GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bushati: Në qeverinë e tij ka plasur peshku, Rama thotë s’kam lidhje me vjedhjet

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Telefonata e Ramës me drejtuesit e RAI3, Bushati: Doli si fyell
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Andi Bushati duke komentuar në edicionin e lajmeve në MCN TV rezolutën e re anti-korrupsion të PS, tha që Rama e ka pranuar tashmë që në qeverisjen e tij po vidhet shumë, por ai kërkon të thotë që s’ka lidhje me këtë vjedhje.

Bushati tha se propozimi synon të mpakë rolin e SPAK-ut, që nuk po e lufton Ramën, por së paku po diskretiton regjimin e tij.

“Është një përpjekje që bën Rama për të thënë një të vërtetë që tashmë s’e fsheh asnjeri, që në qeverisjen e tij ka ‘plasur peshku’ dhe po vidhet shumë, por ai thotë që s’kam lidhje me këtë vjedhje që është bërë. Për të mbrojtur këtë tezë, që dakord po vidhet, por unë s’kam dorë, Rama arriti deri në absurditete që një mendje normale njerëzore s’mund t’i perceptojë. Psh. Rama paraqiti veten si një kalorës, luftëtar kundër një korrupsioni që nuk është në qeverinë e tij, por që është në ADN-në e shqiptarëve pretendon Rama! Rama thoshte që korrupsioni është i trashëguar që nga Perandoria Otomane. Të gjithë i vënë dhjetëra krime regjimit komunist, por askush s’thotë që ka qenë i korruptuar. Rama e bëri të korruptuar edhe regjimin komunist. Pra ‘korrupsionin e kemi trashëgim dhe unë po e luftoj’ tha Rama. Absurditeti i dytë ishte që edhe kur më kapën njerëz rreth e rrotull duke vjedhur, unë s’duhet të japë dorëheqjen, sepse roli i liderit që duhet të prijë luftën kundër korrupsionit është më i fortë se morali i tij. Meraku i Ramës është si të mbulojë fabulën e madhe që e ka kuptuar çdo njeri, që Rilindja ka ardhur me misionin për të vjedhur. Në këtë kuadër është propozimi për rezolutë, dhe propozimi për të bërë ndonjë pakt për të mpakur rolin e SPAK-ut, që nuk e luftojnë Ramën,  por e kanë diskretituar regjimin e tij”. 

Reagimin e ambasadës amerikane në lidhje me rezolutën, Bushati e sheh si një shkelje syri apo mbështetje për deklaratat e Ramës.

“Po ta lexojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë deklarata e SHBA është një shkelje syri apo mbështetje e asaj që Rama tha dje, por problemi është sa duhet t’i marrim deklaratat në mbështetje të stabilokracisë apo një arbitri të ndershëm. Unë besoj se është e para, sepse i kam parë diplomatët amerikanë në ditë më të zeza se kaq. Kur shqiptarët protestonin për fatin e Klodian Rashës, ata bërtisnin si rilindas që ‘fajin e ka Saliu’. Ka një lloj mbështetje të Edi Ramës, jo një mbështetje që të ketë një shoqëri të lirë dhe demokratike në Shqipëri. Çdo njeri me kulturë perëndimore duhet të llahtarisej nga fjalimet e Ramës”.

Etiketa: Andi BushatiEdi Rama

Lajme të lidhura

Dita e 80-të e revoltës, protestuesit i lënë mesazh kryeministrit në bulevard: Dorëheqje!
Aktualitet

Dita e 80-të e revoltës, protestuesit i lënë mesazh kryeministrit në bulevard: Dorëheqje!

22:28 - 18/08/26
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama, jepe dorëheqjen!
Aktualitet

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama, jepe dorëheqjen!

21:39 - 18/08/26
I riu në revoltën para Kryeministrisë: Rama ka vetëm fasadën, nuk na ndal më asgjë deri në largimin e tij
Aktualitet

I riu në revoltën para Kryeministrisë: Rama ka vetëm fasadën, nuk na ndal më asgjë deri në largimin e tij

21:14 - 18/08/26
Para
Deklarata e Macronit për vizat, Gërvalla: U interpretua gabim

Kryediplomatja e Kosovës: Nëse Rusia fiton në Ukrainë, Europa të përgatitet për luftë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e 80-të e revoltës, protestuesit i lënë mesazh kryeministrit në bulevard: Dorëheqje!
Aktualitet

Dita e 80-të e revoltës, protestuesit i lënë mesazh kryeministrit në bulevard: Dorëheqje!

22:28 - 18/08/26

Qytetarët i kanë lënë një tjetër mesazh kryeministrit në bulevard, ndërsa mbyllën fjalimet në ditën e 80-të të protestës dhe...

Lexo më shumë
Lufta me Ukrainën/ Ushtarët rusë në front: Do të hamë macet, s’kemi ushqim!

Lufta me Ukrainën/ Ushtarët rusë në front: Do të hamë macet, s’kemi ushqim!

22:01 - 18/08/26
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama, jepe dorëheqjen!

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama, jepe dorëheqjen!

21:39 - 18/08/26
I riu në revoltën para Kryeministrisë: Rama ka vetëm fasadën, nuk na ndal më asgjë deri në largimin e tij

I riu në revoltën para Kryeministrisë: Rama ka vetëm fasadën, nuk na ndal më asgjë deri në largimin e tij

21:14 - 18/08/26
“Duam drejtësi me peshqit e mëdhenj”/ Aktivisti Andi Tepelena: Dosja Balluku duhet të bëhet publike, të tregohet çfarë fshihet pas saj

“Duam drejtësi me peshqit e mëdhenj”/ Aktivisti Andi Tepelena: Dosja Balluku duhet të bëhet publike, të tregohet çfarë fshihet pas saj

21:07 - 18/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com