GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Intervistë e plotë e motrës së Almës: Kishin dy muaj që flinin të ndarë, ai e pështyu në fytyrë kur…

13:31 - 07/05/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Intervistë e plotë e motrës së Almës: Kishin dy muaj që flinin të ndarë, ai e pështyu në fytyrë kur…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Genta Bushati motra e Alma Arrazit që u mbyt në Bunë bashkë me 3 fëmijët në një intervistë të dhënë për Report Tv ka konfirmuar se bashkëshorti i saj Erdgys Arrazi  e tradhtonte dhe ofendonte. 2 muajt e fundit Alma dhe Erdgysi nuk kishin komunikim me njëri tjetrin ndonëse jetonin në një shtëpi flinin të ndarë.

Pavarësisht se çdo komunikim mes tyre ishte ndërprerë, e motra thotë se Alma nuk largohej nga shtëpia pasi Erdhysi nuk i jepte fëmijët.

Intervistë e plotë

Motra i ka shprehur të gjitha shqetësimet për burrin, xhelozinë që ka pasur, tradhtinë që ka pasur, motra mua mi ka treguar të gjitha, që ai e tradhton, ai njeh dikë tjetër, që e ofendon, që nuk janë më bashkë, që nuk janë të lumtur, që nuk e konsideron më si grua. Kanë pasur gati 2 muaj që nuk kanë pasur as komunikim, edhe pse kanë ndenjur në një shtëpi bashkë, motra ime ka fjetur në dhomë veç, ai ka fjetur në kuzhinë.

Ja kam kërkuar motrës shumë herë të largohet, motra ime ka ardhur 8 herë apo më shumë, ka ardhur gjithmonë tek unë sa herë ka pasur probleme me burrin, sherre, debate që kas pasur në shtëpi, ka ardhur gjithmonë. Nuk është larguar për arsye se ai nuk i jepte fëmijët, edhe shpirti, zemra e saj ka qenë tek ata fëmijë, mos t’i linte fëmijët, edhe këtë e bëri e shkreta. Arriti e pa me sytë e saj. Kunata e saj më tha: Kemi dalë për kafe, ka qenë ora rreth 8 e darkës, kemi ndenjur rreth 2 orë brenda, kemi pirë kafe tek Lokal Panorama, kur kemi dalë nga kafja të dyja bashkë me gjithë fëmijë për të ikur në shtëpi, ky (Erdgysi) i ka kaluar para këmbëve me të dashurën e vet. Ky (Erdgysi) nuk e ka pas ditur që Alma ka qenë duke pirë kafe, Alma e ka parë këtë se ai ishte në timon duke parë rrugën para. Alma e pa me sytë e saj.

Jam shumë e revoltuar me Valentinën (kunatën e Almës). Si ka mundësi moj Valentina i thashë që e le Almën vetëm, pse ti nuk këmbëngule të shkoje me Almën tek shtëpia, pse ti nuk i the Almës: Në rregull Alma nëse ti e ke vendosur të largohesh nga shtëpia hajde me mua te shtëpia dhe largohu nga shtëpia që të mos më hapësh probleme edhe mua, se nuse jam edhe unë. Pse nuk e the ketë fjalë ti Valentina? Nuk pata Genta se çfarë t’i thoja – (më tha) se Alma e pa me sytë e saj, ai i kaloi para këmbëve me të dashurën – tha.

Motra nuk ka dashur të më shqetësojë si motër që të më thotë më ka rrahur, por ka pasur dhunë psikologjike, më shumë ka pasur ofendime, sharje, bullizime, e ka pështyrë në fytyrë. Di që herën e fundit, punë jave para se Alma ta merrte këtë vendim, më ka thënë se është futur në kuzhinë, ka hapur derën, sepse ai mbyllte derën me karrige që të ishte i qetë të fliste me të dashurën e vet. U fut të marrë ujë për fëmijën te lavamani dhe kur është futur, ai e ka pështyrë në fytyrë dhe i ka thënë “moj zhumile”, që do të thotë plehrë. Këto mi ka dhënë motra ime, ofendimet që i ka bërë. Është ndjerë keq me gjithë ato ofendime që i janë bërë. Ka qenë jashtë mase e stresuar, e mërzitur. Fakti që e pa duke i kaluar edhe para këmbëve….E pyeta Valentinën, si ishte momenti kur e pe Almën që i kaloi ai para këmbëve, çfarë të tha Alma? Më thotë se Alma u shpreh që: “E prisja dhe këtë ditë, që do ta shihja një ditë para këmbëve me sytë e mi”.

I kam thënë edhe kunatit tim, që Valentina më ka treguar që ju ka parë, ai është nxehur edhe me kunatën (Valentinën) edhe ma ka shprehur edhe mua në telefon. E kam porositur Valentinën – ka thënë ky (Erdgysi) – që kur të dalësh me Almën më lajmëro në telefon që unë të jem i sigurt kur dal, të mbrohem mos të më shikojë Alma.

I kam kunatit tim thënë pse ja bën Almës këto gjëra, ti e di se çfarë bën Alma për ty? Edhe në burg kur ka qenë ai (Erdgysi), Alma ka pasur djalin të vogël në karrocë, i nxehtë ishte..Kam rastisur unë në Shkodër kur Alma përgatiste ushqimet për të, përgatiste rrobat për t’ia çuar në burg, vrap tek posta t’ia paketonte. Aq shumë e ka dashur, aq shumë ka bërë për të, jashtë mase. E di që kunati (Edisoni) i ka thënë se nuk ka tradhti, por unë i kam të faktuara që janë të gjitha të vërteta. Normale që ai do i dalë për zot vëllait të vet, nuk do i dalë për zot motrës sime.

Nuk do marrim pjesë në varrimin e fëmijëve sepse nuk kemi më lidhje…të shkojë unë në shtëpi të tij…Unë i lutëm Zotit, të gjithëve, policisë, të gjendet motra ime, dhe motrën tonë ta marrim dhe ta varrosim në Durrës, sepse nuk ka lidhje të varroset në Shkodër, se shkaku i vdekjes së saj është burri i vet. Të mos e shikonte motra ime para këmbëve me të dashurën e tij do ishte gjallë sot, do ishte në shtëpi, fëmijët do ishin në shtëpi, duke ngrënë, duke pirë, duke luajtur e duke qeshur, nuk do ishte sot motra ime me gjithë fëmijët në arkivol.

 

Etiketa: alma arrazimotra almestragjedia e shkodres

Lajme të lidhura

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Para
Detaje të reja! Alma s’kishte bukë në shtëpi për fëmijët, Erdgysi dilte dreka, darka me të dashurën

Ngjarja në Shkodër/ Nxirren nga Buna katër trupat e pajetë. Lihet në burg kryefamiljari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

Policia e Durrësit ka arrestuar një 76-vjeçar pas një akti të dhunës së rëndë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com