GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Besjon Ajazi i fut në xhep 221 MLN lekë mikut të tij për brava e bojëra, fiton pa garë i njëjti person çdo vit

14:42 - 07/05/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Besjon Ajazi i fut në xhep 221 MLN lekë mikut të tij për brava e bojëra, fiton pa garë i njëjti person çdo vit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Bashkia Gramsh prokuron një sasi të madhe bojërash dhe çikërrimash të tjera mbi të cilat është ngulur një2 prill 2024 ka hapur garën për tenderin me objekt ‘Blerje materiale ndërtimi, elektrike dhe hidraulike’.

Aty nuk përcaktohet se në cilët institucione do të përdoren këto materiale, por saktësohet fondi limit prej 221 milionë lekë që është vënë në dispozicion. Në fakt kryetari ia ka bërë dhuratë këtë kontratë Ilirian Osmanit, i cili operon si person fizik.

Deri më datë 17 prill 2024, kur ka qenë afati i fundit i  dorëzimit të ofertave, vetëm Osmani ka paraqitur propozimin e tij me vlerë 218 milionë lekë, pra sa 89% e fondit limit.

 

Kështu, me një operator pa asnjë konkurrent përballë, Ajazi duhej të njoftonte anulimin e tenderit dhe jo të vazhdonte procedurat. Në fakt ai nuk e ka shtyrë më gjatë po në të njëjtën ditë ka shpallur fituese ofertën e Osmanit dhe ka nënshkruar kontratën dy vjeçare.

Kështu, 218 milionë lekë shkojnë për të blerë bojë, kabuj dhe brava dyersh. Nuk e dimë përse i ka blerë për dy vjet dhe jo për një vit këto bravat? Kushedi se çfarë parashikon kryetari, ndoshta prishen të gjitha bravat e bashkisë Gramsh dhe të institucioneve të tjera të varura prej saj. Për këto veprime të kundërligjshme Open Data Albania i ka vënë “Flamurin e kuq” tenderit. Kjo ngjyrë është alarm dhe kërkon reagimin e institucioneve kontrolluese.

Më poshtë është tabela e mallrave që po blen bashkia Gramsh.

Osmani klient i vjetër

Nga një kërkim për tenderët e mëparshme, rezulton se një kontratë e tillë qenka e përhershme mes Ajazit dhe Osmanit. Çdo dy vjet ai zhvillon tender për blerje materiale ndërtimit dhe elektronike, ku fituesi shpallet Ilirian Osmani. Për dy vjet, ky biznesmen xhiron paratë e taksapaguesve me ndihmën e kryetarit që e shpall gjithmonë fitues.

Tenderi i fundit që ai fitoi ishte në maj të vitit 2022 me të njëjtin objekt dhe me vlerë 190 milionë lekë. Ndërsa kanë kaluar dy vite për këtë kontratë e paska rritur pazarin Osmani dhe sikur të mos mjaftonte kjo, vëmë re se blihen të njëjtat materiale.

Nuk po përfshijmë ato materiale që konsumohen, por po flasim për brava dere, kabuj, rrjet volejbolli e të tjera, që nuk është nevoja të blihen çdo dy vite, nëse merren në cilësinë e kërkuar.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBesjonblerje materiale elektrikebosjan ajaziGramshtender

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Lista – Ja cilët janë telefonat më të shitur në botë

Lista - Ja cilët janë telefonat më të shitur në botë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25

Për herë të parë kryeministri Edi Rama ka zbuluar deri në detaje se çfarë ndodhi mes tij dhe Lulzim Bashës,...

Lexo më shumë
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25
Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

21:02 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com