GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Menaxhoi firmat piramidale, Farudin Arapi emërohet administrator i kompanisë së inceneratorëve

20:44 - 17/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Menaxhoi firmat piramidale, Farudin Arapi emërohet administrator i kompanisë së inceneratorëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania “Integrated Technology Services”, e cila u sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit si pjesë e skemës së përvetësimit të parave publike në incineratorin e Elbasanit u vendos nën administrimin e zyrës për menaxhimin e pronave të sekuestruara ndërsa kjo e fundit, caktoi si administrator të saj Farudin Arapin.

Dokumente të kompanisë të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit tregojnë se vendimi i sekuestros është depozituar në datë 15 dhjetor dhe se administratorët e mëparshëm, Denisa Tollkuçi dhe Klodian Zoto shkarkohen për t’u zëvendësuar nga Farudin Arapi.

I cili me pare ka administruar ne emër te shtetit firmat mashtruese piramidale te Berishës, pas rrëzimit te shtetit ne vitin 1997 dhe ardhjes ne pushtet te socialisteve.

Zoti Arapi nuk ishte i arritshëm për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

Skema e qeverisë së kryeministrit Edi Rama për ndërtim inceneratorësh duke përdorur disa persona pa eksperiencë të njohur në një fushë të tillë është krahasuar shumë me skemat piramidale të kohës së Sali Berishës kur ai ishte president para vitit 1997. Por rishfaqja e z. Arapi si administrator i kompanisë së incineratorëve duket se përbën një ironi historike që i vë kapakun. Në fakt, Arapi ishte zyrtari i qeverisë shqiptare që mori përsipër administrimin dhe likuidimin e skemave famëkeqe piramidale në fillim të viteve 2000. Dhe njësoj si në atë kohë, edhe kompania që Arapi pritet të administrojë sot nuk duket në gjendje shumë të shëndetshme financiare.

Sipas bilancit të vitit 2020, kompania ka një kapital themeltar prej 100 mijë lekësh (830 euro) ndërsa fitimet e akumuluara në masën 549 milionë lekë (4.6 milionë euro) janë “shpërndarë” në pjesën dërrmuese vetëm pak muaj më parë. Një vendim i 1 korrikut të këtij viti përcakton që administratori dhe pronari i vetëm i kompanisë, Klodian Zoto, ka vendosur të shpërndajë në formë dividenti 43 milionë lekë nga fitimet e kompanisë, informon BIRN.

Në bilancin e kompanisë të vitit 2020 raportohet gjithashtu se kompania ka detyrime në masën e 1.3 miliardë lekëve ose mbi 11 milionë euro detyrime afatshkurtra.

Shqiptarët nuk dolën shumë të lumtur nga administrimi i pronave të skemave të para piramidale në fillim të viteve 2000. Procesi i likuidimit zgjati për shumë vite dhe ajo që qytetarët morën në fund, ishin disa qindarka nga paratë që kishin depozituar në skemat piramidale. Dukshëm edhe në këtë rast, historia ka marrë rrugën drejt përsëritjes. SPAK ka urdhëruar sekuestron e kompanive që kanë borxhe por jo kapital aksioner ndërsa paratë, bashkë me të dyshuarit, kanë ikur në drejtim të paditur.

Edhe kompania Albtek Energy, e cila u vu gjithashtu në sekuestro, duket se ka shumë borxhe, në një kohë që 41 milionë lekë fitime janë shpërndarë te pronarët, pra te Stela Gugallja më 1 korrik 2021./ Marrë nga BIRN.

Etiketa: administratorFarudin Arapifirmat piramidaleInceneratoretkompaniaKryesore1Menaxhoi

Lajme të lidhura

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)
Aktualitet

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26
Para
Gjykata e Lartë shkel ligjin, kritere inekzistente në tenderin e 25 milionë lekëve

Gjykata e Lartë shkel ligjin, kritere inekzistente në tenderin e 25 milionë lekëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26

Dy persona ranë në prangat e bluve të Rajonit nr.4 në kryeqytet, autorë të disa vjedhjeve, së fundmi të një...

Lexo më shumë
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com