GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U akuzua për shkelje të rënda profesionale, shkarkohet prokurori Shkëlqim Kokona

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U akuzua për shkelje të rënda profesionale, shkarkohet prokurori Shkëlqim Kokona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi sot kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të prokurorit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, Shkëlqim Kokona, i akuzuar për shkelje të rënda profesionale.

Hetimi disiplinor ndaj Kokonës kishte nisur pas një informacioni të Prokurorit të Përgjithshëm për shkelje procedurale gjatë veprimtarisë hetimore, përfaqësimit të ndjekjes penale në gjykim, si dhe për shkelje të normave etike.

Pas 3 viteve hetime, të kryera në periudhën 2018-2021, rezultoi se Kokona ka refuzuar në mënyrë të përsëritur mosmarrjen në dorëzim të dosjeve si dhe nuk ka marrë pjesë në seanca gjyqësore duke shkaktuar shtyrje të gjykimit.

Po ashtu Kokona ka shkuar edhe më larg me kompetencat e tij, ku ka kryer përfundim të çështjeve me vendim si prokuror, pa proceduar me kalimin e tyre me kërkesë në gjykatë. Sipas ILD, në 28 raste në periudhën 2019-2021, ai nuk ka nxjerrë urdhrat për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të dënimit me burgim për të cilat është aplikuar pezullimi i ekzekutimit me kusht.

Kokona ka pasur edhe shkelje të përsëritur dhe të rëndë të rregullave të solemnitetit, rregullave të mirësjelljes në marrëdhëniet me palët, me drejtuesit e prokurorisë, me gjyqtarët, me oficerë të policisë gjyqësore, si dhe me personelin e administratës së prokurorisë dhe të gjykatës.

Sipas ILD, shkeljet disiplinore nga ana e magjistratit me eksperiencë prej 28 vitesh në punë janë kryer me dashje direkte dhe se sjellja e tij ka çuar në shkelje të rënda profesionale dhe diskreditim të pozitës dhe figurës së prokurorit, si dhe kanë cenuar besimin e publikut te drejtësia.

Kujtojmë se Kokona, në tetor të vitit të kaluar u përfshi edhe në një komunikim joetik duke kërcënuar një gazetar teksa interesohej për të publikuar një lajm në lidhje me një proces që ndiqej nga ai.

Etiketa: DETYREKryesore1prokurorishkelje

Lajme të lidhura

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë
Aktualitet

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare
Aktualitet

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar
Aktualitet

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26
Para
Berisha voton për shkarkimin e Lulzim Bashës

Berisha ngre automatin e destabilizimit!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26

Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e...

Lexo më shumë
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com