Furrat e bukës dhe pastiçeritë për rreth 2 javë, përkatësisht nga data 7 deri më 20 Maj do të plotësojnë formularin e shpërndarë nga Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU), për kushtet konkrete se në cilën fashë të energjisë elektrike përfshihen.
Plotësimi i formularit i paraprin zbatimit të vendimit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për ndarjen e çmimit të energjisë elektrike në 3 fasha, sipas kategorizimit të bizneseve të prodhimit të bukës.
Nga Shoqata e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave, u njoftua se çdo objekt nga data 7 deri më 20 Maj, do të plotësojë një formular sipas kushteve konkrete se në cilën fashë përfshihet subjekti.
“FSHU-ja do të bëjë me grupe pune verifikimin e gjendjes konkrete të furrave të bukës e pastiçerive, nga data 7-20 Maj. Ky do jetë hapi i parë për zbatimin e këtij vendimit të ERE-s Nr.72 datë 15/04/2024”, pohon shoqata.
Faturimet e reja që do të kryhen duke filluar 1 Maj 2024, deri në 31 dhjetor 2024 do të zbatohen sipas çmimeve të reja për prodhuesit e bukës.
Pas ngritjes së një grupi pune dhe konsultimeve të vazhdueshme, Shoqata e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave dhe MIE e OSHEE Group, kanë rënë dakord për tre çmime të ndryshme sipas llojit të aktivitetit që ka subjekti.
Në vendimin e miratuar nga ERE për kategorinë e parë ku përfshihen “Vetëm Furra buke/prodhim mielli” çmimi i energjisë elektrike do të jetë 7.6 lekë/kWh.
Për kategorinë e dytë “Furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri” çmimi do të jetë 9,5 lekë/kWh dhe për kategorinë e tretë “Furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, shërbim Kafe” çmimi do të jetë 12 lekë/kWh.
Aktualisht, vetëm furrat e bukës dhe prodhimit të miellit për tension 0.4 kv duhet të paguajnë një tarifë të subvencionuar prej 7.6 lekë/kWh të vendosur nga ERE që në vitin 2018.
Ndërsa për bizneset të lidhura në tension 0.4 kv tarifa e energjisë, është 14 lekë për kWh. Por pavarësisht vendimit të mëparshëm, aktualisht të gjitha furrat në vend pavarësisht shërbimeve që ofronin si pastiçeri apo bar-kafe, energjinë e blinin me 7.6 lekë.
Vendimi për kategorizimin e 3 çmimeve të energjisë elektrike
FSHU sh.a., në kërkesën për përcaktim të çmimit të shitjes së energjisë elektrike për subjektet “Furra buke dhe/ose prodhim mielli” të lidhura në nivelin e tensionit 0.4 kV, ka propozuar një kategorizim të ri të këtyre subjekteve si më poshtë vijon:
Kategoria I, ku përfshihen subjektet të cilat përfitojnë çmimin 7.6 lekë/kWh të energjisë elektrike.
Për përfitimin e kësaj tarife subjektet duhet të disponojnë:
1- Licenca për prodhim dhe tregtim buke me NIPT të veçantë të dedikuar ose Sekondar.
2- Ambienti i prodhimit ose tregtimit të jetë i veçantë, me dalje më vete dhe i ndarë me ambientet e tjera.
3- Duhet të jenë këto pajisje të domosdoshme: Dhomë ardhje, brumatriçe me kapacitet mbi 50 kg, pajisje frigoriferike pune, makinë prerëse buke, sistem ndriçimi, ajrosje, kondicionimi, si dhe pajisje të tjera ndihmëse për prodhimin dhe tregtimin e bukës.
Kategoria II, ku përfshihen subjektet të cilat përfitojnë çmimin 9.5 lekë/kWh të energjisë elektrike.
Për përfitimin e kësaj tarife subjektet duhet të disponojnë:
1- Licenca duhet të jetë: prodhim dhe tregtim buke, brumëra dhe pastiçerie.
2- Në ambientet e prodhimit dhe tregtimit duhet të jenë këto pajisje të domosdoshme: Dhomë ardhje, brumatriçe me kapacitet mbi 50kg, pajisje frigoriferike pune, makinë prerëse buke, sistem ndriçimi, ajrosje, kondicionimi, si dhe pajisje të tjera ndihmëse për prodhimin dhe tregtimin e bukës.
3- Në ambientet e saj mund të ketë dhe pajisje të tjera për prodhimin, ruajtjen dhe tregtimin e të gjitha produkteve të veta, të pastiçerisë dhe brumërave si: Pajisje frigoriferike pune, ngrirës dhe freskues, mikser, abatitor, sfoliatriçe, pajisje të tjera pastiçerie, banaqe (ekspozitor), freskues, ngrirës, ngrohës për tregtimin vetëm të produkteve të veta, të bukës, pastiçerisë dhe brumërave.
Kategoria III, subjektet të cilat përfitojnë çmimin 12 lekë/kWh të energjisë elektrike.
Për përfitimin e kësaj tarife subjektet duhet të disponojnë:
1- Këtë çmim do ta përfitojnë të gjitha ato subjekte që në ambientet e tyre, prodhohet dhe tregtohet: bukë, pastiçeri dhe prodhime brumërash.
2- Duhet të ketë të instaluar pajisjet përkatëse, si: Dhomë ardhje, brumatriçe me kapacitet mbi 50kg, pajisje frigoriferike pune, makinë prerëse buke, sistem ndriçimi, ajrosje, kondicionimi, si dhe pajisje të tjera ndihmëse për prodhimin dhe tregtimin e bukës.
3- Në ambientet e saj mund të ketë dhe pajisje të tjera për prodhimin, ruajtjen dhe tregtimin e të gjitha produkteve të veta, të pastiçerisë dhe brumërave, si: Pajisje frigoriferike pune, ngrirës dhe freskues, mikser, abatitor, sfoliatriçe, pajisje të tjera pastiçerie, banaqe (ekspozitor), freskues, ngrirës, ngrohës për tregtimin vetëm të produkteve të veta, të bukës, pastiçerisë dhe brumërave.
4- Në këto ambiente mund të përfshihet edhe shërbimi Bar-Kafe dhe ushqim vetëshërbim./Këtë çmim do ta përfitojnë të gjitha ato subjekte që në ambientet e tyre, prodhohet dhe tregtohet: bukë, pastiçeri dhe prodhime brumërash.
Duhet të ketë të instaluar pajisjet përkatëse, si: Dhomë ardhje, brumatriçe me kapacitet mbi 50kg, pajisje frigoriferike pune, makinë prerëse buke, sistem ndriçimi, ajrosje, kondicionimi, si dhe pajisje të tjera ndihmëse për prodhimin dhe tregtimin e bukës.
Në ambientet e saj mund të ketë dhe pajisje të tjera për prodhimin, ruajtjen dhe tregtimin e të gjitha produkteve të veta, të pastiçerisë dhe brumërave, si: Pajisje frigoriferike pune, ngrirës dhe freskues, mikser, abatitor, sfoliatriçe, pajisje të tjera pastiçerie, banaqe (ekspozitor), freskues, ngrirës, ngrohës për tregtimin vetëm të produkteve të veta, të bukës, pastiçerisë dhe brumërave.
Në këto ambiente mund të përfshihet edhe shërbimi Bar-Kafe dhe ushqim vetëshërbim.
/Monitor/
Discussion about this post