GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Studentët i thanë “jo” shkencave natyrore! Bien me 43% regjistrimet në këto degë

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Studentët i thanë “jo” shkencave natyrore! Bien me 43% regjistrimet në këto degë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shifrat më të fundit nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se numri i regjistrimeve në arsim në vendin tonë ka rënë ndjeshëm gjatë vitit akademik 2023-24, me 3.7%. Në total, bëhet fjalë për 533,711 nxënës të regjistruar, nga 554,222 që ishin gjatë vitit pararendës akademik. Sipas niveleve arsimore, struktura e pjesëmarrjes në arsimin zyrtar është pothuajse e njëjtë, gjatë tre viteve të fundit shkollor/akademik. Pra, në vetëm një vit janë regjistruar 20,511 nxënës më pak. Kjo rënie e ndjeshme e numrit të regjistrimeve padiskutim që ka lidhje të drejtpërdrejtë me ndryshimin e struktrës demografike të vendit tonë, dhe veçanërisht me plakjen dhe me emigrimin.

Por, ndërkohë që shifrat në nivel makro nxjerrin në pah tendencat dhe problemet e mëdha demografike të Shqipërisë sot, në nivel mikro na japin një panoramë të qartë të tendencave të të rinjve sa i përket degës së studimeve. Edhe gjatë vitit akademik 2023-2024 janë konfirmuar tendencat e viteve të fundit, madje me nuanca edhe më të theksuara, sa i përket “braktisjes” së shkencave të natyrës dhe preferencat për degët e mjeksisë. “Shkenca natyrore, matematike dhe statistikë” është dega që ka regjistruar rënien më të madhe me 43.4% të regjistrimeve. Shkencat sociale dhe artet po ashtu kanë shënuar rënie të regjistrimeve. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT vetëm në dy degë është regjistruar rritje e numrit të regjistrimeve. Në degët “Shëndet dhe mirëqenie” dhe “Inxhinieri” janë rritur regjistrimet me 8.8% dhe 1% përkatësisht.

Por pse të rinjtë janë më të orientuar drejt mjeksisë? Nisur nga tendenca vitet e fundit tendenca mund të lidhet me emigrimin. Siç dihet, në disa vende të Europës ka vështirësi për punëtorë në sektorin e shëndetësisë dhe kjo mund të shihet si mundësi edhe nga studentët shqiptarë. Bluzat e bardha po zgjedhin gjithnjë e më shumë të punojnë e jetojnë në vende jashtë Shqipërisë, ku duket se kanë gjetur kushte më të mira. Pra, të rinjtë zgjedhin mjeksinë, por profesionin duan ta ushtrojnë jashtë.

Në vitin akademik 2023-24, vazhdojnë studimet në të gjithë programet e arsimit të lartë 116,994 studentë, duke shënuar një ulje prej 3.6% krahasuar me 2022-23. studente femra, ose 58.4% e numrit të përgjithshëm të studentëve në arsimin e lartë.

Megjithatë, pavarësisht ndryshimit vjetor të regjistrimeve sipas degëve, ne vitin akademik 2023-24, ashtu si edhe vitin e kaluar akademik, studentët preferojnë fushën e studimit “Biznes, administrim dhe ligj”, ku është përqendruar një e katërta e numrit gjithsej të studentëve. Fusha të tjera më të preferuara janë: “Shëndet dhe mirëqenie” dhe “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me përkatësisht 20.9% dhe 19.7% të numrit gjithsej të studentëve të regjistruar.

 

Etiketa: StudentUniversitet

Lajme të lidhura

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

14:04 - 02/06/26
Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar

13:55 - 02/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina

13:25 - 02/06/26
Para
Eurodeputeti grek viziton Belerin në burgun e Fierit

Eurodeputeti grek viziton Belerin në burgun e Fierit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botë

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord

14:22 - 02/06/26

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se një fazë e re e fenomenit klimatik El Niño mund të nisë...

Lexo më shumë
Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

14:04 - 02/06/26
Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar

Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar

13:55 - 02/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina

13:25 - 02/06/26
Zvërneci/ ‘Betohet’ Rama: Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu

Zvërneci/ ‘Betohet’ Rama: Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu

13:21 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobettipobet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş