GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kane: Kemi mision shumë të qartë, fitoren në Madrid

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/Harry Kane hyn në historinë e Bundesliga, futbollisti i parë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Harry Kane u transferua verën e kaluar te Bayern Munich me misionin për të fituar trofe, kënaqësi që nuk e ka patur te Tottenhami. Bavarezët ndodhën në garë për triumfin në Champions League, turne ku kanë mbërritur në gjysmëfinale.

E para kundër Realit të Madridit u mbyll 2-2, me bomberin anglez që realizoi një nga golat e Bayernit. Kane do të tentojë me çdo kusht të shënojë edhe javën e ardhshme në Bernabeu.

Pasi dëshiron të jetë i pranishëm në finalen e madhe të Wembleyt (1 qershor) me Bayernin e tij. Në deklaratën pas ndeshjes, 30-vjeçari premtoi besnikëri ndaj klubit gjerman, duke theksuar se do të luajë për shumë vite në Bundesliga.

“Unë kam ardhur këtu për të qëndruar shumë vite. Rrugëtimi ynë nuk ka qenë shumë pozitiv, por jemi në garë për fitimin e Championsit, që është edhe kompeticioni më i rëndësishëm dhe më i madh.

Ky trofe është shkaku pse zgjodha Bayernin, pikërisht për këtë kam ardhur këtu. Dua të luaj në këto ndeshje të mëdha. Dhe nuk ka ndeshje më të madhe se ajo e javës së ardhshme ndaj Realit në Madrid,

E di se do jetë e vështirë në Madrid, por e kemi misionin e qartë, fitore dhe kualifikimin për në finale. Fakti që një pjesë e mirë nga grupi i kundërshtarit janë kalitur në të tilla nivele, nënkupton se kanë eksperiencën e duhur për ta kthyer situatën në favor.

Mund të kishim marrë më shumë se barazim, por ky është futbolli. Më pëlqeu shumë element nga loja jonë, sidomos reagimi me nisjen e pjesës së dytë. Gjithsesi kam edhe disa rezerva”, përfundoi Harry Kane.

43 gola ka shënuar deri tani sulmuesi ishullor në sezonin e parë me rekordmenët e futbollit gjerman, ndërkohë që numëron edhe 11 asistime për shokët e skuadrës

 

 

Etiketa: kaneMadrid

Lajme të lidhura

Armand Duka në festën e 100 vjetorit të Federatës Greke: Një jubile i rëndësishëm për futbollin e vendit
Sport

Armand Duka në festën e 100 vjetorit të Federatës Greke: Një jubile i rëndësishëm për futbollin e vendit

11:10 - 16/09/26
Seferi nuk ndalet! Dopietë dhe notë fantastike, sulmuesi kuqezi në formacionin e javës në Turqi
Sport

Seferi nuk ndalet! Dopietë dhe notë fantastike, sulmuesi kuqezi në formacionin e javës në Turqi

15:35 - 15/09/26
Batuta e futbollistit për merkaton: Tani mund të blesh edhe një gomar për 200 milionë paundë
Sport

Batuta e futbollistit për merkaton: Tani mund të blesh edhe një gomar për 200 milionë paundë

14:21 - 15/09/26
Para
Manipulimi i provimit të Magjistraturës, Çupi: Drejtori dhe Këshilli Drejtues të raportojnë te ‘Ligjet’

Manipulimi i provimit të Magjistraturës, Çupi: Drejtori dhe Këshilli Drejtues të raportojnë te ‘Ligjet’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Asgjë nuk mund të errësojë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës kundër barbarëve serbë
Aktualitet

Berisha: Asgjë nuk mund të errësojë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës kundër barbarëve serbë

13:55 - 16/09/26

Lideri i PD-së e quajti vendimin e Gjykatës Speciale për ish drejtuesit e UÇK-së të padrejtë dhe të pamerituar. “Asgjë...

Lexo më shumë
Telefonata e Ramës me drejtuesit e RAI3, Bushati: Doli si fyell

Bushati i kthehet Ramës: Ti ishe njeriu që i hipe helikopterit për të krijuar këtë gjykatë

13:43 - 16/09/26
Dënimi i ish-krerëve  të UÇK-së, reagon Salianji: Asnjë gjykim nuk mund të fshijë historinë e Kosovës për liri

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Salianji: Asnjë gjykim nuk mund të fshijë historinë e Kosovës për liri

13:19 - 16/09/26
Avokati i Thaçit: Godita kokën me grushte kur gjykatësi tha ‘Në emër të popullit të Kosovës”!

Avokati i Thaçit: Godita kokën me grushte kur gjykatësi tha ‘Në emër të popullit të Kosovës”!

13:11 - 16/09/26
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta

Çmimi i naftës mbi 220 lekë për litër prej dy javësh, riaktivizohet Bordi i Transparencës

12:48 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com