GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja në SPAK – Skema e mashtrimit me mikrokreditë, Sejko flet për herë të parë

17:10 - 08/05/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Projekt-Buxheti 2022, Sejko paraqet raportin e BSH tek “Ekonomia”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko deklaron se nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Prokuroria e Përgjithshme ose SPAK për një hetim ndaj tij lidhur me frenimin e skemave të dyshuara të mashtrimit ndaj mijëra qytetarëve nga shoqëria e mikrokredive MCA.

Referuar dosjes hetimore, Sejko dyshohet se ka favorizuar “Micro Credit Albania”, shoqëri e mikrokredive  e dyshuar si e përfshirë në një skemë mashtrimi ndaj mijëra qytetarëve.

Në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë, Guvernatori i BSH foli dhe për rastin, duke mohuar akuzat.

“Problematika lidhet me mbledhjen e kredive të këqija, rreth viteve 2010, pas krizës së 2008. Për të ulur kreditë me probleme ne bëmë një plan emergjent, që përfshinte një sërë masash dhe një nga pikat ishte edhe fshirja e kredive me probleme. Ne nuk kemi asnjë informacion zyrtar nga Prokuroria e Përgjithshme ose SPAK, për të parë nëse ka shpërdorim detyre. Ajo që kemi bërë është që kemi marrë masat sipas kërkesave ligjore, shkeljet e konstatuara ishte me provigjonet, me raportimin financiar, që nuk kanë lidhje me hetimin financiare, sepse nuk e hetojmë mashtrimin financiare”.

Megjithatë, ai pranoi se nuk i është hequr licenca MCA-së, pavarësisht shkeljeve të konstatuara.

“Ne i kemi pezulluar licencën, nuk ja kemi hequr, sepse do ti nxirrte të gjithë klientët jashtë regjistrit të kredive që administrohet nga BSH, kjo do të krijonte precedentin që kreditë falen dhe nuk paguhen, do të rriste kreditë me probleme, por do të sillte probleme ku ata që kanë paguar do të klasifikoheshin klientë të këqij. Revokimi i licencës nuk zgjidh problemin e klientëve, sepse borxhi është titull ekzekutiv që kalon përmes gjykatës dhe zgjidhet me procedura përmbarimore, tha Sejko.

Megjithatë, Prokuroria e Tiranës vlerëson se pikërisht ky vendim ishte jo vetëm i vonuar, por edhe papërshtatshëm në raport me shkeljet e konstatuara.

Prokuroria e Tiranës ka vlerësuar se guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko duhet të hetohet për “shpërdorim detyre” nga SPAK dhe ia ka kaluar çështjen për kompetencë Prokurorisë së Posaçme.

Lexo edhe:

Dosja hetimore – Skema e ‘mashtrimit’ me kreditë çon guvernatorin Sejko në SPAK

Etiketa: Banka e ShqiperisebshGent SejkoKryesore1

Lajme të lidhura

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital
Breaking Views

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
“Nuk mbyllet këtu protesta, do të vazhdojmë”, Berisha: Këta që gjuajnë…
Breaking Views

“Nuk mbyllet këtu protesta, do të vazhdojmë”, Berisha: Këta që gjuajnë…

20:40 - 20/02/26
Para
“Final 4”/ Presidenti Duka: Me skemën e re klubet përfitojnë më shumë të ardhura

“Final 4”/ Presidenti Duka: Me skemën e re klubet përfitojnë më shumë të ardhura

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com