GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VIDEO – Protestë në Belsh kundër mbylljes së tregut, tregtarët përplasen me policinë bashkiake

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO – Protestë në Belsh kundër mbylljes së tregut, tregtarët përplasen me policinë bashkiake
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tregtarët e Bashkisë së Belshit kanë dalë sërish në protestë këtë të hënë, kundër vendimit të Këshillit Bashkiak për largimin e tregut nga qyteti.

Policia Bashkiake ka mbyllur derën dhe i ka penguar që tregtarët të dhe përballen me drejtuesit e bashkisë, por ata kanë rezistuar duke e hapur derën kryesore me forcë.

Kjo është hera e disatë që tregtarët u ngritën në protestë, pasi bashkia ka vendosur t`i largojë nga vendi ku tregtojnë çdo fundjavë.

Sipas vendimit të bashkisë, tregtarët që prej 30 vjetësh shesin produktet e tyre në qytet, do të zhvendosen në një treg të ri, i cili është rreth 3 km larg qytetit.

Tregtarët e kanë kundërshtuar këtë vendim, duke u shprehur se largimi nga qyteti, do të sjellë falimentimin e tyre, pasi largësia, sipas tyre, bën që të mos ketë klientë.

Këtë e kanë konfirmuar dhe qytetarët, të cilët gjithashtu janë kundër vendimit të bashkisë për largimin e tregtarëve nga qyteti.

Tregtarët thonë se Bashkia e Belshit nuk është konsultuar me ta kur e ka marrë vendimi, ndërsa shprehen se hapësira e re e caktuar nga bashkia është e pa mjaftueshme për ushtrimin e aktivitetit.

Ndërkohë, Sekretari i përgjithshëm i bashkisë së Belshit, Mustafa Çarçiu tha për mediat se vendi ku zhvillohej tregu është pengesë për turistët dhe se nga aktiviteti krijohej ndotje në rrugë e liqen.

“Normale që kush do të shkojë në pazar do të iki në pazar, njëri do iki në këmbë, tjetri me makinë. Tani është bërë fakt, pazari ka lëvizur. Tregtarët kanë të drejtën e tyre të protestojnë”, tha Çarçiu.

Etiketa: BelshKryesore1proteste

Lajme të lidhura

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba
Aktualitet

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba

19:09 - 01/06/26
“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina
Aktualitet

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika
Aktualitet

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Para
Rama batutë: Shqipërinë, Zoti e krijoi ditën e dielen, ndërsa shqiptarët kur ishte i stresuar

Rama batutë: Shqipërinë, Zoti e krijoi ditën e dielen, ndërsa shqiptarët kur ishte i stresuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba
Aktualitet

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba

19:09 - 01/06/26

Në Tiranë po mbahet protesta e dytë radhazi sa i përket mbrojtjes së Zvërnecit. Mijëra qytetarë janë mbledhur përpara Ministrisë...

Lexo më shumë
“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26
Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibompusulabet girişJojobet