogari në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të procedimit penal për inceneratorin e Tiranës dhe atij të njohur si “5D”.

Në media është përfolur se Veliajt i ka shkuar fletëthirrje nga SPAK për tu paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Megjithatë, gjatë një interviste televizive këtë të shtunë, ai pretendoi se do të japë shpjegime në SPAK me iniciativën e tij.

“Unë besoj se marrëdhënia me SPAK-un nuk duhet të jetë vetëm reaktive, kur ata kërkojnë diçka, por mund të jetë edhe pro aktive. Zoti Dumani kishte të drejtë kur tha se institucionet duhet të jenë më pro aktive. Unë e kam marrë seriozisht këtë propozim dhe dua jo vetëm të vazhdojmë bashkëpunimin, por dua të jap më shumë informacione, edhe për të sqaruar çështjen e inceneratorëve, edhe për të shpjeguar pse disa media dhe disa gazetarë të influencuar nga politika ngatërrojnë letrën e Bankës Botërore me propozimin e pakërkuar”, tha Veliaj për “Report Tv”.

“Kështu që, sa të pres që SPAK-u dhe institucionet e tjera, le të themi, me procedurat dhe vonesat e postës, ta bëjnë gjithë këtë komunikim, më mirë shkoj vetë, bëj një kronologji të gjithë këtyre situatave dhe mendoj se qasja proaktive na ndihmon të dyja palëve”, tha Veliaj, duke konfirmuar se herët ose vonë do të thirrej për të dëshmuar në prokurori për çështjen.

Ai shtoi se ditët në vijim do të dakordësohet me SPAK për orarin e paraqitjes në dyert e prokurorisë.

“Palën e bashkisë për aq sa ka, si një nga 5-6 klientët e inceneratorëve dhe për gjithë dijeninë që ka, edhe palës së SPAK-ut për të mos u vonuar me ‘erdhi posta, u vonua posta’, por për të pasur të gjithë informacionin e nevojshëm. Ndaj, besoj, në ditët e ardhshme do të kemi një dakordësi për orarin, unë i kam bërë gati dosjet, gjithë kronologjinë, edhe të mënyrës sesi ne, si një nga 5 (fillimisht) dhe tani 6 bashkitë, jemi klientë të inceneratorit, por edhe ku është diferenca mes letrës së Bankës Botërore dhe asaj që është një ofertë e pa kërkuar, dhe sesi disa personazhe mundohen t’i ngatërrojnë të dyja, por është e pa ngatërrueshme, është shumë e qartë”, tha Veliaj, duke pretenduar pafajësi për aferën e inceneratorit.

Megjithatë, për opozitën dhe protestuesit që mblidhen çdo javë para Bashkisë Tiranë, duke kërkuar arrestimin dhe dorëhejqn e Veliajt, ai është “pronari faktik i inceneratorit të Tiranës”. Me të tilla fjalë e përshkroi dhe ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahemtaj.

Veliaj akuzohet se është personi që i ka hapur rrugën koncesionit të inceneratorit duke u shprehur “dakord në parim” në emër të Bashkisë Tiranë, përmes një dokumenti që mban datën 27 Mars 2017, dërguar ish-Sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako. Sipas opozitës, kryebashkiaku, në këtë rast, ka tejkaluar kompetencat duke anashkaluar rolin e këshillit bashkiak në shprehjen e qëndrimit.

Për procedimin penal të inceneratorit të Tiranës është arrestuar Taulant Tushe, një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Veliajt. Sipas hetimeve të SPAK, Tushe është angazhuar për të ndihmuar Klodian Zoton të shtjerë në dorë kontratën koncesionare dhe miliardat që vinin pas.

Një masë e dytë arresti me burg është dhënë nga Gjykata e Posaçme për Tushen edhe për dosjen “5 D”, një tjetër aferë për të cilën prej javësh protestohet për dorëheqjen e Veliajt dhe arrestimin e tij.

Sipas hetimeve, dy drejtorët e Erion Veliajt, Redi Molla dhe Mariglen Qato, si drejtues të Ujësjellësit, i kanë dhënë tendera një kompanie që “de facto” ishte në pronësi të tyre. Kontrata të tjera kanë marrë dhe nga vetë institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj, si dhe ente të tjera në varësi të Bashkisë Tiranë, duke përdorur pushtetin e tyre si të zgjedhurit e kryebashkiakut. Interesant është një komunikim konfidencial i një punonjëseje të firmës së Mollës e Qatos të administruar në dosjen hetimore, që sugjeron se bosi i vërtetë i kompanisë “5 D” që thithte paratë e taksapaguesve është vetë shefi i bashkisë, Erion Veliaj.

Për të dyja rastet ka pasur kritika ndaj Prokurorisë së Posaçme se po amniston Veliajn duke mos ngritur akuza penale ndaj tij, pavarësisht provave.

Etiketa: Bashkia TiraneErion VeliajInceneratori i TiranesKryesore1

Lajme të lidhura

Inceneratori i Elbasanit/ Lefter Koka me raport mjekësor. Ja kur jepet vendimi
Aktualitet

SPAK kërkon rikthimin në burg, por Gjykata nuk po e e gjen! A është arratisur Lefter Koka?

11:17 - 24/04/26
PD: Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit, po shkatërrohet trashëgimia arkeologjike e Butrintit
Aktualitet

Denoncimi i PD: Bashkia e Tiranës hap procedurat e kredive të buta, por e-Albania nuk punon

11:13 - 24/04/26
Vokshi ngre alarmin në Strasburg: Eksodi i të rinjve po zbraz Shqipërinë! Kur rinia largohet, demokracia gërryhet
Aktualitet

Vokshi nga Strasburgu: Paratë e pista nga lidhja shtet-krim po deformojnë ekonominë shqiptare…

10:50 - 24/04/26
Para
Superliga – Skënderbeu triumfon ndaj Erzenit, Dinamo City dhe Laçi ndajnë pikët

Superliga - Skënderbeu triumfon ndaj Erzenit, Dinamo City dhe Laçi ndajnë pikët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Inceneratori i Elbasanit/ Lefter Koka me raport mjekësor. Ja kur jepet vendimi
Aktualitet

SPAK kërkon rikthimin në burg, por Gjykata nuk po e e gjen! A është arratisur Lefter Koka?

11:17 - 24/04/26

SPAK kërkon rikthimin në burg të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, ndërsa procesi has pengesa proceduriale, pasi gjykata nuk ka...

Lexo më shumë
PD: Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit, po shkatërrohet trashëgimia arkeologjike e Butrintit

Denoncimi i PD: Bashkia e Tiranës hap procedurat e kredive të buta, por e-Albania nuk punon

11:13 - 24/04/26
Vokshi ngre alarmin në Strasburg: Eksodi i të rinjve po zbraz Shqipërinë! Kur rinia largohet, demokracia gërryhet

Vokshi nga Strasburgu: Paratë e pista nga lidhja shtet-krim po deformojnë ekonominë shqiptare…

10:50 - 24/04/26
Drejtonte rrjetin e trafikut, shqiptari kapet me 22 kg kokainë dhe arsenal armësh

Drejtonte rrjetin e trafikut, shqiptari kapet me 22 kg kokainë dhe arsenal armësh

10:41 - 24/04/26
Sllovenia i bashkohet Spanjës dhe Irlandës, do të transmetojë emisione për Palestinën në vend të Eurovisionit

Sllovenia i bashkohet Spanjës dhe Irlandës, do të transmetojë emisione për Palestinën në vend të Eurovisionit

10:17 - 24/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com