GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kemi bërë gati 4 arkivole …”, flet vëllai i Erdgys Arrazit pas ngjarjes tragjike

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kemi bërë gati 4 arkivole …”, flet vëllai i Erdgys Arrazit pas ngjarjes tragjike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi, ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë duke mohuar kategorikisht dhunën e dyshuar të 31-vjeçarit ndaj Alma Arrëzit, e cila i dha fund jetës bashkë me tre fëmijët e saj duke u hedhur në lumin Buna.

Ai pretendoi se nëna e tre fëmijëve prej kohësh merrte ilaçe kundër stresit dhe depresionit, ndërsa shtoi se kanë jetuar në një shtëpi.

Edison Arrazi ndër të tjera tha se kishin njoftuar familjen e Almës për varrimin e vajzës 9-vjeçare, por ata nuk kishin shkuar, teksa shton se kanë bërë gati 4 arkivole.

Edison Arrazi: Është një ngjarje shumë e rëndë që na ka ndodhur në familjen tonë sepse ende nuk janë gjetur dy trupat e tjerë dhe dy i kemi të vdekur. Dua të sqaroj opinionin publik se vëllain tim e njeh e gjithë Shkodra sepse ka punuar në servis celularësh. Është e pavërtetë se vëllai ka ushtruar dhunë psikologjike apo fizike ndaj nuses tonë të shtëpisë. Ne pas ngjarjes së rëndë kemi bërë katër arkivola dhe nusen do ta përcjellim bashkë me të tre fëmijët. Ajo ka qenë nusja jonë dhe ne e kemi dashur dhe respektuar. Sa i përket ngjarjes nuk është e vërtetë se vëllai e ka dhunuar. Prokuroria na ka dhënë leje që vëllai të vinte në varrim dhe policia nuk e lejoi që t’i hidhte një grusht dhe vajzës që varrosëm sot. Unë dua t’i bëj thirrje të gjithëve që të mos nguten dhe të na lënë kohë që të dalë e vërteta e ngjarjes.

Vëllai dhe nusja kanë shkuar shumë mirë dhe nuk kanë patur probleme siç po akuzohet gjithandej. Unë dua që vëllai të vijë në shtëpi dhe të varrosim edhe vajzën tjetër që u gjet sot. Faktet janë gjithandej se nuk është dhunues vëllai im sepse e njohin të gjithë. Ne kemi jetuar në një shtëpi së bashku dhe nëse ka patur dhunë të paktën njëherë do e kishte denoncuar ose do kishte trokitur në dyert e ndonjë shoqate ose do e kishte gjetur një zgjidhje. Ne i kemi njoftuar për çdo gjë familjen e nuses sonë, që nga momenti i parë dhe deri më tani. Sot nuk kanë qenë në varrim por e dimë se dhimbja edhe për ata është po aq e madhe sa e jona. Edhe ata janë të respektuar nga ana jonë. Nusja është trajtuar prej shumë kohësh me ilaçe për stresin dhe depresionin.

Nuk është se ka qenë në një gjendje të rënduar por herë pas herë ka marrë ilaçe. Ngjarja është shumë e rëndë dhe jemi tejet të ngarkuar. Unë për vete kam tre ditë që kam dalë nga burgu. Bëra katër vite burg dhe nuk e di ende se për çfarë i bëra sepse me kanë dënuar për bimë narkotike gjë që nuk është e vërtetë.

Kafja me kunatën

Nusja ime dhe nusja e vëllait atë pasdite kanë dalë si gjithmonë për të pirë kafe bashkë më fëmijët sepse kanë dalë shpesh së bashku. Pasi kanë konsumuar kafen i ka thënë nuses time se do nisem  për në Durrës dhe do vijë të marrë vëllai. Nuk ka shfaqur asnjë problem gjatë qëndrimit në kafe dhe është sjellë krejt normalisht. I ka thënë se kam folur me burrin për vëllanë tim dhe se do iki për Durrës sepse më merr vëllai.

Dyshimet për tradhti

Unë nuk e di se ka patur një lidhje tjetër vëllai po sikur të ketë patur edhe 20 lidhje ai veprim nuk është asnjëherë i justifikueshëm sepse është një ngjarje e rëndë. Në dijeninë time nuk di të ketë patur lidhje jashtëmartesore.

 

 

Etiketa: ergysvellai

Lajme të lidhura

Taktika ekstraligjore, mungesat e avokatëve fusin në ngërç edhe Gjykatën e Posaçme
Aktualitet

Taktika ekstraligjore, mungesat e avokatëve fusin në ngërç edhe Gjykatën e Posaçme

09:30 - 13/05/26
Ngjarje e rëndë në Shkodër, i riu hidhet nga pallati dhe humb jetën
Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Shkodër, i riu hidhet nga pallati dhe humb jetën

09:13 - 13/05/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Aksident tragjik në Durrës! Makina përplaset me motorin, ndërron jetë 29-vjeçari (Emri)

09:06 - 13/05/26
Para
Pranvera e ankthit të Erion Veliajt

Pranvera e ankthit të Erion Veliajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Taktika ekstraligjore, mungesat e avokatëve fusin në ngërç edhe Gjykatën e Posaçme
Aktualitet

Taktika ekstraligjore, mungesat e avokatëve fusin në ngërç edhe Gjykatën e Posaçme

09:30 - 13/05/26

Nga janari deri në maj, procesi gjyqësor kundër ish-kreut të Autoritetit Rrugor, Evis Berberi ka kaluar nga njëra shtyrje në...

Lexo më shumë
Ngjarje e rëndë në Shkodër, i riu hidhet nga pallati dhe humb jetën

Ngjarje e rëndë në Shkodër, i riu hidhet nga pallati dhe humb jetën

09:13 - 13/05/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident tragjik në Durrës! Makina përplaset me motorin, ndërron jetë 29-vjeçari (Emri)

09:06 - 13/05/26
Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania”

Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania”

08:29 - 13/05/26
“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare

“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare

08:22 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com