GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

Instagram ndryshon algoritmin, ja risitë

23:30 - 30/04/24
në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
Beteja me “Tik Tok”, Instagram vendos të bëjë një ndryshim te Reels
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Instagram po prezanton disa ndryshime në sistemin e renditjes për të nxjerrë në pah përmbajtjet origjinale të  krijuara nga llogaritë e vogla. Platforma thotë se prej kohësh, përdoruesit me shumë ndjekës dhe llogaritë që shpërndajnë ripostime janë parë më shumë.

Tani po kërkon një mënyrë me ndryshimet e reja që do të implementohen në muajt e ardhshëm për t’u treguar i barabartë me të gjithë përdoruesit.

Ndryshimi po bëhet pas disa muajve me kritika që përdoruesit kanë patur ndaj platformës ku janë shprehur se janë ndikuar negativisht nga algoritmi.

Me renditjen e re, llogaritë me më pak ndjekës do të kenë më shumë shpërndarje, ripostimet do të zëvendësohen nga përmbajtjet origjinale te rekomandimet, do të shtohen etiketa dhe llogaritë që shpërndajnë vetëm përmbajtje nga të tjerët (llogari agregate) nuk do të rekomandohen.

Instagram thotë se rekomandimet do të shfaqin përmbajtje për një audiencë të vogël që mendohet se do ta pëlqejë. Pasi njerëzit të ndërveprojnë, Reels më të klikuar do t’i shfaqen një audience më të gjerë, më të suksesshmit e këtij grupi do t’i rekomandohen edhe më shumë përdoruesve e kështu me radhë.

Instagram mendon se ky ndryshim do u japë të gjithë përdoruesve një mundësi të barabartë për të marrë audiencë.

Nëse Instagram gjen dy ose më shumë  postime identike në Instagram, do të  rekomandojë vetëm origjinalin. Postimi origjinal do të zëvendësojë të ripostuarin në rekomandimet e aplikacionit. Platforma thekson se nuk do të zëvendësohen përmbajtjet që janë ndryshuar dukshëm.

Si rrjedhojë, Instagram nuk do të zëvendësojë përmbajtjet që  janë ndryshuar për t’u kthyer në postime humoristike. Përmbajtjet do të zëvendësohen vetëm në hapësirat e rekomandimit si Explore, Reels dhe rekomandimet e shfaqura në faqet kryesore.

Ripostimet do të kenë etiketa që do t’i lidhin përdoruesit me postimin origjinal. Etiketa do të jetë e dukshme për ndjekësit e llogarisë. Momentalisht, krijuesi i postimit ose llogaria që e riposton ka opsionin që ta heqë etiketën. Është e mundur që në të ardhmen Instagram nuk do ta lejojë më këtë.

Në muajt e ardhshëm, llogaritë që postojnë vazhdimisht përmbajtje të përdoruesve të tjerë nuk do të shfaqen në rekomandime. Megjithatë, kjo nuk do të prekë shfaqjen e tyre ndaj ndjekësve të llogarisë agregate.

Etiketa: Instagram

Lajme të lidhura

Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes
Aktualitet

Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes

18:30 - 03/12/25
Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
Raporti i OKB-së: IA po rrit hendekun midis vendeve
Aktualitet

Raporti i OKB-së: IA po rrit hendekun midis vendeve

17:10 - 02/12/25
Para
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për sot

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com