Një tjetër ankesë është depozituar pranë Komisionit të Prokurimeve Publike. Këtë herë në skandal është përfshirë Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Shkeljen e hapur që ka bërë MAS me tenderin mbi 330 milionë lekë të vjetra për blerjen e pajisjeve didaktike, këtë herë e ka denoncuar një nga kompanitë e skualifikuara nga gara pa të drejtë. Kompania “Distributor of Medical Devices Group” SHPK ka denoncuar rastin pranë KPP duke pretenduar se argumentet për largimin nga gara nuk janë bërë komfort ligjit.
Në dokumentin e siguruar nga gijotina. com, një nga shkeljet që ka nxjerrë pa të drejtë nga lista e konkurrimit firmën në fjalë është ndërhyrja dhe ndryshimi i procedurës me të cilën kjo kompani do të regjistrohej. Ky skandal komfort ligjit, është padyshim më tepër “kosto” sesa pajisjet didaktike që Ministria e Arsimit kishte planifikuar bashkë më shërbëtorët e propagandës, të shpërndante nëpër shkolla. Pra shkelja e ligjit, ndryshimi i një dokumenti.
Ministria e Arsimit dhe Sportit kërkon që kompania të paraqesë mostra ose fotografi dhe katalogë në dokumentet e tenderit, kjo sipas firmës së skualifikuar, ka koste prej 2 milion lekësh dhe është në papërpuethshmëri me ligjin dhe vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik. Pra në “llogaritjen” e ministrisë përveç 330 milionë lekë të vjetra që do të shpenzohen nga buxheti i shtetit për këto pajisje bazë të arsimit, skualifikimi i kësaj kompanie do të shkaktojë edhe 20 milion lekë të vjetra nga shteti.
Shumë kjo që për Ministrinë e Arsimit nuk merret parasysh, pasi kjo është një nga tenderët në radhë, që skualifikon pa të drejtë kompanitë garuese me arsyetim zero, por njëkohësisht shkakton dhe kosto nga arka e shtetit. Tenderi kështu me vlerën prej 330 milionë lekësh të vjetra do të jetë në “dorën” e kompanisë së priviliegjuar.
Argumentet
Kompania e cila është skualifikuar pa të drejtë nga gara në argumentet e renditura për ankesën drejtuar MAS, thekson se koha është shumë e shkurtër për të paraqitur nga data 1 në datën 13 për të realizuar kontratën e fundit, çka sipas tyre do të sillte kufizimin e konkurrencës së lirë dhe do të fitonte kompania e privilegjuar.
Ndër të tjera, firma e lënë jashtë garës thekson se vlera e mostrave të kërkuara kap shifrën 2.000.000 lekë të reja, një vlerë kjo e konsiderueshme po të merret parasysh fakti se do të ketë vetëm një fitues do të shkaktohet dëm ekonomik i konsiderueshëm për konkurrentët e tjerë.
Një vështirësi tjetër është transporti, duke qenë se operatori ekonomik janë vetëm importues i këtyre materialeve dhe jo prodhues. Ku përveç kostove të larta që po rriten dita-Ditës është problem edhe afati i dërgimit në muajin dhjetor kur është fundviti dhe në prag festash kompanitë i kanë mbyllur porositë e transportit.
Discussion about this post