GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Gabimi i Mirelës-ministre”, ja çfarë fsheh tenderi 200 mijë euro për Monumentet Natyrore

12:54 - 13/05/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
“Gabimi i Mirelës-ministre”, ja çfarë fsheh tenderi 200 mijë euro për Monumentet Natyrore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja Mirela Kumbaro gati ta kafshojë listën e Monumenteve të Natyrës, vetëm pak ditë pasi ka kaluar në parlament ndryshimi i ligjit për Zonat e Mbrojtura që i hap rrugën ndërtimeve brenda tyre.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, në varësinë e ministres Kumbaro, e cila administron listën e Monumenteve të Natyrës ka me dhjetëra studime për monumentet, po ashtu ekzistojnë shumë raporte të KLSH që faktojnë shkatërrimin e tyre nga privatët. Por tashmë duhet një studim i ri, një certifikim i shkurtimit të kësaj liste. Pra, me dhjetëra monumente do t’u kalojnë bashkive dhe më pas subjekteve private.

Një muaj më parë AKZM u mburr me projektin e ri që parashikonte të realizonte i cili kishte si objekt  “Studim/Rivlerësim i Listës së Monumenteve të Natyrës”, me një fond limit rreth 200 mijë euro. Në dokumentet që shoqërojnë procedurën nënvizohet se objektivat kryesore lidhen me evidentimin dhe mbrojtjen e vlerave biologjike, kulturore, sociale dhe peizazhit, si dhe promovimin e turizmit për vizitorë të huaj dhe vendas.

AKZM ka një listë me 724 monumente të kësaj kategorie dhe kërkon vlerësimi të gjendjes aktuale sa i takon tre kategorive: pemë, dru, grumbull pemësh/drurësh, sipërfaqe territori, trajta të ndryshme dhe bimësi, burim ujor apo sipërfaqe ujore. Pra, agjencisë nuk i dalka buxheti i vet për të punën që i takon, por duhet të nxjerrë nga arka e shtetit 200 mijë euro për ca foto dhe një përshkrim të gjendjes. Megjithatë djalli fshihet në detaje, pikërisht tek fjala “rivlerësim”

Mirela paska bërë sot një gabim!

E besoni këtë që paska ndodhur! Ministrja Mirela paska bërë një shkarravinë mbi tender! Na kujtoi vargjet e këngës për fëmijë të Aleksandër Lalos “Gabimi i Mirelës”: “Ja Mirela – thotë kushdo/ Paska bërë sot një gabim”.

Epo, “Gabimi i Mirelës-ministre” kushton 200 mijë euro dhe nuk mund të fshihet lehtë. Ky gabim do të fshijë nga lista monumente natyrore që nuk mund të rikthehen më.

U lehtësuam disi që ky tender është anuluar nga vetë ministrja apo drejtoresha e saj, Daniel Pirushi.

 

Vetë Agjencia ka dorëzuar në APP njoftimin me objekt anulimin e këtij tenderi.

Anulimi i tenderit është bërë që më datë 5 prill 2024, por Agjencia e Prokurimeve Publike u kujtua ta publikojë në 13 maj 2024. Në dokument thuhet se anulimi është bërë duke u bazuar në Ligjin Nr. 162/2020, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, Neni 98, pika 1. Dhe nga shqyrtimi i këtij ligji ne gjejmë që anulimi është bërë për shkak se në procedurat me një fazë nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme dhe gjithashtu se dokumentet e tenderit përmbajnë gabime ose mangësi të rëndësishme.

Me gabimet gjasme pa dashje që autoritetet bëjnë zakonisht me prokurimet, në shumë raste janë krijuar mundësi për zhvillime aferash në favor të studiove dhe kompanive të favorizuara. “Gabimet” apo “ndreqja e gabimeve” krijon pengesë për konkurrentët që duan të marrin pjesë dhe shpesh herë e çojnë fondin tek një firmë e paracaktuar më herët si fituese.

Në këtë rast, “Gabimi i Mirelës” paska qenë i pakapërcyeshëm dhe asnjë kompani nuk ka mundur të aplikojë me sukses që të bëjë studimin e monumenteve, që AKZM dhe bashkitë i kanë lënë në mëshirë të fatit dhe po rrënohen çdo herë dhe më shumë.

Siç e cekëm më lart, ky tender për studimin, përveç se i heq arkës së shtetit afro 200 mijë euro, që mund të shërbenin për mirëmbajtjen, do të përdoret nga ministrja për të maskuar heqjen nga lista të një sërë monumentesh që i janë “halë në sy” për ndërtuesit e hoteleve dhe vilave.

Kujtojmë se ndryshimi i fundit i ligjit për menaxhimin e Zonave të Mbrojtura hap rrugën që të paktën 20% i sipërfaqes të menaxhohet nga bashkitë përkatëse, pa përshkruar saktësimet e nevojshme mbi mënyrën dhe qasjen se si kjo hapësirë do të caktohet, hartëzohet dhe përdoret, duke lënë të hapur marrjen në menaxhim edhe të 100% të saj. Sipas kritikave të shoqërisë civile, zhvendosja e kompetencave menaxhuese në varësi të interesit të çdo bashkie, cenon interesin kombëtar që ekziston për ruajtjen e këtyre hapësirave të ruajtura pikërisht për vlerat dhe veçoritë që kanë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ndërsa studimi që do t’i paraprijë ndryshimit të listës së Monumenteve Natyrore, është vetëm kurorëzimi i projektit të Kumbaros për të zhvatur ç’të mundet nga trashëgimia e mbrojtur.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimeanulohet tenderiMirela Kumbarotedner per monumentet

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Truket që tërheqin para! Ja çfarë të bëni nëse doni që portofoli juaj të jetë plot!

Truket që tërheqin para! Ja çfarë të bëni nëse doni që portofoli juaj të jetë plot!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25

Një tjetër aksion arrestimesh të nivelit të lartë raportohet se po zhvillohet nga ana e SPAK. Burime bëjnë me dije...

Lexo më shumë
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25
Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

19:27 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com