Bayern Munich po punon për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Një nga repartet që ka më shumë nevojë për përforcime është mbrojtja dhe sipas raportimeve të medieve britanike në radarët e bavarezëve ka rënë kapiteni i Manchester City-t, Kyle Walker.
Bayern tentoi edhe verën e shkuar që të transferonte mbrojtësin e “Citizens”, por ndërhyrja e Pep Guardiola-s e bllokoi atë lëvizje.
Megjithatë këtë herë nuk ka të njëjtat sinjale nga trajneri i City-t dhe për rrjedhojë Bayern-i mund ta bëjë të mundur transferimin e Kyle Walker në verë.
Discussion about this post