GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndërtimi pa leje i Gëzim Çelës, mbetet në burg drejtori i IMT Kurbin

15:46 - 01/05/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gëzim Çela refuzon të flasë, gjykata i cakton masën e arrestit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një i moshuar që po hetohej për shtesë pa leje, i dha indicien kryesore Prokurorisë së Lezhës për zbulimin e skandalit të ndërtimit pa leje nga “baroni i drogës” Gëzim Çela në zonën e mbrojtur të Lagunës së Patokut. Në dëshmi, burri i moshuar deklaroi se godina e tij me shtesë pa leje ishte e papërfillshme krahasuar me atë ç’ka po ndodhte në lagunën e Patokut dhe e kishte fjalën pikërisht për godinën në pronësi të “baronit”, i cili rezulton të mos jetë vetëm i drogës, por edhe “baron i Patokut”.

Gjykata e Lezhës la në fuqi masat “arrest në burg” për drejtorin e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Kurbin, Jetmir Mzhika dhe ish-drejtorin e Inspektoriatit të Territorit në Lezhë, aktualisht drejtor i Filialit të Postës, Flori Gjini. Po ashtu, togat e zeza pranuan kërkesën e prokurorit Sabri Kastrati për të lënë në fuqi edhe pezullimin nga detyra të 3 inspektorëve. Masa ndaj të dyve u dha pas një hetimi 6 mujor të bërë nga akuza e Lezhës, nga ku rezultoi se zyrtarët lejuan ndërtimin e një objekti në pronësi të Gëzim Çelës.

Bëhet fjalë për një ndërtesë ngjitur me kompleksin “Royal Blu”, në pronësi të ish-policit që u bë krah me krimin, e cila pas hetimeve të prokurorisë rezultoi se ishte ngritur pa leje, tashmë e vendosur në sekuestro preventive. Ndërtimi biznes, së bashku me “Royal Blu”, i vendosur më herët nën sekuestro nga SPAK, ndodhet në zonë të mbrojtur te Laguna e Patokut dhe është ndërtuar nga Çela, edhe pse kompania është në emrin e kushëririt të tij, Fatjon Frangaj.

Kompleksi turistik i Gëzim Çelës në rrugën kryesore të Patokut duhej të kishte sjellë reagimin e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Kurbin, por asnjë inspektor nuk ka bërë kontrolle në territor. Ndaj me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Lezhës caktoi fillimisht në mungesë masat ndaj 2 zyrtarëve, të cilat u rikonfirmuan sërish këtë të mërkurë, 1 maj.

5 masat e sigurisë që janë ekzekutuar:

  • Jetmir Muzhika, drejtor i IMT, bashkia Kurbin- “Arrest në burg”
  • Flori Gjini, ish-kryeinspektor i IKMT Lezhë- “Arrest në shtëpi”
  • Rivelioni Ismalaj, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik
  • Shan Preci, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik
  • Artur Përdoda, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik
Etiketa: Gezim CelaGjykata e Lezhesprokuroria e Lezhes

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
EMRAT/ Sherr mes shoferëve të kamionëve në Kapshticë, njëri goditet me thikë

EMRAT/ Sherr mes shoferëve të kamionëve në Kapshticë, njëri goditet me thikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Lexo më shumë
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com