GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tjetër aferë me tendera në Bashki, dërgohen për gjykim 3 zyrtarë dhe “klienti” i UKT-së

10:26 - 09/05/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtori i UKT-së, Elton Kacidhja, vartës i Erion Veliajt shpërdoron lekët e mbledhura nga faturat e kryeqytetasve. Ndërkohë, pasi u dyfishoi çmimi i ujit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake të procedimit të vitit 2020 dhe ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq ndaj 3 zyrtarëve të Tiranës dhe 1 biznesmeni.

Të akuzuarit janë Ledia Ramo, Ortjon Dhami dhe Engjëll Dedja, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe biznesmeni Bledar Shemaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Hetimet

Nga hetimet e kryera rezulton se, të pandehurit Ledia Ramo, Ortjon Dhami dhe Engjëll Dedja, punonjës të shoqërisë tregtare “Ujësjellës Kanalizime” sh.a., dega Tiranë, kanë marrë pjesë si anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave dhe më pas, si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në procedurat për prokurimin me objekt “Blerje kimikate dhe karbon aktiv për UKT sh.a”, me procedurë të hapur marrëveshje kuadër, të datës 11.01.2019, me vlerë 143.618.333 lekë pa TVSH.

Ata akuzohen se gjatë procedurës së shqyrtimit të ankesave kanë ndryshuar njërin nga specifikimet, që kishte të bënte me figurimin në listëpagesa të një punonjësi manovrator të mjeteve të rënda (duke e hequr si kërkesë), për qëllime të favorizimit të shoqërisë “W Center” sh.p.k, me numër nipti K63029402A, me ortak e administrator të pandehurin Bledar Shemaj.

Më pas gjatë vlerësimit të ofertave, sipas SPAK, e kanë kualifikuar këtë shoqëri pavarësisht se nuk përmbushte njërin nga specifikimet e kërkuara, atë të pasjes nga ana e manovratorit të mjeteve të rënda të një leje drejtimi të vlefshme.

Ndërkohë që i pandehuri Bledar Shemaj, akuzohet se ka paraqitur në këtë procedurë prokurimi një kontrate pune duke paraqitur rrethana të rreme mbi punësimin e shtetasit Q.M në shoqërinë e tij (si manovrator i mjeteve të rënda), specifikim për të cilin kishte patur ankesa më parë nga operatorë të tjerë, si dhe ka paraqitur rrethana të rreme në deklaratën e plotësuar prej tij si dokument standard mbi kontratat e paraqitura për marrjen me qira të mjeteve me të cilat do të kryente shërbimet, në një kohë që nga zbatimi i kontratës rezulton se shërbimi është kryer duke përdorur mjete që i’u përkasin shoqërive të tjera.

Gijotina ka raportuar më herët për procedura të dyshimta tenderuese që ka përfituar biznesmeni Bledar Shemaj nga UKT, nën varësi të Bashkisë Tiranë, e drejtuar nga Erion Veliaj.

Etiketa: Bashkia TiraneGJKKOKryesore1SpaktenderaUKT

Lajme të lidhura

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)
Aktualitet

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)

15:11 - 20/12/25
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit,  Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë
Aktualitet

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

14:43 - 20/12/25
BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës
Aktualitet

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës

14:23 - 20/12/25
Para
Moviola/ Real Madrid – Bayern Munich, gjyqtarët gabuan me pozicionin jashtë loje

Moviola/ Real Madrid - Bayern Munich, gjyqtarët gabuan me pozicionin jashtë loje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)
Aktualitet

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)

15:11 - 20/12/25

Policia e Tiranës ka shoqëruar 4 aktivisë të ‘”Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt pas protestës para Kryeministrisë. Protesta nisi me...

Lexo më shumë
Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri

14:54 - 20/12/25
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit,  Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

14:43 - 20/12/25
BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës

14:23 - 20/12/25
Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

14:15 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com