GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kryemadhi, pazare me Veliajn! Ja si lidhen faktet

18:31 - 30/04/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryemadhi, pazare me Veliajn! Ja si lidhen faktet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Akuza dhe sulme të ashpra në publik dhe biznes në fshehtësi. Kjo është ajo që ndodh rëndom mes rivalëve politik në realitetin shqiptar. Dokumente të publikuara në media këtë të martë ngrenë dyshime se e tillë është marrëdhënia mes bashkëshortores së kreut të PL-së, Monika Kryemadhi dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Akuzat publike

Mes palëve, janë shkëmbyer akuza publike të ashpra. Këshilltarë të Partisë së Lirisë dhe kryetari i saj kanë kërkuar dorëheqjen e Veliajt dhe arrestimin e tij në protestat javore që zhvillohen tashmë prej një muaji para Bashkisë së Tiranës. Të ashpra kanë qenë edhe përgjigjet e kryebashkiakut.

Më herët gjatë ditës, Monika Kryemadhi, përmes një reagimi në rrjetet sociale, u shpreh se ishte denoncimi i LSI-së që çoi Veliajn këtë të martë në dyert e SPAK.

“Është ky standard i ri që vendosëm bashkërisht për mënyrën se si hetohet korrupsioni qeveritar, e cila ka bërë që Erion Veliaj, nga zyrtar i maxhorancës i cili kërcënonte në emër të drejtësisë, të shkojë sot e të përgjigjet para SPAK për abuzimet e tij”, shkroi deputetja e PL-së dhe ish-kryetarja e kësaj force politike kur emërohej LSI.

“E drejta vonon por drejtësi do të ketë një ditë! Unë do të vazhdoj luftën dhe falenderoj çdo njeri që kontribuoi për këtë ditë ku muri i madh mbrojtës për pandëshkueshmërinë e qeverisë së inceneratorëve, u ça”, shtoi ajo, duke publikuar edhe shkresën përmes së cilës Veliaj shpreh dakordësinë në parim për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës – i shndërruar më pas në “aferën e shekullit”.

Pazare në fshehtësi?

Megjithatë, pavarësisht akuzave, një dokument i nxjerrë nga sistemet e Kadastrës, ngre dyshime për marrëdhënien armiqësore (që deklarohet publikisht) të Kryemadhit dhe Veliajt.

Në dokumentin e pronësisë së një trualli në rrugën Mjull-Bathore, në Bashkinë Tiranë, pronarët janë: Fatime Kryemadhi (nëna e Monika Kryemadhit) me 12.2%, Monika Kryemadhi me 17% dhe shoqëria “AGI KONS” me 70.8%.

“AGI KONS” është në pronësi të Gentjan Sulës, i konsideruar si oligark qeveritar, përfitues i parave publike me vlerë qindra milionë euro. Shumicën e tenderave që i ka përfituar me procedura të dyshimta sipas vlerësimit nga “Open Procurment”, janë nga Bashkia Tiranë.

“AGI KONS” në pronësi të Gentjan Sulës – Dokumente nga QKB

“AGI KONS” në bashkëpunim me një subjekt tjetër, kanë përfituar nga Bashkia Tiranë e drejtuar nga Veliaj edhe tenderin për “ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, faza 1”, me vlerë 18.5 miliardë lekë.

Çuditërisht, bashkëpronarja e tij në pasuri të paluajtshme, Monika Kryemadhi, ishte një nga protestueset e zëshme kundër prishjes së Teatrit dhe që u përplas me policinë ditën e shembjes së godinës.

Tenderit i sipërpërmendur është markuar me “flamur të kuq” nga “Open Procurment” për s’kualifikimin e të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit, ç’ka ngre dyshime për fitues të paracaktuar.

Ndër prokurimet e fituara nga Bashkia Tiranë të kësaj firme, është edhe ajo për rehabilitimin e “Parkut Rinia” me më shumë se 1 miliard lekë. Procedurë e shënjuar gjithashtu me “flamur të kuq”, ç‘ka tregon rrezikun potencial të një afere korruptive mes tenderuesve dhe përfituesit.

Një tjetër kontratë e majme e fituar nga “AGI KONS”, është edhe tenderi për përmirësim furnizimi me ujë te “Kodra e Diellit” – zonën ku jetojnë si Kryemadhi ashtu edhe Veliaj.

Kompania e Gentjan Sulës ka marrë edhe nga Bashkia Këlcyrë e drejtuar Nga Erion Isai një tender prej 3.3 milird lekësh për furnizimin me ujë të disa fshatrave. Një procedurë që bëri zhurmë në media, ndërsa u ngritën dyshime se për favorizimin e Gentjan Sulës, Isai mori në këmbim sipërfaqe ndërtimi te Kodra e Diellit, ku ka ndërtuar “AGI KONS” shpk.

Teksa dokumentet flasin për një marrëdhënie të dyshimtë Veliaj-Kryemadhi, pyetja që shtohet (në kuadër të një opozitbërje të moralshme) është: A janë në dijeni të këtyre fakteve demokratët që ishin në Konventën e LSI-së pak ditë më parë?

Etiketa: Erion VeliajKryesore1Monika Kryemadhi

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Këlliçi flet me emra: Ja drejtorët e Veliajt që do i bashkohen në qeli atyre të ‘5D’

Këlliçi flet me emra: Ja drejtorët e Veliajt që do i bashkohen në qeli atyre të ‘5D’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com