Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Gentian Keri, në kuadër të hetimeve për çështjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Keri është pyetur nga një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Gjatë dëshmisë së tij, sekretari i Përgjithshëm ka deklaruar se ka vepruar në përputhje me ligjin. Ai është pyetur gjithashtu lidhur me pretendimet e një drejtoreshe të degës së Thesarit, e cila ka dëshmuar në SPAK se është kërcënuar prej tij.
Keri ka sqaruar se nuk e kishte kërcënuar zyrtaren, por i kishte tërhequr vëmendjen për shkak se, sipas tij, ajo nuk kishte zbatuar ligjin.
Çështja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve është dërguar për hetim në SPAK përmes një kallëzimi të depozituar në muajin shtator, mes tyre sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave.









Discussion about this post