GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksident i rëndë në Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën i moshuari

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksident i rëndë në Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën i moshuari

Foto nga vendngjarja

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në orët e para të ditës së sotme, një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec – Qafë Thanë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Mëmëlisht kur drejtuesi i një mjeti tip “Mercedes Benz” që po udhëtonte nga Qafë Thana në drejtim të Pogradecit ka humbur kontrollin duke kaluar në korsinë e kundërt të rrugës nacionale dhe për pasojë është përplasur me një mjet “Citroen” me targa greke.

Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë ka shkaktuar vdekjen e 80 vjeçarit Fillim Zeka, i ndodhur në sediljen e parë të pasagjerit si dhe plagosjen e drejtuesit të mjetit “Citroen”.

Për policinë, drejtuesi i mjetit tip “Benz” dyshohet se ka humbur kontrollin edhe nga pagjumësia në kushte kur ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara duke mos i krijuar mundësi manovrimi për shmangien e përplasjes drejtuesit të mjetit tjetër.

Policia ka shoqëruar në komisariatin e Pogradecit drejtuesin e mjetit tip “Benz”, Dritan Yzellari, për të sqaruar më tej rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.

“Rreth orës 04:50, në aksin rrugor ‘Pogradec-Qafë Thanë’, pranë fshatit Memëlisht, automjeti tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin D. Y., 46 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin Y. M., 58 vjeç. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip ‘Citroen’ 58-vjeçari Y. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasi F. Z., 80 vjeç, banues në fshatin Çetë, Devoll, pasagjer në këtë automjet, i cili për pasojë ndërroi jetë. Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet se ka qenë kalimi në korsinë tjetër të rrugës, duke mos mbajtur krahun e duhur të lëvizjes, nga ana e drejtuesit të automjetit tip “Benz” shtetasit D.Y.“, njoftoi policia.

Etiketa: aksidentKryesore1

Lajme të lidhura

Vodhi 5 mijë euro që në orët e para të punës, gruaja lirohet pas 3 ditësh në qeli
Aktualitet

Vodhi 5 mijë euro që në orët e para të punës, gruaja lirohet pas 3 ditësh në qeli

19:25 - 21/07/26
“Metamorfoza”/ SPAK dërgon dosjen për gjykim, mes të pandehurve edhe Ervis Martinaj
Aktualitet

“Metamorfoza”/ SPAK dërgon dosjen për gjykim, mes të pandehurve edhe Ervis Martinaj

19:09 - 21/07/26
Atentati në Elbasan/ Objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’? Autori me maskë silikoni dhe paruke
Aktualitet

Atentati në Elbasan/ Objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’? Autori me maskë silikoni dhe paruke

18:00 - 21/07/26
Para
Skema e re e pensioneve, po diskutohet ulja e kontributeve dhe e viteve të punës

Skema e re e pensioneve, po diskutohet ulja e kontributeve dhe e viteve të punës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zyra luksoze në Ishëm dhe Katund i Ri, ku ka mijëra banorë të pastrehë/ Sako ndan 800 MLN lekë me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën
Breaking Views

Zyra luksoze në Ishëm dhe Katund i Ri, ku ka mijëra banorë të pastrehë/ Sako ndan 800 MLN lekë me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën

23:11 - 21/07/26

Shtatë vjet pas tërmetit, shumë familje në Durrës nuk kanë ende ndonjë ndihmë për strehimin, ndërsa pushteti ndërton zyra luksoze...

Lexo më shumë
Pas Kosovës dhe Maqedonisë, stuhia e fuqishme mbërrin në Shqipëri, ja situata

Pas Kosovës dhe Maqedonisë, stuhia e fuqishme mbërrin në Shqipëri, ja situata

22:29 - 21/07/26
Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA-në të përdorë bazat e saj

Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA-në të përdorë bazat e saj

22:14 - 21/07/26
Organizatorët e protestës i përgjigjen Ramës për Paketën e Maleve: Shqipëria, në shitje

Organizatorët e protestës i përgjigjen Ramës për Paketën e Maleve: Shqipëria, në shitje

21:49 - 21/07/26
“Mbret pa popull”/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull”/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

19:59 - 21/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com